Në Akademi u mbajt punëtoria analizimi i nevojave të trajnimit në fushën e sigurisë publike

20.10.2021Vushtrri, 19 tetor 2021.- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u mbajt punëtoria e parë në nivel të përfituesve, qëllimi i së cilës ishte mbledhja dhe analizimi i të dhënave për nevojat e trajnimeve në fushën e sigurisë publike në Kosovë. Ky aktivitet është pjesë e projektit Partneriteti i Ballkanit Perëndimor kundër krimit dhe terrorizmit (CEPOL WB PaCT).

Gjatë mbajtjes se punëtorisë të pranishmit vlerësuan se projekti në fjalë ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve  të fushës së sigurisë publike.
 
Florentin-Dumitru Dicu, zyrtar i lartë i projektit duke përshëndetur të pranishmit vlerësoj se  realizimi i projektit në fjalë është shumë i rëndësishëm për zbatuesit e ligjit.  Ai tha se që nga java tjetër pesë zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Kosova do të përfitojnë nga pjesëmarrja në një trajnim në selinë e CEPOL-it në Budapest.   Dicu foli edhe rreth tri projekteve tjera të CEPOL-it në rajonet e tjera, si dhe komponentët e projektit WB PaCT.

Kurse eksperti afatshkurtër i projektit, Peter Davidson, theksoi  bashkëpunimin që Kosova ka pasur deri më tani me CEPOL-in, përfshirë programin e shkëmbimit, dhe shpjegoi në detaje qasjen shkencore në kryerjen e kurseve të trajnimit, përfshirë trajnimin e trajnerëve. Për më tepër, ai përmendi se qasja e CEPOL është të mbulojë të gjitha fushat e trajnimit bazuar në nevojat e zyrtarëve të zbatimit të ligjit, duke u fokusuar në rëndësi, zona, nivel dhe numra.

Albert Avdiu nga Ministria e Punëve të Brendshme gjithashtu përshëndeti pjesëmarrësit, duke theksuar mbështetjen që i jepet projektit nga kjo ministri

Avni Istrefi nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), CAPASPOC e Projektit të WB PaCT për Kosovën, tha se kjo punëtori do të përdoret gjerësisht në dobi të institucioneve të zbatimit të ligjit të Kosovës, duke theksuar rrjetin e madh që AKSP tashmë ka me të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit.

 Ndërsa Kadri Arifi nga Policia e Kosovës (PK), ANASPOC e Projektit të WB PaCT për Kosovën  u përqendrua në rëndësinë e këtij projekti që do të ketë për ngritjen e kapaciteteve dhe nevojave operacionale të Policisë së Kosovës, si institucioni kryesor dhe i rëndësishëm i vendit për luftimin e krimit dhe terrorizmit.


Kjo punëtori  është pjesë e projektit Partneriteti i Ballkanit Perëndimor kundër Krimit dhe Terrorizmit (CEPOL  WB PaCT), një projekt në mesin e 4 projekteve në total që Agjencia e Bashkimit Evropian për Trajnim në Zbatimit të Ligjit (CEPOL) po zbaton aktualisht brenda dimensionit të bashkëpunimit ndërkombëtar, duke përfshirë edhe CT INFLOËW, TOPCOP dhe EUROMED Police. Projekti zbatohet së bashku me Agjencinë e Bashkimit Evropian për Zbatimin e Ligjit (EUROPOL), financuar nga Bashkimi Evropian, dhe, përveç Kosovës, implementohet edhe në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbi.


Kosova ka marrë pjesë aktive në projekt që nga fillimi i tij dhe tashmë ka krijuar Pikën e Vetme të Kontaktit (SPOC), një përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Pikën e Vetme të Kontaktit për Ndërtimin e Kapaciteteve (CAPASPOC), një përfaqësues nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) dhe Pikën e Vetme të Kontaktit Analitik (ANASPOC), një përfaqësues nga Policia e Kosovës.

Në këtë punëtori morën pjesë zyrtarë nga CEPOL, Ministria e Punëve të Brendshme, Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës dhe Njësia e Inteligjencës Financiare.

Ndryshe, Projekti WB PaCT arrin shumën totale prej 3,000,000 € dhe zbatohet për 3 vjet, nga 19 tetori 2020 deri më 18 tetor 2023. Projekti do të zbatohet përmes metodave të menaxhimit indirekt sipas Instrumentit për Asistencën e Para-Anëtarësimit, objektivat e përgjithshme të të cilit janë për të lehtësuar ngritjen e kapaciteteve të autoriteteve në Ballkanin Perëndimor për luftën ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit, përpjekjet dhe luftën kundër ekstremizmit të vendosur me forcë përgjatë kufirit brenda rajonit dhe me BE-në.