Lajmet
Lajmet
Jeffry Treistman porf. nga Universiteti i New Haven i SHBA-ve vizitoi Akademinë
Vushtrri, 23 tetor 2018 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi së bashku me Dekanin e Fakultetit të Sigurisë Publike Nexhat Jashari pritën në takim Jeffry Treistman porf. nga Universiteti i New Haven i SHBA-ve i cili ishte i shoqëruar edhe nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi në mes të Universitetit New Haven të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, si dhe mundësia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi gjatë këtij takimi theksoi gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me Universitetin New Haven, duke shkëmbyer përvojat akademike për të shtyrë përpara proceset më të mira të cilësisë në të mirë të funksionimit të Fakultetit të Sigurisë Publike në kuadër të Akademisë.
Gjithashtu Drejtori Smakiqi gjatë këtij takimi foli edhe për historikun e Akademisë, bashkëpunimin ndërkombëtarë, Akreditimin Ndërkombëtar të Akademisë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ( IADLEST), si dhe progresin e arritur në arsimimin dhe trajnimin e zyrtarëve të institucioneve të sigurisë.
Ndërsa Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Nexhat Jashari u shprehë mëse i bindur se bashkëpunimi me Universitetin New Haven është shume i nevojshëm dhe i mirëseardhur në ngritjen e kapaciteteve, shkëmbimin e përvojave dhe profesorëve, si dhe nevojën e bashkëpunimit për fillimin e arsimimit postdiplomikë- master.
Nga ana e tij Jeffry Treistman porf. nga Universiteti i New Haven u shpreh shumë optimist që së bashku do të bashkëpunojnë ngushtë në të mirë të funksionimit të Fakultetit të sigurisë Publike .“Besojmë se do të kemi bashkëpunim të mirë me këshillat në kuadër të fakulteteve, e me menaxhmentin në mënyrë që te krijojmë një ambient edukativo arsimor të nivelit të lartë.” tha Treistman.
Në fund ata vizituan edhe objektet përcjellëse të Akademisë ku u informuan nga instruktorët me punën praktike të cilën bëjnë zyrtarët e institucioneve të sigurisë.
Në Akademinë filloi trajnimi i gjeneratës së re të Inspektoratit Policor
Vushtrri, 15 tetor 2018- Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike filloi trajnimi i gjeneratës së re të trajnimit/programit profesional, “Inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës”, ku pjesëmarrës janë shtatëmbëdhjetë kadetë.
Në këtë ceremoni të pranishëm ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Miradije Kelmendi Kryeshefe Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës si dhe zyrtarë të lartë nga institucionet e sigurisë publike dhe organizatat ndërkombëtare.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi theksoi, se “jeni gjenerata e parë që po filloni trajnimin bazikë të një programi profesional i cili është si rezultat i projektit të binjakëzimit të Komisionit Evropian” .
Ai tha se është hera e parë që në Akademia një agjenci fillon trajnimin profesional me program të validum nga Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve, si rezultat i punës së përbashkët të eksperteve vendor e të projektit të binjakëzimit.
Në fund drejtori Smakiqi iu uroi sukses në përfundimin e këtij trajnimi pjesëmarrësve.
Ndërsa Kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi tha se sot po shënohet një moment i veçantë pasi është gjenerata e parë që do të trajnohen dhe certifikohen në programe tashmë të njohura dhe validuara nga Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve për pozitën profesionale, Inspektor Policorë.
“ Juve ju pret një periudhë e vështirë në të cilën kërkohet angazhim dhe përkushtim i përditshëm, ne presim që ju të përfundoni këtë sfidë me rezultate të larta dhe pastaj bashkë të punojmë si pjesë e strukturës së Inspektoratit Policor për të rritur efikasitetin dhe profesionalizmin në arritjen me sukses të misionit të rëndësishëm të përcaktuar me ligj”, përfundoi Kelmendi.
