Programi i Shkëmbimit të CEPOL

 

A e keni ditur se Programi i Shkëmbimit të CEPOL është i hapur për aplikime?

 

Nëse jeni një zyrtar i zbatimit të ligjit i interesuar për të marrë pjesë në një shkëmbim profesional ndërkombëtar, kjo mund të jetë një mundësi e duhur për ty!


Shkëmbimi i CEPOL është program i dyanshëm ndër-kufitar që iu mundëson institucioneve të zbatimit të ligjit të jenë nikoqir të zyrtarëve nga një shtet tjetër, duke iu dhënë atyre shansin të shkëmbejnë njohuritë dhe praktikat e mira, të ndërtojnë besimin dhe të nxisin mundësitë e të mësuarit dhe të rrjetëzimit të thellë dhe afatgjatë.

 

Programi përmbush një nga objektivat kryesore të CEPOL - zhvillimin e një kulture evropiane të zbatimit të ligjit.

 

Këtë vit, aplikuesit duhet të dorëzojnë aplikimet e tyre përmes LEEd, Platformës Arsimore për Zbatimin e Ligjit të CEPOL.

 

Në mënyrë që të ju bëni këtë, ju lutem klikoni në dokumentin si më poshtë, ku në detaje do të sqarohen të gjithë hapat për t’u regjistruar dhe për të pasur një llogari në LEEd të CEPOL.

 

Kliko këtu:CEPOL_LEEd_Quick_Guide_Registration_v1.0


Vini re: dokumenti informues është në dispozicion vetëm në gjuhën angleze. Po ashtu, ju lutem regjistrohuni vetëm me e-mail zyrtar.


Për të kuptuar më shumë për Programin e Shkëmbimit të CEPOL, ju lutem klikoni këtu: europa.eu/!yrdrDY