Përfaqësues nga Akademia morën pjesë në konferencën “Rrjetëzimi i bashkëpunimit në kuadër të arsimit në zbatimin e ligjit”
Vushtrri, 18 mars 2022 – Në konferencën “Rrjetëzimi i bashkëpunimit në kuadër të arsimit në zbatimin e ligjit”, që u mbajt në Shqipëri, morën pjesë përfaqësuesit nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi ish drejtor i përgjithshëm i Akademisë dhe Avni Istrefi udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë. Qëllimi i konferencës ishte diskutimi rreth vizionit të se ardhmes të arsimit në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri.
Në këtë konferencë që temë diskutimi ishte fuqizimi i kapaciteteve dhe efiçiencës në Akademinë e Sigurisë e cila u organizua nga Projekti i Binjakëzimit për Akademinë e Sigurisë së Shqipërisë, të pranishëm ishin përfaqësues, ekspert dhe zyrtarë nga institucione e fushës së sigurisë nga Shqipëria (Ministria e Brendshme, AS, Policia e Shtetit, MZSH, etj), Finlanda (nga POLAMK, JAMK, HAUS) dhe Estonia (EASS).
Në kuadër të kësaj konference, ish Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi bëri një prezantim rreth zhvillimeve në fushën e trajnimeve dhe arsimit të lartë në Akademi gjatë periudhës së zbatimit të projekteve të binjakëzimit, periudhës 2012-2019.
Smakiqi i cili njëheri ishte edhe udhëheqës i dy projekteve të binjakëzimit në Akademi përmendi disa të arritura që janë bërë gjatë kësaj periudhe, siç: është themeluar arsimi i lartë; është dizajnuar programi studimor 4 vjeçar bachelor (BA) në siguri publike sipas standardeve më të larta të BE-së, bazuar në sistemin e Bolonjës; është arritur akreditimi institucional dhe programit në përmes ekspertëve të nivelit vendor dhe ndërkombëtare; krijimi i programeve të reja profesionale (VET) për të gjitha agjencitë e sigurisë publike të Kosovës si palë e interesit me AKSP-në; akreditimi institucional dhe validimi i programeve profesionale në nivel vendor nga Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve si dhe arritja e çmimit ndërkombëtar të akreditimi nga IADLEST Shteteve të Bashkuara si “Qendër e Ekselencës” etj.
Gjatë kësaj konferencë Akademia e Kosovës për Siguri Publike është marrë model për realizimin me sukses të dy projekteve të binjakëzimit IPA1 e realizuar gjatë periudhës 2012-2014 dhe IPA2 e realizuar gjatë periudhës 2016 dhe 2019, projekte këto të financuar nga Komisioni Evropian dhe të zbatuara nga Finlanda dhe Estonia.
Rektori i Akademisë së Sigurisë së Shqipërisë Bilbil Mema duke prezantuar vizionin e Akademisë së Sigurisë në Shqipërisë me temën “Vizioni i së ardhmes në arsimin e zbatimit të ligjit në Shqipëri”, vlerësoi lartë të arriturat e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike. Mema tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike është një shembull shumë i mirë për tu ndjekur nga Akademia e Sigurisë së Shqipërisë për vizionin e së ardhmes, ku sipas rektorit Mema në këtë drejtim duhet të reflektojnë akterët vendimmarrës nga Shqipëria për vizionin e së ardhmes së arsimit në zbatimin e ligjit në Shqipëri në përgjithësi, dhe atë në Akademinë e Sigurisë në veçanti.
Pjesëmarrësit në konferencën e mbajtur në Tiranë nga institucionet respektive POLAMK, EASS, JAMK, HAUS nga Finlanda dhe Estonia, kanë vlerësuar se bashkëpunimi ndërkombëtar mes institucioneve të arsimit në zbatimin e ligjit dhe sigurisë publike është më se i nevojshëm për ngritjen e kapaciteteve në zbatimin e ligjit që në të ardhmen zbatuesit e ligjit të jenë në nivelin e duhur për tu përballuar me problemet, rreziqet e kohës nga aspekti i sigurisë publike.