OSBE-ja dhuron donacion Akademisë

05.11.2018

Vushtrri, 5 nëntor 2018 - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), sot dhuroi një  donacion  për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike i cili përmban pajisje të teknologjisë informative të cilat  do të përdoren për mësim e-learning.
 
Të pranishëm në ceremoni ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi,  Udhëheqësi i Misionit të OSBE-së në Kosovë  Jan Braathu, Drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike Ake Roghe, Shpresa Muharremi  këshilltare kombëtare nga OSBE-ja,  si dhe zyrtarë të lartë nga Akademia.

Drejtori  i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi falënderoi misionin e OSBE-së në Kosovë për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin në ngritjen e kapaciteteve të Akademisë.  Ai tha se ky donacion do të shërbejë për student dhe të gjithë pjesëtarët e sigurisë që ndjekin mësime  e-learning  në Akademi , i cili  program mësimor është si rezultat i projektit të binjakëzimit  të Komisionit Evropian përmes  eksperteve nga Finlanda dhe Estonia.

 

“Nuk ka munguar asnjëherë mbështetja e OSBE-së për Akademinë duke dhënë donacione të shumta për ngritjen sa më profesionale për pjestarët e sigurisë publike”,  tha Smakiqi.  Në fund  Drejtori Smakiqi  kërkoi qe ky bashkëpunim  të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Në fjalën e tij Udhëheqësi i Misionit të OSBE-së në Kosovë  Jan Braathu, tha se ndihet i lumtur për ndihmën e vazhdueshme që ka dhanë OSBE-ja për Akademinë. Ai tha se zhvillimi i Akademisë ka qenë  mision i OSBE-së , si dhe njëri nder sukseset kryesore te sajë me mision ne Kosovë.


Gjithashtu ai e vlerësoi lartë punën  dhe vizionin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, si dhe hapjen e studimeve bachleor , duke e vlerësuar  si një program studimor mjaft të rëndësishëm . 


 Braathu, theksoi se ky nuk është fundi i përkrahjes nga OSBE-ja dhe mbështetja  nuk do të mungoj as në të ardhmen.
Në fund të këtij takimi ai mbajti edhe një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Sigurisë me temë;

“Policimi në bashkësi në parandalimin e kërcënimeve transnacionale”, ku në fund  studentët patën rastin të parashtrojnë pyetje dhe komente.