Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës Sheremet Ahmeti kthehet nga vizita zyrtare në Turqi

04.05.2011

Vushtrri, 04 maj  11 -  Pas vizitës zyrtare në Turqi Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) z.Sheremet Ahmeti është kthyer në Kosovë.
Gjatë kësaj vizite z. Ahmeti ka marr pjesë në Konferencën Rajonale Ballkanike për Trajnime Policore, ku përveç Republikës së Kosovës kanë marrë pjesë edhe Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Mali i Zi,  Kroacia dhe Bullgaria. Në këtë  konference të gjitha vendet pjesëmarrëse  kanë prezantuar programet e tyre mbi trajnimet e Policisë.Kryeshefi Ahmeti me këtë rast  është takuar me përfaqësues të Akademive Policore të vendeve ballkanike. Po ashtu z. Ahmeti është takuar edhe me presidentin e Akademisë Policore të Turqisë z. Zuhtu Arslan, ku kanë diskutuar për shkëmbimin e përvojave mes Akademisë Policore te Turqisë dhe Qendrës për Siguri Publike.
Tutje gjatë Konferencës Rajonale Ballkanike për Trajnime Policore temë diskutimi ishte krijimi i Asociacionit Ndërkombëtar të Akademive Policore. Anëtare e këtij asociacioni pritet të jetë edhe Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e cila është ftuar të marrë pjesë në nënshkrimin e këtij memorandumi.“Në Konferencën Rajonale Ballkanike për Trajnime Policore përmes prezantimeve, diskutimeve dhe takimeve kemi shfrytëzuar rastin që të promovojmë vlerat e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim si dhe punën e mirë të Policisë së Kosovës. Po ashtu gjatë takimeve kemi biseduar edhe për çështje të ndryshme siç janë mundësia e rritjes së bashkëpunimit si dhe shkëmbimin e përvojave”, tha Ahmeti.
Konferenca Rajonale Ballkanike për Trajnime Policore është organizuar  nga Akademia Policore  Turke ( Turkish National Police Academy ) dhe është mbajtur në Nazilli dhe ka zgjatur dy dit radhazi 26-27 prill.Në këtë konferencë z. Ahmeti ishte i shoqëruar me zëvendës drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës Dejan Jankovic, drejtorin  e Zyrës për Zhvillim, Planifikim dhe Marrëdhënie me Jashtë z. Avni Istrefi si dhe me përfaqësuesin e Policisë së Kosovës në QKSPEZH nënkolonel Driton Zabërgja.