Përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s vizituan Akademinë

24.02.2023

Vushtrri, 23 shkurt 2023 – Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP),  Kastriot Jashari sot u takua më një delegacion  nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i udhëhequr nga Alessandro Bianciardi, zëvendës Udhëheqës për Bashkëpunim.


Përveç Bianciardi,  pjesë e delegacionit ishte edhe Johan Van de Velde, udhëheqës ekipi, Teodora Andreeva, menaxhere programi  dhe Joseph M. Bolcar, këshilltar për menaxhimin emergjent në Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s (NLAT).



Duke iu dëshiruar mirëseardhje, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari, e  njoftoi delegacionin për zhvillimet e fundit në Akademi, si janë diplomimi i gjeneratës së 46 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) si dhe diplomimi i gjeneratës së 57 të kadetëve të Policisë së Kosovës (PK).


Delegacioni u njoftua edhe për bashkëpunimin ndërkombëtarë që ka Akademia.


Kurse, zëvendësuesi i Drejtorit të Departamentit të Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore, Shaban Bajrami,  i njoftoi përfaqësuesit nga Zyra e BE-së dhe ata të NLAT  për llojet e trajnimeve që mbahen në Akademi, për të gjitha institucionet e sigurisë publike në Kosovë.


Duke folur për numrin e trajnimeve Bajrami tha se, nga 161 lloje të trajnimeve që mbahen në Akademi, 24 prej tyre janë të destinuara vetëm për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave (AME), në disa prej të cilave përveç zyrtarëve të AME-së, mund të marrin pjesë edhe zyrtarë të institucioneve të tjera.


Nga ana e tij, Alessandro Bianciardi, zëvendës Udhëheqës për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, u shprehur i kënaqur për vizitën e tij në Akademi.


Bianciardi, gjatë fjalimit shfaqi interesimin e tij rreth trajnimeve në lidhje me mbrojtjen civile, kontrollin e vërshimeve eventuale dhe në ndotjen e ambientit.


Ndërsa, Joseph M. Bolcar, këshilltar për Menaxhimin Emergjent në Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s (NLAT), vlerësoi lartë të arriturat e Akademisë, të cilat u pasqyruan gjatë takimit.


Ai u fokusua në përkrahjen që duhet dhënë shërbimit të zjarr fikjes dhe shpëtimit. Bolcar, foli për një koordinim të përbashkët në të ardhmen ndërmjet Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe Qendrës së Trajnimit Ndërkombëtar për Kërkim dhe Shpëtim (SAR) të FSK-së në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.


Gjatë takimit, palët u shpreh të gatshëm që ta thellojnë bashkëpunim edhe në të ardhmen në fushën e trajnimeve, sidomos ato që kanë të bëjnë më menaxhimin emergjent.