U mbajt olimpiada e parë matematike Kosovë- Shqipëri
Vushtrri, 16 shkurt 2020- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot u mbajt olimpiada e parë matematike Kosovë- Shqipëri, për klasat VII- IX .
Në hapjen e kësaj olimpiade morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës Haki Abazi, Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Hykmete Bajrami, kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri si dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës.
Kryetari i Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës Armend Shabani duke folur në emër të shoqatës, të gjithë pjesëmarrësve iu uroi suksese në garën e matematikës. “Të dashur nxënës ju sot po hyni në një sfidë të re dhe përpiquni ta merrni më pozitivitet, ta kuptoni si rrugëtim tuajin për avancim të mëtejmë, në atë që populli e njeh si shkencë e numrave”, u shpreh Shabani duke iu dëshiruar gara të suksesshme nxënësve.
Edhe zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës Haki Abazi iu dëshiroj suksese nxënësve në garën e olimpiadës së matematikës.
“Shpresat e kemi që tani ti kthemi dijes, dijes që ju e keni e matematika është pjesa kryesore e dijes”, tha zv/kryeministri Abazi duke iu dëshiruar suksese secilit garues.
Ndërsa, Hykmete Bajrami Ministre e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë u shpreh e lumtur që mori pjesë në ceremoninë e hapjes së olimpiadës së matematikës.
“Me punën që do të bëjmë do të arrijmë që brenda një periudhe të shkurtër kohore ju të jeni atje ku e kini vendin, ashtu siç po merrni pjesë në gara në të gjitha vendet e botës”, u shpreh Bajrami duke përgëzuar shoqatën për nxjerrjen e talenteve në matematikë. Bajrami tha se “Kosova ka nxënësi mjaftë të talentuar vetëm së duhet tu krijohen kushte”.
Kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri iu dëshiroj nxënësve rezultate të shkëlqyeshme sot dhe gjatë gjithë jetës. Tahiri iu bëri thirrje prindërve që të ndihen krenar më fëmijët e tyre të cilët morën pjesë në garat e matematikës.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi në fjalimin e tij i përshëndeti të gjithë të pranishmit, në theks të veçantë nxënësit të cilët ishin pjesëmarrës në garën e matematikës.
Smakiqi iu dëshirojë nxënësve suksese në gara, gjithashtu suksese në rrugëtimin e tyre drejtë nxënies së dijes, që në një të ardhme ata të jenë më të mirët jo vetëm në rajon por në Evropë dhe botë.
Olimpiada u organizua nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës dhe Shoqatës Shqiptare të Matematikës. Kjo ngjarje u përkrah nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Komuna e Vushtrrisë, Ministria e Arsimit dhe nga kompania shqiptaro – amerikane “ninety one”.
Në këtë garë kanë marrë pjesë rreth 140 nxënës ngatë gjitha trojet shqiptare.