Ambasada Çeke dhuroi pajisje për hulumtimin dhe simulimin e vendngjarjes së krimit

19.06.2009

Vushtri, 19 qershor 2009-Sot, më 19 qershor 2009  në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike,Edukim dhe Zhvillim ,në Vushtrri,ambasada Çeke  dorëzoi në mënyrë solemne një donacion, që përmban dhomë dhe pajisje për hulumtimin dhe simulimin e vendngjarjes së krimit.
Në këtë  ceremoni ishin  prezent ambasadorja e Çekisë, znj.Janina Hrebícková, ambasadori i OSBE-së z.Ëerner Almhofer zv/kryetarja e komunës së Vushtrisë, z.Xhevahire Ismaku si dhe zyrtarë të tjerë  të lartë vendor e ndërkombëtarë.
Në fjalën e saj ambasadorja e Çekisë  znj.Hrebiçkova vlerësoi lartë të arriturat e Policisë së Kosovës  që nga formim. Ajo tha se ‘Republika Çeke  cdo here ka mbështetur zhvillimin e Kosovë. Ne jemi të interesuar që  së pari të  përmirësohen raportet ndër etnike dhe të  zhvilloj Policinë në hetimin e krimit. Kjo është mënyra më e mirë për  t’u arritur siguri jo vetëm në vend, por edhe në rajon”, tha ndër të tjera znj. Hrebickova.