Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizituan Deputetët e Kuvendit të Kosovës

07.07.2011Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), sot e vizituan Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku u priten nga Kryeshefi Ekzekutiv Sheremet Ahmeti dhe menaxhmenti i lartë i qendrës.

Kryeshefi Ahmeti i informoi deputetet për gjitha trajnimet dhe aktivitetet e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim. Deputetet gjatë kësaj vizite u informuan edhe për anëtarësimin e  fundit të QKSPEZH-it në Asociacionin Ndërkombëtar të Akademive Policore.

“Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike trajnohen pjesëtarë të sigurisë publike jo vetëm nga Republika e Kosovës, por edhe nga vendet e rajonit. Qëllimi ynë është që Qendra të marrë karakter regjional në Evropën Juglindore për studime në fushën e sigurisë publike”, tha Ahmeti.

Deputet  vlerësuan se QKSPEZH-in e shohin si një vend adekuat dhe të shkathët për t'i ofruar dijen dhe përgatitje shkencore pjesëtareve të sigurisë publike në vend.

Deputetja  e Kuvendit të Kosovës, Xhevahire Izmaku tha se qëllimi i vizitës se tyre kishte karakter informues për punën dhe trajnimet e shumta që janë duke bërë në QKSPEZH nga pjesëtarët e sigurisë publike.

“Ne si deputet premtojmë se përmes zërit tonë në Kuvendin e Kosovës  do t’i japim mbështetje të madhe, Qendrës së Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim”, tha Izmaku.

Deputetet shprehën  kënaqësinë e tyre lidhur me vizitën dhe shfaqen gatishmërinë e tyre që ta mbështesin qendrën në çdo aspekt.