Në fund ajo falënderoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe stafin për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm duke ju uruar suksese në arritjen e objektivave.
CEPOL mban trajnim për zbatuesit e ligjit në Kosovë
Prishtinë, 12 tetor 2018 – Agjencia e Bashkimit Evropian për Trajnim në zbatimin e Ligjit (CEPOL) dhe Zyra e Kombeve të Bashkuar për Droga dhe Krime(UNODC) kanë filluar projektin për hetimin financiar në Evropën Juglindore,financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të Instrumentit të Ndihmës sëPara-Anëtarësimit (IPAII), i cili do të zgjasë për dy vite deri në fund të vitit 2019.
Ky trajnim në Kosovë është mbështetur nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP). Projekti është pjesë integrale e Shtyllës së dytë Qeverisjes Integruese të Sigurisë së Brendshme (IISG), iniciativa e Ballkanit Perëndimor për Luftimin e Krimeve Serioze (WBCSCi) dhe Programit Rajonal të UNODC për Evropën Juglindore.
Në kuadër të këtij projekti, CEPOL për zyrtarët e zbatimittë ligjit të Kosovës po ofron kurse rezidenciale në vendet e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor dhe programe shkëmbimi. Trajnimin e parë në kuadërtë këtij projekti në ndonjërin nga vendet e Ballkanit Perëndimor CEPOL e kaorganizuar në Kosovë nga 8 - 12 tetor 2018 “Hetimet financiare që kanë të bëjnëme trafikimin e narkotikëve”, i cili është mbajtur Prishtnë.
Ky trajnim njëherësh paraqet edhe trajnimin e parë të organizuar ndonjëherë nga CEPOL në Kosovë.
Në këtë trajnim kanë marrë pjesë njeztë e nëntë zyrtarë nga institucionet e zbatimit të ligjit të Kosovës, dhe atë dhjetë zyrtarë nga Policia e Kosovës (PK), dy mësimdhënës nga Fakultetit i Sigurisë Publike i AKSP-së, katër prokurorë, dy gjyqtarë, katër zyrtarë nga Dogana e Kosovës (DK), katër zyrtar nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe tre zyrtarë nga Njësia e Inteligjencës Financiare (NjIF).
Pjesëmarrësit vlerësuan se mbajtja e këtij trajnimi ishte shumë i rëndësishëm.
Në fund të trajnimit i cili ka zgjatur një javë pjesëmarrësit janë pajisur edhe më certifikata. Në ceremoninë e ndarjesë së certifikatave morën pjesë Nahit Sharku zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Agron Llugali zëvendës drejtor i Drejtorisë së Zbatimit të Ligjit i Doganës së Kosovës (DK), Imer Beka kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha Zëvendës Kryeprokuror i Prokurorisë në Prishtinë, Udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë Avni Istrefi si dhe Skender Agaj nga Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike filloi viti i ri akademik për studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike
Vushtrri, 8 tetor 2018- Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), u mbajt ceremonia e fillimit të vitit akademik 2018/19 për studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, dekani i FSP-së, Nexhat Jashari, mësimdhënës të FSP-së, zyrtarë të tjerë të lartë të AKSP-së.
Ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi në fjalën e tij gjatë ceremonisë duke i uruar studentëve suksese në vitin e ri akademik 2018/19 vlerësoi se në Fakultetin e Sigurisë Publike është duke u bërë një punë mjaftë profesionale.
“Fakulteti i Sigurisë Publike (FSP), mund të krenohet më shërbimin madhor që i ka bërë dhe po i bënë vendit, duke arsimuar dhe përgatitur kuadro në shumë agjencione dhe shërbime shtetërorë të cilët e kanë bërë Kosovën jo vetëm vend të sigurt për qytetarët e saj, por edhe partnerë të besueshëm dhe të çmuar në përpjekjet për forcimin e sigurisë ndërkombëtarë”, u shpreh ministri Gashi duke thënë se në Fakultetin i Sigurisë Publike janë përgatitur breza, studentë profesionistë dhe të përkushtuar, të cilët janë pjesë e Policisë së Kosovës , Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Shërbimit Korrektues dhe Doganave të Kosovës.
