Në Akademi përfundoi projekti për dygjuhësi për Policinë e Kosovës
Vushtrri, 10 mars 2022 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot përfundoi projekti për dygjuhësi për Policinë e Kosovës, projekt ky i cili ka për qëllim avancimin e komunikimit ndërmjet zyrtarëve policor dhe komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Projekti në fjalë është financuar nga Qeveria e Zvicrës.
Në përmbylljen e këtij projekti mori pjesë zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, ambasadori i ambasadës së Zvicrës në Kosovë Thomas Kolly, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë Michael Davenport, Komisioneri për Gjuhë në Qeverinë e Kosovës Slaviša Mladenovi, zëvendës Drejtori i Policisë së Kosovës Dejan Jankovic si dhe përfaqësues të tjerë vendor dhe ndërkombëtarë.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari duke përshëndetur të pranishmit vlerësoj lartë realizimin e projektit për dy gjuhësi i realizuar nga OSBE dhe i financuar nga ambasada e Zvicrës.
Zv/drejtori Jashari tha se projektin për dygjuhësi do t’i kontribuoj në punën e tij secilit zyrtarë të Policisë së Kosovës. “Është nder të marr pjesë në këtë ceremoni për një çështje kaq të rëndësishme siç është përdorimi i dygjuhësisë, ky projekt është shumë i rëndësishëm jo vetëm për Akademinë, por edhe për tërë Kosovën në përgjithësi”, u shpreh Jashari.
Më këtë rast zv/drejtori Jashari falënderoi misionin e OSBE-së për ndihmën e vazhdueshme që po i jep Akademisë. “Misioni i OSBE-së asnjëherë nuk është ndalur së përkrahuri Akademinë në shumë fusha e dimensione në përgjithësi, por edhe në aspektin e promovimit të përdorimit të dygjuhësisë gjatë zbatimit të mandatit të saj ligjor në veçanti duke dhuruar kështu donacione dhe duke realizuar trajnime të shumta në ketë fushë”, u shpreh Jashari.
Edhe zëvendës Drejtori i Policisë së Kosovës Dejan Jankovic ka falënderuar misionin e OSBE-së në Kosovë për zbatimin e këtij projektit dhe për ndihmën e vazhdueshme që po i bënë Policisë së Kosovës. “Jam i nderuar që marr pjesë në ceremoni zyrtare të organizuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë për dorëzimin e mjeteve dygjuhëshe për Policinë e Kosovës. Kjo vjen pas përfundimit të tetë seminareve të mbajtura në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Komisionerit të Gjuhëve, që prezantuan mjetet dygjuhëshe, këto mjete përfshijnë një manual dygjuhësh për kadetët e rinj dhe një platformë celulare shumëgjuhëshe për më shumë se 160 mbikëqyrës oficere trafiku dhe oficerë patrullimi nga çdo drejtori rajonale”, u shpreh Jankovic, duke thënë se këto mjete do të forcojnë komunikimin mes oficerëve dhe komuniteteve që u shërbejnë.
Komisioneri për Gjuhë në Qeverinë e Kosovës Slaviša Mladenovi, bëri prezantimin e mjeteve siç është doracaku dhe aplikacioni në dygjuhësi për Policinë e Kosovës. Po ashtu u prezantua edhe Kodi Penal dhe Ligji për Rendin Publik të cilat janë pjesë e platformës mobile. Komisioneri Mladenovi vlerësoj se këto mjete janë shumë të rëndësishme dhe mundësi e mirë për krijimin dhe forcimin e besimit ndërmjet policisë dhe komuniteteve.
Kurse, ambasadori i Ambasadës së Zvicrës në Kosovë Thomas Kolly duke marrë shembull Zvicër në të cilin fliten disa gjuhë, ai tha se realizimi i këtij projekti krijon besueshmëri mes Policisë së Kosovës dhe komuniteteve. Tutje ambasadori Kolly tha se realizimi i projektit të dygjuhësisë i bënë komunitetet të ndjehen të barabarta.
Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë Michael Davenport ka uruar zv/drejtorin e Akademisë Kastriot Jashari për pozitën e tij të re, ndërkohë që shprehi gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm. Davenport vlerësoj se investimi i Qeverisë së Zvicrës në këtë projekt është shumë i rëndësishëm për komunitete që jetojnë në Kosovë.
Ambasadori i OSBE-së Davenport tha se ky projekt do ta lehtësoj shumë punën e Policisë së Kosovës duke ngritur kështu nivelin e komunikimit më komunitetet.
Ndryshe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë më mision në Kosovë ka realizuar tetë punëtori ku janë paraqitur mjete të komunikimit dygjuhësor me qëllim të avancimit të komunikimit ndërmjet të Policisë së Kosovës dhe komuniteteve që jetojnë në Kosovë.