Ftesë për pjesëmarrje në konferencën e IV ndërkombëtare

09.12.2021

Vushtrri, 09 dhjetor 2021 –  Akademia e Kosovës për Siguri Publike organizon konferencë shkencore ndërkombëtare me temën  "Teknologjia dhe siguria: Një luftë moderne kundër krimit". 

 

Qëllimi i mbajtjes së kësaj konference është që të bashkojë studiues të fushës së sigurisë publike të rajonit të Ballkanit dhe vendeve evropiane me qëllim të prezantimit të modeleve të institucioneve arsimore, trajnimet dhe  përvojat në vendet e tyre. 

 

Synimi kryesor i konferencës është të adresoj rolin dhe ndikimin e çështjeve të sigurisë kibernetike në shoqëri dhe rolin e zbatimit të ligjit në trajtimin e këtyre çështjeve.

 

Bazuar në thirrjen për aplikim në konferencë, jeni të ftuar;  akademikë, studentë, hulumtues dhe profesionistë të tjerë të pavarur ose të punësuar në Agjencitë e Sigurisë Publike, institucione shtetërore, institucione arsimore apo hulumtuese nga Kosova, vendet e rajonit dhe vendet partnere ndërkombëtare, për të marrë pjesë  në konferencë me punimiet,  përkatësisht me hulumtimet e juaja shkencore. 



Punimet dhe prezantimet nuk duhet të jenë botuar apo paraqitur diku tjetër më parë.

Dorëzimi i abstraktit me 20 janar 2022,  njoftimi rreth pranimit me 30 janar 2022

Dorëzimi i punimeve, 15 shkurt 2022

Njoftimi për pranimin e punimit, 25 shkurt 2022

Data e konferencës 10-11 Mars 2022

 

Propozimi ose abstrakti duhet të përmbajë 250-300 fjalë, me 4-5 fjalë kyçe, duhet të dërgohet në e-mail: konferenca.aksp@rks-gov.net , cc: ferid.azemi@rks-gov.net 



Konferenca do të mbahet në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze, me mundësi përkthimi simultan në gjuhët e lartpërmendura. 

 

 

Data e mbajtjes së konferencës më 10-11 mars 2022 Vushtrri



Për më tepër informata klikoni këtu: NJOFTIM