AKTIVITETET NDËRKOMBËTARE  

 

 

Si rezultat i bashkëpunimit të gjerë dhe përmbajtësor ndërkombëtar, Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ndër të tjera, ka zhvilluar edhe aktivitetet ndërkombëtare si në vijim. 


Organizuar nga ICITAP dhe me mësimdhënie nga Universiteti Northwestern nga Shtetet e Bashkuara, për të gjashtën herë në AKSP është mbajtur Shkolla Vjetore e Stafit dhe Komandës Policore, që i dedikohet zyrtarëve të nivelit të lartë menaxhues të institucioneve të zbatimit të ligjit. Në katër sesionet e para të saj, përveç vendorëve, pjesëmarrësit vinin edhe nga Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore. Përderisa në dy sesionet e fundit të këtij trajnimi kanë qenë të pranishëm zyrtarë të sigurisë publike vetëm nga Kosova. 


AKSP është aktive edhe në bashkëpunimin regjional. Ajo ka bashkëpunim dypalësh dhe shumëpalësh me shumë institucione të ngjashme të Ballkanit Perëndimor nga Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi. Nga 22 - 25 shtator 2013, në Prishtinë ëshë bashkë-organizuar nga AKSP-ja e Policia e Kosovës dhe përkrahur nga Misioni në Kosovë i OSBE-së Konferenca e Tretë e Trajnimit Policor e Vendeve të Ballkanit (BALPEK III) me pjesëmarrës nga Shqipëria, Hungaria, Kosova, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Turqia.

 

Po ashtu, gjatë vitit 2016, zyrtarë nga AKSP kanë marrë pjesë në 4 nga 5 tryeza të rrumbullakëta të organizuara nga Akademia Policore e Malit të Zi në Danilovgrad dhe përkrahur nga Misioni i OSBE-së në Malin e Zi.

 

Si ngjarje përmbyllëse e këtyre tryezave të rrumbullakëta ka qenë Konferenca regjionale “Avancimi i sistemit të pranimit, gradimit, arsimimit dhe trajnimit të zyrtarëve policorë të Malit të Zi”, mbajtur në Podgoricë të Malit të Zi më 21 dhe 22 dhjetor 2016, në të cilën morën pjesë krerët e institucioneve përkatëse nga Sllovenia, Kroacia, Bosnjë dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Kosova.


Për më tepër, përmes programit Erasmus+, AKSP ka arritur që deri më tani të realizojë shkëmbimin e gjithsej 105 studentëve, pjesëtarëve të stafit akademik dhe stafit administrativ në Estoni, Gjermani, e Poloni e Norvegji dhe nga Estonia, e Gjermania e Norvegjia.

 

Kështu, janë shkëmbyer 29 studentë të Fakultetit të Sigurisë Publike të AKSP-së (8 me Akademinë e Estonisë të Shkencave të Sigurisë, 17 me Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Policisë së Brandenburgut të Gjermanisë dhe 4 me Kolegjin Universitar Policor të Norvegjisë), 15 11 pjesëtarë të stafit akademik të këtij Fakulteti (6 me Akademinë e Estonisë të Shkencave të Sigurisë, 4 me Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Policisë së Brandenburgut të Gjermanisë, 3 me Shkollën Kryesore të  Shërbimit të Zjarrfikjes të Polonisë dhe 2 me Kolegjin Universitar Policor të Norvegjisë), 20 12 pjesëtarë të stafit administrativ të AKSP-së (12 me Akademinë e Estonisë të Shkencave të Sigurisë, 6 me Shkollën Kryesore të Shërbimit të Zjarrfikjes të Polonisë dhe 2 me Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Policisë së Brandenburgut të Gjermanisë) dhe 26 zyrtarë të Policisë së Kosovës (me Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Policisë së Brandenburgut të Gjermanisë).

 

Në anën tjetër, përmes programit të lartcekur, në AKSP kanë qëndruar gjithsej 15 persona, prej të cilëve 11 të punësuar të Akademisë së Estonisë të Shkencave të Sigurisë, prej të cilëve 10 pjesëtarë të stafit administrativ dhe 1 pjesëtar i stafit akademik, 3 pjesëtarë të stafit akademik të Kolegjit Universitar Policor të Norvegjisë dhe 1 pjesëtar tjetër i stafit akademik nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Policisë së Brandenburgut të Gjermanisë.


Për shkak të së kaluarës së AKSP-së si institucion trajnues dhe arsimues për institucionet e sigurisë publike të një vendi të pasluftës, në mënyrë që të ndajë përvojat dhe praktikat më të mira të saj, është treguar interes i shoqërive të pas konflikteve për bashkëpunim me të. Prandaj, AKSP është vizituar nga delegacione të ndryshme nga Libia, Iraku dhe Afganistani. 


AKSP ka bashkëpunim të mirë edhe me organizatat dhe institucionet ndërkombëtare në Kosovë, siç janë: Misioni në Kosovë i OSBE-së, ICITAP, Zyra e BE-së në Kosovë, Këshilli i Evropës, KFOR, EULEX, UNICEF, si dhe me ambasadat të shteteve të ndryshme në Kosovë si në vijim: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Austria, Finlanda, Hungaria, Belgjika, Zvicra, Turqia, Shqipëria etj. Po ashtu, AKSP ka bashkëpunim edhe me Qendrën e Gjenevës për Qeverisjen e Sektorit të Sigurisë (DCAF).

        

Për më tepër, si rezultat i nënshkrimit të Marrëveshjes së Punës ndërmjet Agjencisë së Bashkimit Evropian për Trajnim në Zbatimin e Ligjit (CEPOL) dhe Kosovës, përfaqësuar nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), dy zyrtarë të së cilës janë pjesë e Njësisë Kombëtare të CEPOL (CNU) për Kosovë, nga viti 2017 deri në vitin 2021 është arritur që në aktivitete të kësaj Agjencie të BE-së të marrin pjesë në total 195 zyrtarë nga Kosova, përkatësisht nga Policia e Kosovës (PK), Dogana e Kosovës (DK), Njësia e Inteligjencës Financiare (NJIF), Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), Agjencia e Laboratorit të Forenzikës (AFK), Prokuroria dhe Gjyqësia.