Drejtori Jashari u takua me drejtorin e Departamentit për NATO dhe Politika të Sigurisë Prindon Sadriu

14.02.2024

Vushtrri, 14 shkurt 2024 – Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, priti sot në takim drejtorin e  Departamentit për NATO dhe Politika të Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Prindon Sadriu, i shoqëruar nga Lulëzim Pllana udhëheqës i Divizionit për Politika të Sigurisë dhe Saranda Stublla zyrtare e misionit diplomatik në MPJD.


Qëllimi i kësaj vizite ishte diskutime   rreth mundësisë së bashkëpunimit ndërkombëtarë në zhvillimin e  trajnimeve në fushën  e sigurisë në vend.


Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKSP-së, Kastriot Jashari  e  njoftoi delegacioni  për rolin dhe mandatin e Akademisë.  Jashari gjatë këtij takim përmendi të arriturat që janë realizuar, njëkohësisht edhe për sfida nëpër të cilat ka kaluar Akademia.


Më këtë rast Jashari bëri një prezantim të detajuar rreth strukturës së trajnimeve, rreth  bashkëpunimit që ka Akademia  me  institucionet ndërkombëtare të sigurisë  si dhe për proceset nëpër të cila është duke kaluar AKSP.   


Në kuadër të bashkëpunimit që Akademia ka me institucionet e sigurisë  vendore dhe ndërkombëtare  palët gjatë takimit u dakorduan  që ky bashkëpunim të  zgjerohet edhe më shumë.


Duke përmendur disa trajnime që janë realizuar në Akademi për zyrtarët ndërkombëtarë të sigurisë publike, Jashari tha se Akademia ka kapacitet dhe është e gatshëm që  ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje.


Ndërsa,  drejtori i Departamentit për NATO dhe Politika të Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Prindon Sadriu vlerësoi lartë të arriturat në Akademi.


Drejtori Sadriu foli për prioritet që ka MPJD-ja siç është anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe rajonale të sigurisë.  Ai vlerësoi se ky mision përmbushet duke përforcuar bashkëpunimin vendor dhe ndërkombëtare në fushën e sigurisë.


Delegacioni nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, vizitoi kampusin e Akademisë.