Diplomoi gjenerata e 37-të e Shërbimit Korrektues të Kosovës

17.04.2009

Vushtrri, 17 Prill 2009

Pas një trajnimi intenziv njëmbëdhjetë javor të 70 oficerëve të rinj korrekutes, në Qendrën për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim diplomoi gjenerata e 37-të e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Në ceremoni ishin të pranishëm Minstrja e Drejtësisë Nekibe Kelmendi, Komesari i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Resmi Hoxha, Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, Zëvendësministri i FSK-së, Behxhet Brajshori, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sheremet Ahmeti, përfaqësues nga EULEX-i, si dhe mysafirë të tjerë dhe familjarë të oficerëve të korrektues.

Ministrja Kelmendi uroi oficerët e rinj për diplomimin dhe tha se “nuk dyshoj në atë që do të jeni profesionalë në vendet tuaja të punës dhe besoj se atë që keni mësuar gjatë trajnimit, do  ta zbatoni në punën tuaj”.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës nga numri ipërgjithshëm i oficerëve, 7.5 përqind ka minoritete, gjë që ne na bën të jemi krenar që ky shërbim përfaqëson komunitetin”.

Ajo vlerësoi lartë edhe bashkëpunimin ndërinstitucional, në veçanti bashkëpunimin me Policinë e Kosovës.

Znj.Kelmendi falenderoi mysafirët që kishin gjetur kohë t’i bashkangjiten ceremonisë së diplomimit.

Ndërkaq, Komesari i SHKK-së, Resmi Hoxha përgëzoi oficerët për diplomimin.

“Ne jemi të përkushtuar çdo herë që të mbizotërojë drejtësia, prandaj unë besoj që edhe kjo gjeneratë me përkushtim do të zabtojë  misionin duke pasur parasysh gjithmon zbatimin e ligjit”, tha ndër të tjera z.Hoxha.


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sheremet Ahmeti, vlerësoi se  vizioni i përbashkët, edukimi dhe trajnimi kanër rol të veçantë në formimin e kuadrit profesional të institucioneve.

 “Ndërtimin i institucioneve të zbatimit të ligjit në frymën e institucioneve përfaqësuese, llogaridhënëse dhe demokratike është vizioni jonë i përbashkët për një jetë më të qetë dhe më të sigurtë”, tha z.Ahmeti.

Ndërsa, u.d/drejtori i QKSPEZH, Lulzim Fushtica tha se “ne jemi të përkushtuar dhe vazhdojmë të mbështesim trajnimet që zhvillohen në qendër, sipas standardeve të kërkuara”.