Një delegacion nga Qendra e Trajnimit Policor të Maqedonisë së Veriut vizitoi Akademinë
Vushtrri , 12 shkurt 2020 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, priti në takim një delegacion nga Qendra e Trajnimit Policor të Maqedonisë së Veriut ti cili ishte i udhëhequr nga Goce Bacanov udhëheqës i Qendrës së Trajnimeve njëherit edhe ndihmës i ministrit të Punëve të Brendshme. Delegacioni në fjalë ishte i shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e ICITAP-it amerikan me seli në Shkup dhe Prishtinë.
Qëllimi i kësaj vizite ishte ndarja dhe përvojat e Akademisë lidhur me akreditimin ndërkombëtarë nga IADLEST të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë takim Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi para të pranishmëve foli për rolin e Akademisë në trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike, sfidat si dhe organizimin deri në akreditimin nga IADLEST.
Ai shtoj se ICITAP-i ka një rol shumë të rëndësishëm në Akademi duke ofruar përkrahje dhe mbështetje të pa rezervë në ofrimin e trajnimeve si dhe mbështetjen me pajisje të nevojshme të cilat kanë ndihmuar në profesionalizimin e pjesëtarëve të sigurisë publike.
Ndërsa ndihmës ministri i Punëve të Brendshme dhe udhëheqës i Qendrës së Trajnimeve Goce Bacanov duke përgëzuar drejtorin Smakiqi për punën dhe sukseset e arritura në Akademi tha se ndarja e përvojave dhe bashkëpunimi me Akademinë do të ndihmojnë qe edhe Qendra e Trajnimeve Policore nga Maqedonia e Veriut të arrijë akreditimin nga IADLEST.
Gjatë këtyre dy ditëve sa ka zgjat edhe vizita e delegacionit nga Maqedonia e Veriut, menaxhmenti i lartë i AKSP-së ka bërë prezantime në fusha të ndryshme të cilat kryesisht kanë ndihmuar në ndarjen e përvojat dhe praktikave më të mira në arritjen e rezultateve që kanë quar Akademinë deri të akreditimi nga IADLEST.
Në fund të vizitës delegacioni në fjalë u ndan të kënaqur me ndarjen e përvojave dhe praktikave më të mira duke shprehur falënderime ma të sinqerta për udhëheqësit e AKSP-së ku gjithashtu theksuan se Akademia me punën dhe angazhim sot është shembull edhe për vendet e rajonit dhe më gjerë.
Të pranishëm në takim ishin edhe Angjele Gigoski shefi i Sektorit të Trajnimeve Bazike, të Vazhdueshme dhe Ndërkombëtare, Angel Danilov shef i Sektorit për Trajnimet Bazike (Themelore), Zvonko Tasevski këshilltar i Shefit për Trajnime (Ekipi i Vetvlerësimit), Sonja Sekulovska këshilltar i Pavarur dhe Trajner (Ekipi i Vetvlerësimit, Douglass W. Madden atashe i ICITAPit, Ambasada e SHBA-ve në Shkup si dhe Dobri Kalajdjiski MPRI-Kontraktor, Kontrata Maqedonia e Veriut, DiD.