Drejtori Berisha u takua me Atasheun e Ambasadës së SHBA-së DOJ-ICITAP-it në Kosovë, znj. Kimberly Riffe

04.03.2021Vushtrri, 03 mars 2021 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Arton Berisha u takua sot me Atasheun e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë DOJ-ICITAP-it në Kosovë, znj. Kimberly Riffe, ku tema e diskutimit ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Akademisë dhe ICITAP-it.

Gjatë takimit hyrës, Drejtori Berisha siguroi se misioni dhe vizioni i Akademisë do të vazhdojë t'i ruaj standardet e larta të trajnimit dhe arsimit të lartë për të gjithë zyrtarët e sigurisë publike.

Duke shprehur angazhimin e tij për ta vazhduar bashkëpunimin në të ardhmen, Drejtori Berisha e falënderoi ICITAP-in dhe Drejtoreshën Riffe për mbështetjen e vazhdueshme që Ambasada Amerikane i ka dhënë Kosovës, në veçanti Akademisë.

Berisha tha se ICITAP ka qenë një partner afatgjatë dhe ka ndihmuar Akademinë në realizimin e qëllimeve dhe standardeve të tyre.

“Pa kontributin e ICITAP-it nuk do të ishte e mundur të mendohet zhvillimi i kësaj Akademie deri në këtë stad, apo nivel të lartë të arritjes se standardeve ndërkombëtare. ICITAP-i vazhdimisht e ka ndihmuar Akademinë nëpër të gjitha fazat e saj të zhvillimit dhe ende vazhdon të përkrahet fuqishëm, për çka  edhe ju jemi shumë mirënjohës”, u shpreh Berisha, duke thënë se Akademia ende ka nevojë për ndihmë nga partnerët e saj  ndërkombëtarë siç është ICITAP-i.  

Më tej, gjatë takimit, Atasheu i DOJ-ICITAP-it në Kosovë, znj. Kimberly Riffe u informua për procesin e ri-akreditimit përmes planeve të IADLEST-it dhe zbatimit të tyre.

Ndërsa Atasheu i Programit të DOJ-ICITAP-it në Kosovë shprehu gatishmërinë e saj për ta vazhduar mbështetjen për Akademinë përmes programit ICITAP-it në zbatimin e trajnimeve për zyrtarët për siguri publike, ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e ndërtimit të kapaciteteve për zbatimin e ligjit në mënyrë që të rritet mjedisi i sigurt dhe besimi i ndërsjellë ndërmjet komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

\"Qëllimi i ICITAP-it është që ta ndihmojë Akademinë për ti forcuar aftësitë e tyre për ti ngritur shkathtësitë e studentëve të saj në Policinë e Kosovës, Shërbimin Korrektues të Kosovës, Inspektoratin Policor, etj. Përgjegjësia juaj për zhvillimin e tyre është thelbësore për suksesin e tyre. AKSP-ja mund ti festoj arritjet e veta në fitimin e akreditimit ndërkombëtar duke i zhvilluar dhe ngritur aftësitë dhe njohuritë e institucioneve të cilave u shërbejnë, dhe ne shohim se kjo do të vazhdojë dhe përmirësohet edhe në të ardhmen\", tha znj. Riffe.