Kadetët dhe stafi i Akademisë dhuruan gjak

19.05.2021

Vushtrri, 18 maj 2021 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot  një numër i madh i kadetëve të Policisë së Kosovës, instruktorëve dhe stafi i Akademisë në mënyrë vullnetare dhuruan gjak.

Në Akademi u zhvillua një aksioni një ditorë i dhurimit të gjakut në mënyrë vullnetare, ku gjatë këtij aksioni u mblodhën mbi 100 doza gjak.    

Personeli mjekësor i Transfuzionit Kombëtar të Gjakut dhe ai i Akademisë vlerësuan lartë këtë aksioni dhe falënderuan  të gjitha ata që në mënyrë vullnetare iu përgjigjen këtij aksioni.

Aksioni humanitar i dhurimit të gjakut është  realizuar në bashkëpunim me Shërbimin Shëndetësor të Policisë së Kosovës, Transfuzionin e Gjakut nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe me ekipin mjekësor të  AKSP-së.