Misioni
Akademia ofron shërbime me cilësi të lartë të trajnimit, arsimit, kërkimit dhe zhvillimit në fushën e sigurisë publike.
Vizioni
Në vitin 2022 AKSP-ja do të jetë Qendër e Ekselencës për Siguri Publike në Kosovë.
Vlerat
Ndershmëria
Transparenca
Përgjegjësia
Etika profesionale
Diversiteti
Prioritetet strategjike
- Ofrimi i trajnimeve profesionale, avancuara dhe të specializuara për institucionet e sigurisë publike në përputhje me standardet vendore dhe ndërkombëtare të akreditimit;
- Fuqizimi i arsimit të lartë në siguri publike;
- Zhvillimi i profilit hulumtues në shërbim të sigurisë publike;
- Implementimi i politikave të sigurimit të cilësisë sipas standardeve bashkëkohore
- Ngritja dhe përmirësimi i sistemit të menaxhimit të burimeve njerëzore, kapaciteteve infrastrukturore dhe proceseve të punës
- Zhvillimi i mëtejmë i bashkëpunimit me palët e interesit vendore dhe ndërkombëtare