Vushtrri, 20 qershor 2025 - Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u mbajt tryeza shkencore “Inteligjenca atrificiale në sigurinë publike dhe drejtësinë penale:Bashkëveprimi ndërinstitucional për siguri dhe etikë”, ku u diskutua për përparësit dhe sfidat institucionale të aplikimit të Inteligjencës Arificiale në sistemin e sigurisë publike dhe sistemin e drejtësisë, me pjesëmarrës nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, nga Institucionet e Sigurisë Publike, përfaqësues nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, nga studentë dhe niveli i ndryshëm i stafit të AKSP-së (personel akademik, nga menaxhmenti dhe zyrtarë të tjerë).
Z. Shpend Shabani, ushtures i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës Për Siguri Publike në fjalën hyrëse, fillimisht përshëndeti dhe falënderoi pjesmarrësit në tryezën shkencore, duke theksuar se ky vullnet për të bashkëpunuar shpërfaqë gatishmërinë dhe angazhimin për avancimin e sigurisë së shtetit dhe sigurinë e qytetarëve tanë. "Zhvillimi i teknologjisë informative ka hapur mundësi të reja, por në të njëjtën kohë edhe sfidat. Tash nuk mund të mendojmë për një të ardhme të sigurtë të drejtë dhe efikase pa përfshirjen dhe analizën inteligjente në kuadër të punës sonë të përditshme. Prandaj kjo tryezë synon të shërbejë si platformë bashkëpunimi institucional ndërmjet Këshillit Prokurorial, Këshillit Gjyqësor dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, duke shkëmbyer kështu ide e përvoja për të ardhmen”, u shpreh z. Shabani.
Gjithashtu z.Shabani, shprehu gadishmërinë dhe vullnetin e akademisë për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet relevante të sistemit të sigurisë publike. “Ne besojmë fuqishëm se vetëm përmes bashkëpunimit të tillë dhe vizionit tonë të përbashkët mund të ndërtojmë institucione efikase e të besueshme për qytetarët tanë. Në fund të ditës nuk janë teknologjitë ato që forcojnë të ardhmen tonë, por vullneti ynë për ta përdorur dijen për të mirën e përbashkët si dhe për ti shërbyer sa më mirë shtetit dhe qytetarëve të saj”, tha drejtori Shabani.
Z. Ardian Hajdaraj, Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, tha se teknologjia informative, përfshirë këtu edhe edhe inteligjencen artificiale (IA), janë platforma të domosdoshme, por theksoi se krahas aplikimit të sistemit intelegjentë, përballemi edhe me sfidave të mëdha. Z. Hajdaraj, shprehu besimin se në kuadër të thellimit të bashkëpunimit së shpejti do të nënshkruhet një Memorandumi Bashkëpunimi me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, për trajnimin e prokurorëve dhe stafit tjetër në sistemin prokurorial.
Për të mirat, përpariësitë e teknologjisë informative, platformën e integjiencës artificiale, foli edhe anëtari i Këshillit Gjygjësor të Kosovës, z.Artan Abazi i cili vuri në pah se në këtë drejtim është e nevojshme shkëmbimi i përvojave dhe praktikave ndërkombëtare për të qenë një hap me kohën nëse duam anëtarësime në institucionet ndërkombëtare.
Tryeza vazhdoi punimet,me sesionin e parë “Inteligjenca artificiale në sigurinë publike dhe drejtësinë penale”, ndërsa prof, dr, Dardan Vuniqi, anëtar i Këshillit Prokurorial i cili foli për rolin e inteligjencës artificiale në të ardhmen e sistemit prokurorial.
Z.Ermir Ahmetaj, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, foli për rolin e gjyqësorit në përdorimin e inteligjencës artificiale, ndërmjet etikës, pavarësisë dhe efikasitetit në procesin gjyqësor.
Përvojat dhe praktikat e aplikuara në institucionet e sigurisë dhe drejtësisë sa i përketë inteligjencës artificiale në sesionin e parë u paraqitën edhe përfaqësues nga Policia e Kosovës, Major Avdi Berisha me temën "Transformimi i inteligjencës kriminale në epokën digjitale: Inteligjenca artificiale në shërbim të sigurisë publike, qeverisjes së të dhënave dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në Kosovë”, si dhe nga Shërbimi Korrektuesi Kosovës, z. Nebih Halili me temën “Inteligjenca artificiale në institucionet korrektuese: Përparësitë dhe rreziqet”. Si përmbledhje e sesionit të parë u potencua se gjatë aplikimit të inteligjencës artificiale sfidë është ndjeshmëria mbi të drejtat e njeriut, etikën, sigurinë dhe përgjegjësitë.
Në kuadër të sesionit të dytë të tryezës shkencore, prezentuesit nga Fakulteti i Sigurisë Publike të AKSP-së prezentuan para pjesëmarrësve tema nga pikëpamje të ndryshme duke filluar me temën ‘Ndërveprimi i Sigurisë publike dhe drejtësisë penale,në epokën e inteligjencës artificiale’ e prezantuar nga Prof, Dr, Vilard Bytyqi, duke vazhduar me prezentimin e Dekanit, Prof. Dr. Ferid Azemi mbi temën “Manipulimi i fëmijëve nga rrjetet sociale dhe adresimi i këtij fenomeni përmes përdorimit të inteligjencës artificiale”. Më pastaj Ma.Sc. Florentina Shala Braha, trajtoi temën ”E ardhmja e sigurisë publike në kohën e inteligjencës artificiale”. Dr.Sc. Anita Zenuni, foli mbi “Qëndrimet e individëve ndaj përdorimit të inteligjencës artificiale në punën e tyre”, si dhe Prof. Dr. Halil Asllani foli për “Ndikimin e Inteligjencës Artificiale në shkrimina kademik, mundësitë dhe sfidat”.
Nga të gjithë pjesëmarrësit në tryezë u potencua se sfida më e madhe në aplikimin e inteligjencës artificiale në sistemin e sigurisë dhe drejtësisë mbetet mungesa e legjislacionit adekuat, ndërsa u theksua se për tejkalimin e sfidave të qeverisjes me inteligjencën artificiale u kërkua bashkëpunimi dhe ndërveprimi institucional i brendshëm por edhe ndërkombëtarë.