Akademia e Kosovës për Siguri Publike nënshkruan marrëveshje bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë
Prishtinë, 26 shkurt 2020 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi së bashku me Drejtorin e Akademisë së Drejtësisë Enver Fejzullahu sot nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve.
Qëllimi i marrëveshjes është bashkëpunimin në realizmin e trajnimeve në fushën e drejtësisë dhe sigurisë.
Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi tha se nënshkrimi i marrëveshjes më Akademinë e Drejtësisë është shumë i rëndësishëm për Akademinë dhe zbatuesit e ligjit.
Më këtë rast drejtori Smakiqi e njoftoi drejtorin e Akademisë së Drejtësisë Enver Fejzullahun për marrëveshjet e bashkëpunimit që ka AKSP-ja edhe më institucionet vendore dhe ndërkombëtare, që kanë të bëjnë më fushën e sigurisë.
Smakiqi tha se Akademia është e gatshme të lidh bashkëpunim më çdo institucion që merret më siguri më qëllim të avancimit të zbatuesve të ligjit. Duke vlerësuar lartë nënshkrimin e marrëveshjes në fjalë, drejtori Smakiqi tha se dobitë e saj janë; trajnimet, kurset, seminaret, programet e këmbimeve, korrikulat e përbashkëta, hulumtimet shkencore si dhe përvoja tjera që janë të domosdoshme për Akademinë.
“Akademia deri më sot ka nënshkruar shumë marrëveshje bashkëpunimi, megjithatë nënshkrimi i kësaj marrëveshje është e një rëndësi të veçantë. Më nënshkrimin e kësaj marrëveshje ne ofrohemi edhe më shumë në shkëmbimin e përvojave mes dy institucioneve në fjalë. Për AKSP-në ky bashkëpunim është një nder i madh”, u shpreh drejtori Smakiqi.
Edhe drejtori i Akademisë së Drejtësisë Enver Fejzullahu vlerësoj lartë nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit më Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Gjatë këtij takimi u tha së nënshkrimi i marrëveshjes hap shtigjet për bashkëpunim në fushën e trajnimeve që ka për qëllim avancimin e gjithë atyre që merren më fushën e drejtësisë dhe sigurisë.
Fejzullahu tha se një marrëveshje e tillë është dashur të ndodh edhe më herët, ndërkohë që vlerësoj se ky bashkëpunim është i domosdoshëm.
Ndryshe, me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, Institucionet deklaruan përkrahjen e tyre për përfitime të përbashkëta, dhe gatishmërinë e tyre për të kontribuar në rritjen e lidhjeve arsimore, hulumtuese dhe zhvillimore ndërmjet të dyja institucioneve.
Pikat e bashkëpunim ndërmjet dy Institucioneve përfshinë; Zhvillimin dhe bashkërendimin e arsimit në fushën e zbatimit të ligjit në nivel të arsimit profesional dhe arsimit të vazhdueshëm profesional; Lidhjet e hulumtimit, shkëmbimin e informatave dhe rezultateve, vizitat e personelit hulumtues dhe ofertat për financim të hulumtimit nga Bashkimi Evropian dhe agjencitë tjera ndërkombëtare në fushat e sigurisë së brendshme dhe zbatimit të ligjit; Shkëmbimin dhe vizitat e personelit për këshilla dhe bashkërendim të standardeve në çështje arsimore, pedagogjike dhe administrative; Këmbimin e përvojave, ideve rreth programeve të trajnimeve si dhe programeve studimore në fushën e sigurisë publike dhe të zbatimit të ligjit etj.