Akademia e Kosovës për Siguri Publike mori “Çmimin e Ekselencës” nga IADLEST
Fort Worth , Texas 18 maj 2022 – Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari dhe Drejtori i Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore Shpend Shabani kanë marrë pjesë në konferencën vjetore të organizuar nga International Association of Directors of Law Enforcement Standardsand Training (IADLEST) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj konferencë Akademia pranoi certifikatën e ri akreditimit me çmimin e ekselencës, ky çmim u dha nga Asociacionit Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST).
Në konferencën po marrin pjesë Drejtoresha e Departamentit të Burimeve Njerëzore në Policinë e Kosovës Taibe Canolli - Brajshori si dhe zyrtarja e programit ICITAP në Kosovë Remzije Ibrahimi, ndërsa nga institucionet e sigurisë publike në SHBA janë duke marrë pjesë drejtorët e standardeve të akademive policore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe drejtorët e akademive policore dhe sigurisë publike nga vendet tjera të botës, anëtar të IADLEST-it etj.
Gjatë kësaj konference presidenti i Asociacionit Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) Kim Vickers, drejtori Ekzekutiv Michael N. Becar dhe Mark Damito i dorëzuan zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari pllakën e riakreditimit dhe çertifikatën me “Çmimin e Ekselencës”.
Në fjalimin e tij Mark Damito njoftoi të pranishmit me procesin e ri akreditimit ndërkombëtar dhe ndarjen e “Çmimit të Ekselencës” dhe përgëzoj Akademinë për arritjen e këtij çmimi.
“Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka përmbushur me sukses kërkesat për t'u vlerësuar si Akademi e Akredituar e Zbatimit të Ligjit nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve për Zbatimin e Ligjit (IADLEST). Ne ju përgëzojmë ju dhe stafin tuaj për arritjen e çmimit të ekselencës dhe për akreditimin e Akademisë tuaj”, tha Damito.
Ndërsa, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari falënderoi Asociacionin Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit – IADLEST në theks të veçantë presidentin e IADLEST Kim Vickers, Drejtorin Ekzekutiv Michael N. Becar dhe Mark Damito për ri akreditimin ndërkombëtar të Akademisë si dhe ndarjen e “Çmimit të Ekselencës”.
Në të njëjtën kohë Jashari falënderoi edhe Greg Dukat udhëheqës i ICITAP, Kimbelry Riff udhëheqëse e ICITAP në Kosove dhe zyrtaren Remizje Ibrahimi për mbështetjen e vazhdueshme të AKSP-së.
“ICITAP-i e ka ndihmuar shumë Akademinë në procesin e akreditimit ndërkombëtar nga IADLEST deri ne arritjen e qëllimit, me që ky është çmimi i parë që i jepet një institucioni të trajnimit dhe arsimimit në fushën e sigurisë publike jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Jashari duke falënderuar të gjitha ata që kontribuan që Akademia sot ta marrë këtë çmim.
“Është kënaqësi për Akademinë dhe agjencitë tjera të sigurisë publike si dhe për vetë shtetin e ri të Kosovës të dëgjojë nga ju se ‘Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka plotësuar me sukses kërkesat për t’iu dhënë çmimi i ekselencës’ nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST)”, u shpreh Jashari duke thënë se çmimi në fjalë është motivim i madh për Akademinë. “Ne përmes ofrimit të trajnimeve cilësore dhe respektimit të standardëve të vlerësuara nga IADLEST do ta ruajmë epitetin e institucionit të vlerësuar me ‘Çmimin e Ekselencës’", tha Jashari.
Më këtë rast Jashari falënderoi edhe ish Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi dhe agjencitë e sigurisë publike, për angazhimin disa vjeçar deri në arritjen e qëllimit.
Akreditimi nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve për Zbatimin e Ligjit (IADLEST) është i vlefshëm deri më 20 tetor 2024.
Ndryshe, Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në vitin 2018 ka fituar akreditim ndërkombëtar nga IADLEST, për periudhën tre vjeçare, duke qenë kështu institucioni i parë i akredituar nga IADLEST jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kurse në tetor të vitit 2021 Akademia është ri akredituar nga IADLEST, me çmimin më të lartë të ofruar ndonjëherë nga ky asociacion, Çmimin e Ekselencës i cili është i pari në botë jashtë SHBA-ve.