Zëvendësdrejtori i policisë së Turqisë Osman Karakus vizitoi QKSPEZH

08.04.2011Vushtrri, 08 prill ’11 - Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare të Republikës së Turqisë Osman Karakus, vizitoi sot Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), ku u prit nga udhëheqësit e lartë të qendrës si dhe nga përfaqësuesit e agjensioneve të sigurisë publike. Duke iu uruar mirëseardhje delegacionit   nënkolonel Driton Zabërgja i ka njoftuar  për të arriturat dhe aktivitetet që zhvillohen në QKSPEZH. Delegacioni është informuar edhe për projektet, të cilat priten të realizohen së shpejti, që kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve trajnuese dhe akomoduese në Qendër. Nënkoloneli e ka falënderuar zv/drejtorin Karakus për mbështetjen që Turqia i ofron vazhdimisht Policisë së Kosovës.Ndërkaq zv/drejtori i Policisë Kombëtare të Turqisë, Osman Karakus  është ndarë i kënaqur më pritjen. Ai tha se Turqia do ta përkrah Kosovën edhe me tutje e veçanërisht në fushën e sigurisë. Në fund të takimit ata bënë një vizitë objekteve të qendrës dhe disa nga pajisjet me të cilat trajnohen pjesëtarët e sigurisë publike nga katër agjensionet.