Drejtori Jashari nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Sigurisë së Shqipërisë

14.07.2023

Vushtrri, 14 korrik 2023 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u nënshkrua marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet AKSP-së dhe Akademisë së Sigurisë së Shqipërisë. 

 

Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i  Akademisë së Sigurisë në Shqipëri, Ilirjan Mandro dhe nga zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari.

 

Në marrëveshje parashihet bashkëpunimin në fushat e trajnimit, arsimit të lartë dhe hulumtimit ndërmjet të dyja institucioneve, duke përfshirë edhe shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik. 

 

Pjesë e delegacioni nga Akademia e Sigurisë së Shqipërisë të cilët vizituan Akademinë e Kosovës për Publike ishin edhe Lutfi Minxhozi  këshilltar në ASS dhe Luljeta Ismajlukaj oficere e kontaktit në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë.

 

Marrëveshja në fjalë u nënshkrua për një periudhë kohore prej katër vjetësh me mundësi vazhdimi.