Drejtori i Policisë së Malit të Zi Veselin Veljovic vizitoi QKSPEZH
Vushtrri, 29 tetor 2009 - Në vazhdën e takimeve që ka zhvilluar me institucione te larta shtetërore të Republikës se Kosovës, drejtori i Policisë së Malit të Zi ka vizituar edhe Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim. Delegacioni I shoqëruar edhe nga drejtori i Policisë së Republikës së Kosovës Sheremet Ahmeti, është pritur nga stafi menaxhues i Qendrës.
Delegacioni është njoftuar për së afërmi me punën dhe aktivitetet e Qendrës, si dhe nga të dyja palët është shfaqur interesim bashkëpunimi në fushën e sigurisë. Pasi u ka dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve, u.d. i Drejtorit te Administratës dhe Logjistikes, Erton Beka Ka theksuar se kjo vizite është shumë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe thellimin e bashkëpunimit ne mes dy shteteve.
Ai e ka njoftuar drejtorin Veljovic se Qendra për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim brenda vitit trajnon 12 deri ne 13 mijë zyrtarë të sigurisë publike në trajnime të avancuara dhe specializuara. Gjithashtu ka sqaruar se në këtë Qendër trajnohen zyrtarët e katër agjensioneve te sigurisë publike.
Pas takimit delegacioni i kryesuar nga drejtori Veljovic, ka vizituar studentët e gjeneratës se 39 të Policisë së Republikës së Kosovës, të cilët po e vijojnë trajnimin bazik në këtë Qendër. Më pas ata kanë bërë një vizitë rreth Qendrës për t`u informuar me infrastrukturën dhe pajisjet qe posedon Qendra.