IADLEST - AKSP

 

Akademia akreditohet nga IADLEST

 

Akademia e Kosovës për Siguri Publike është akredituar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (IADLEST).

 

Kjo është hera e parë që Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (IADLEST), bënë vlerësim dhe akreditim ndërkombëtar jashtë SHBA-ve. Akademia e Kosovës për Siguri Publike është institucioni i parë në regjion dhe më gjerë me status të Institucionit me Akreditim Ndërkombëtarë.

 

Pas një vizite një javore fakte mbledhëse nga dt. 30 prill - 3 maj 2018 të  Ekipit të  Ekspertëve Vlerësues nga Asociacionit Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, IADLEST), ka njoftuar se Akademia ka fituar akreditim ndërkombëtarë.

 

Ndryshe IADLEST ofron shërbime shtesë të ndërtuara për të rritur dhe për të përmirësuar kuadrin e programeve të trajnimit thelbësor për suksesin e komunitetit të zbatimit të ligjit. Këto shërbime përfshijnë sigurimin kritik post-vlerësimin, reagime dhe përmirësimet, rekomandime ofruesve të trajnimit si pjesë e shërbimit të Akreditimit, ndarjen e praktikave më të mira nëpërmjet shërbimit Standardeve Model, duke u fokusuar si një mjet për të përmirësuar trajnimet nëpërmjet shërbimit të Auditimit.