Drejtori i Përgjithshëm i AKSP, Ismail Smakiqi, ka pranuar një letër nga Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Jorgan K. Andrews

06.08.2020

Vushtrri, 6 gusht 2020 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, ka pranuar një letër nga Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Jorgan K. Andrews.


Duke shprehur kënaqësinë për vizitën që pati në AKSP më 24 janar 2020 dhe duke e falënderuar drejtorin Smakiqi për mikpritje, Andrews shpreh kënaqësinë e tij për zhvillimin e trajnimit profesional të kadetëve të Policisë së Kosovës, të cilin pati rastin që ta vëzhgojë nga afër personalisht gjatë vizitës së tij në Akademi. 


“Duartrokas përpjekjet tuaja dhe pranoj sa shumë AKSP-ja kontribuon drejtpërdrejt në pavarësinë dhe stabilitetin e Kosovës” u shpreh ai. 

Për më tepër, Andrews rikonfirmon vazhdimin e bashkëpunimit të Zyrës së Departamentit të Shtetit për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) në veçanti për AKSP-në dhe në përgjithësi për institucionet e Republikës së Kosovës:


 “Zyra e Departamentit të Shtetit e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin e saj të vazhdueshëm me Qeverinë e Kosovës, duke dashur që të identifikojë ku INL mund të ofrojë më së miri burimet e SHBA-ve për të përkrahur institucionet e Kosovës”.


Në fund të letrës së tij drejtuar drejtorit Smakiqi, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan, Andrews, shpreh gatishmërinë për përkrahje jo vetëm të AKSP-së, por në përgjithësi të institucioneve tona. Me këtë rast, ai shprehet: 


“Mezi pres që të shqyrtoj mundësitë shtesë ku INL mund të ndihmojë me përpjekjet tuaja, duke qenë se ne vazhdojmë të punojmë së bashku për të avancuar interesat tonë të përbashkët strategjikë në Kosovë”. 


Përveç bashkëpunimit dhe përkrahjes në aspekte tjera të fushave të përbashkëta të interesit, Zyra për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, më 16 qershor 2017 i ka dhuruar AKSP-së pajisjen e sofistikuar të sistemit të simulimit të trajnimit me armë zjarri (FATS),  në vlerën prej 148,652$.

 

Për më tepër, ICITAP nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, por edhe drejtëpërdrejt Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, kanë përkrahur vazhdimisht dhe në mënyrë të pakursyer AKSP-në, në mënyrë që të realizojë sa më lehtë dhe në mënyrë më profesionale mandatin e saj për trajnimin dhe arsimimin e zbatuesve të ligjit në tërë vendin. 

 

Për më tepër informata klikoni KËTU