Drejtori i Departamentit për Rendit dhe Sigurisë Publike në OSBE Edward T. Anderson dhe zyrtarja e lart Shpresa Muharremi vizituan Akademinë
Vushtrri, 26 maj 2020 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi së bashku me menaxhmentin e lartë të AKSP-së, priti për vizitë Drejtorin e Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike në OSBE Edward T. Anderson si dhe zyrtaren e lartë nga kjo organizatë Shpresa Muharremi.
Anderson dhe Muharremi u ftuan të marrin pjesë në takimin e menaxhmentit të lartë të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, në të cilin takim vazhduan përgatitjet e Akademisë për kthim të normalitet, gjegjësisht rikthimin në punët e përditshme të gjithë personelit të Akademisë.
Drejtori Smakiqi njoftoi mysafiret, me rrjedhat e aktiviteteve në Akademi pas datës 12.03.2020, kur është ndërpre procesi edukativo-arsimor i kadetëve të Policisë së Kosovës dhe studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike si dhe janë pezulluar të gjitha aktivitetet nga fushë veprimtaria e Akademisë.
Në ditët në vijim, personeli esencial i Akademisë ka vazhduar të kryej punët ditore, kurse menaxhmenti i Akademisë është përqendruar në aktivitetet që lidhen me proceset e ri akreditimit nga Agjencia e Kosovës për Akreditimit dhe Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe ri-akreditimit ndërkombëtar nga IADLEST (SHBA) për vitin 2021, gjegjësisht aktivitetet të cilat duhet ti përfundoj personeli i AKSP-së në përgatitjet gjatë vitit 2020.
“Janë formuar të gjithat grupet punuese të planifikuara si dhe janë punuar draftet fillestare të dinamikave të punëve të cilat duhet të kryhen nga këto grupe punuese. Mësimdhënësit e Fakultetit të Sigurisë Publike kanë vazhduar të zhvillojnë mësimet me studentë nga distanca. Mësimi online për studentët e Fakultetit për Siguri Publike është zhvilluar në platformat: Google Meet dhe Google Classroom, të cilat platforma janë aplikuar edhe nga institucionet tjera të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës”, tha Smakiqi.
Drejtori Smakiqi njoftoi mysafirët, se Akademia me qëllim të fillimit të realizimit të fushëveprimit dhe funksioneve të saj gjatë dhe pas periudhës së Pandemisë COVID 19, ka hartuar planin e vijimësisë i cili përcakton masat dhe fazat mbrojtëse për zyrtarët dhe vijuesit e saj si dhe krijimin e protokollove të ndryshme nga përgjegjësit e fushave përkatëse me qëllim të parandalimin të përhapjes së COVID 19 në ambientet e punës.
Drejtori Smakiqi ka njoftuar mysafirët po ashtu për përgatitjet e Akademisë për rifillimin e trajnimit profesional “Polic i Ri” të gjeneratës të 55-të të Policës së Kosovës në AKSP, i cili ka filluar më 11.11.2019, kurse është ndërprerë më datën 12.03.2020, në javën e 18 të trajnimit sipas vendimit të Qeverisë për pezullimin e aktiviteteve mësimore për parandalimin e pandemisë COVID-19.
Smakiqi tha se pikthimi i kadetëve në Akademi do të bëhet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe në përputhje me udhëzimet e Institucioneve përgjegjëse të parandalimit të pandemisë COVID-19.
Sa i përket vazhdimit të procesit arsimor në Fakultetin e Sigurisë Publike, do të jetë i njëjti me vazhdimin e procesit arsimor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.
Tani për tani do të vazhdohet me mësim nga distanca. Vendimin për vazhdimin e procesit arsimor në AKSP për studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike do të merret nga institucionet qendrore dhe AKSP do të veproi në përputhje me këto vendime të cilat do të vlejnë për të gjitha institucionet e arsimit të lartë.
Drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike në OSBE Edward T. Anderson, falënderoi drejtorin Smakiqi për njoftimin e hollësishëm të aktiviteteve të AKSP-së para dhe pas kohës së pandemisë, duke vlerësuar lart përpjekjet e Akademisë për rikthim në normalitet, gjithnjë duke respektuar udhëzimet e Institucioneve Shëndetësore për mbrojtjen e personelit nga mundësia e infektimit.
Anderson vlerësoi po ashtu punët në përgatitjen e Akademisë në procesin e ri- akreditimeve, duke shprehur gatishmërinë e OSBE-së në përkrahje të arritjes të këtyre objektivave të AKSP-së. Ri akreditimi i Akademisë, gjegjësisht interesimi i personelit menaxhues të Akademisë në ruajtjen e standardeve të larta të cilat sot i ka Akademia si dhe ngritjes të nivelit të këtyre standardeve në të njëjtën kohë është sukses edhe i OSBE-së, e cila së bashku me ICITAP-in, janë partnerë e përhershëm të Akademisë.
Anderson, tha në fund, se për takimin do të njoftoi Ambasadorin Bratu si dhe u shpreh i gatshëm që ta përkrah Akademinë edhe me tutje