Bordi i AKSP-së |
Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike është autoritet i themeluar në përputhje me nenin 17 të Ligjit nr. 04/L-053 për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (i cili ka hyrë në fuqi në dhjetor/2011) me qëllim të vendosjes së minimumit bazë të standardeve profesionale, politikave që kanë të bëjnë me trajnimet në fushën e sigurisë publike, edukimin e specializuar dhe të avancuar të zyrtarëve të Institucioneve për Siguri Publike. Bordi është i organizuar në bazë të Rregullores nr. 06/2013 për Bordin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, ku me këtë rregullore përcaktohet përbërja, përgjegjësite si dhe rregullat e punës. Si i tillë ligjërisht ka qene i themeluar në vitin 2008 edhe me herët me kornizën ligjore te UNMIK-ut, respektivisht Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2008/18 për themelimin e bordit kosovar mbi standardet e sigurisë publike dhe arsimin. | |
Përbërja e Bordit
|
Anëtarë të Bordit të AKSP-së janë:
1. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës - Kryesues i Bordit; 2. Kryeprokurori i Shtetit - anëtar; 3. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës - anëtar; 4. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës - anëtar; 5. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës - anëtare; 6. Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave - anëtar; 7. Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës - anëtar; 8. Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike - anëtar pa te drejtë vote.
Udhëheqja e Bordit
· Kryesuesi i Bordit zgjidhet me shumicën e votave të anëtarëve me të drejt vote për një periudhë prej një viti. Zgjedhjet do të mbahen në takimin e parë të bordit në fillim të çdo viti kalendarik.
· Në mbledhjen konstituive të Bordit të AKSP-së
të mbajtur me datë 10.03.2014 është zgjedhë → Kryesues i Bordit
për vitin 2014 – Shpend Maxhuni - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.
| |
Takimet e Bordit
|
Bordi mblidhet çdo tre (3) muaj, por mund të mblidhet edhe më shpesh varësisht nga çështjet e kërkuara për shqyrtim nga Kryesuesi apo me kërkesën e së paku katër (4) anëtarëve të Bordit.
Në mbledhjen konstituive të Bordit të AKSP-së të mbajtur me datë 08.04.2013 është vendos orari i mbledhjeve të rregullta të Bordit:
- Mbledhjet e rregullta mbahen të hënën e dytë të muajve mars, qershor, shtator dhe dhjetor. - Në rast se dita e mbledhjes është festë zyrtare, mbledhja mbahet në ditën në vijim | |
|
| |
| ||
| ||
Sekretaria e Bordit |
Sekretaria e Bordit shërben për të organizuar, bashkërenduar, zhvilluar dhe mirëmbajtur aktivitetet e nevojshme për punën e Bordit.
Sekretaria e Bordit detyrat dhe përgjegjësitë i kryen në bazë të Rregullores nr. 06/2013 për Bordin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike. |