Akademia Policore e Turqisë ofron përkrahje Qendrës së Kosovës për Siguri, Publike Edukim dhe Zhvillim

17.06.2010Vushtrri, 17 qershor ’10- Një delegacion i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim i kryesuar nga Shefi i Zyrës Ligjore Dukagjin Dinaj, nënkolonel Driton Zabergja dhe nga koordinatori i zyrës së Kryeshefit të Qendrës Rifat Muqiqi kanë qëndruar për një vizitë zyrtare në Turqi.
Delegacioni është pritur nga udhëheqësit e Akademisë Policore te Turqisë. Qëllimi i vizitës ishte binjakëzimi i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike me Akademinë Policore të Turqisë. Temë diskutimi mes përfaqësuesve të QKSPEZH-it dhe atyre të Akademisë Policore të Turqisë ka qenë shkëmbimi i përvojave si dhe bashkëpunimi mes këtyre dy akademive. Shefi i zyrës ligjore Dukagjin Dinaj  tha se udhëheqësit e Akademisë Policore të Turqisë kanë premtuar se  do ta përkrahin në vazhdimësi QKSPEZH-in.