U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Akademisë dhe Kolegjit AAB
Vushtrri, 14 shkurt 2020 - Akademia e Kosovës për Siguri Publike sot nënshkruajti marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin AAB, e cila u nënshkrua në Rektoratin e Kolegjit AAB. Marrëveshja u nënshkrua mes Drejtorit të Përgjithshme të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi dhe rektorit të Kolegjit AAB Dr.sc Bujar Demjaha.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është përkrahja e objektivave strategjike në fushën e arsimit të lartë, hulumtimit dhe zhvillimit.
Fushat e bashkëpunimit ndërmjet Akademisë dhe Kolegjit AAB janë; zhvillimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellët në ngritjen e cilësisë dhe kapaciteteve akademike, profesionale; Shkëmbimi i përvojave dhe njohurive në fushën e arsimit të lartë; Bashkëpunimi në zhvillimin e projekteve të përbashkëta të hulumtimeve dhe kërkimeve shkencore; Organizimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe shkencore siç janë: seminaret, simpoziumet, konferencat, shkëmbimi i botimeve dhe materialeve të tjera të interesave të përbashkëta; Angazhimin e personelit të Kolegjit AAB në ligjërimin e lëndëve shkencore dhe në komisionet vlerësuese gjatë përzgjedhjes së personelit akademik; Kryerjen e punës praktike dhe vizitave studimore të studentëve të të dyja palëve.
Në fund të dyja palët u zotuan në ndërmarrjen e veprimeve konkrete për jetësimin e marrëveshjes.