Nënkampioni botëror i xhudos instruktor në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim

20.06.2011Vushtrri, 20 qershor 2011- Nënkampioni Evropian i xhudos z. Anton Cena  instruktor në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim tani edhe nënkampion botëror. Anton Cena rreshter në Policinë e Kosovës njëherit është edhe  Instruktor në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), pas shumë fitoreve në Xhudo ai u shpallë edhe nënkampion botëror në kampionatin e xhudos të mbajtur në Frankfurt të Gjermanisë më 17 qershor 2011.
Ne këtë Kampionat kane marre pjese xhudistë nga vende të ndryshme botërore si nga  Japonia , Brazili, Amerika, Mongolia, Norvegjia etj.
 Anton Cena gjatë kësaj gare mposhti gjermanin Notzel Werner, Braziliani Ivan Penne Norvegjezin Chinchila Alfredo për të arritur deri në finale.
Cena me paraqitjen e tij shumë profesionale dhe të shkëlqyer  luftojë deri në fund mirëpo u mposhtë nga rusi Nikolai Evgerov. Cena thotë se nuk do të ndalet me kaq ai shpreson që me shkathtësitë që ka dhe profesionalizmin e tij një ditë do të bëhet edhe kampion bote. Cena e cilësoi lartë pjesëmarrjen në këtë ngjarje sportive duke falënderuar Policinë e Kosovës dhe Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim de Zhvillim që i mundësoi pjesëmarrjen në këtë Kampionat.