Po ashtu ministri Gashi ka shprehur mirënjohjen e tij për punën e palodhshme të të gjithë atyre të cilët i kanë kryer studimet në këtë fakultet.
Më këtë rast ministri Gashi ka falënderuar edhe stafin mësimdhënës të Fakultetit të Sigurisë Publike për punën dhe kontributin e tyre të palodhshëm.
“Shumë suksese të Kosovës në fushën e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare janë të ndërlidhura në mënyrë të pandashme në përpjekjet e tyre dhe mësimdhënësve të këtij fakulteti. Ju të nderuar mësimdhënës keni ditur gjithmonë që t’ju jepni studenteve shembullin, modelin e virtyteve të ndershmërisë dhe drejtësisë njerëzore, që është e domosdoshme për profesionin që lidhen me Fakultetin e Sigurisë Publike”, tha Gashi.
Në fund ministri Gashi tha se Fakulteti i Sigurisë Publike është njëri prej shtyllave të suksesit të Kosovës për ofrimin e sundimit të ligjit.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi tha se programi studimor Bachelor i Sigurisë Publike me 240 kredi, është bazuar në nevojat e institucioneve të sigurisë publike.
“Programi studimor i Akademisë është koncept unik dhe i veçantë jo vetëm në Kosovë, por në rajon dhe me gjerë. Ky program studimor e ka një veçori dalluese nga programet tjera të arsimimit të lartë meqenëse një e treta e kredive të fituar të këtij programi i takojnë punës praktike”, tha Smakiqi.
Ai me tej shtoi se me 14 maj të këtij viti Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), e mbështetur nga partneri ndërkombëtar ICITAP, ka pranuar certifikatën me të cilën është fituar Akreditimi Ndërkombëtar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (International Association of Directors of Law Enforcement Standardsand Training - IADLEST).
Drejtori Smakiqi tha se në vitin 2019 Akademia e Kosovës për Siguri Publike do të hapë kapitullin e ri të Strategjisë të saj të zhvillimit për katër ose pesë vitet e ardhshme. Në këtë periudhë të zhvillimit të saj strategjik, Akademia do të synoi të jetë dhe ta zhvilloj edhe më tutje epitetin “Qendër e Ekselencës” e sigurisë publike në Kosovë dhe regjion.
“Akademia do të jetë një faktor kyç në krijimin e sigurisë në Republikën e Kosovës duke ofruar kompetenca të nivelit të lartë tek autoritetet e zbatimit të ligjit për t'iu përgjigjur sfidave që ndryshojnë vazhdimisht. Është një institucion i arsimit të sigurisë rajonal dhe ndërkombëtar i cili përpiqet për përmirësim të vazhdueshëm”, përfundoi Smakiqi.
Në fjalën e tij Dekani i Fakultetit së Sigurisë Publike tha se ndihet i nderuar që sot në këtë ditë shumë të veçantë, të ceremonisë së fillimit të ligjëratave të studentëve të gjeneratës së pestë në nivelin Bachelor, të ju dëshiroj suksese në punë dhe studime .
Gjithashtu ai tha se fillimi i një rrugëtim të ri në Fakultetin e Sigurisë Publike, është më rëndësi për të arritur nivele të reja dhe më të larta të njohurive akademike, shkencore dhe ngritjen profesionale .
“Te studioni në FSP, të nderuar studentë, nuk është e lehtë, mbase është edhe një sfidë në rrugëtimin tuaj, për të arritur nivele të reja dhe më të larta të njohurive akademike, shkencore dhe ngritjen profesionale, sfidë të cilën me angazhimin dhe përkrahjen e stafit mësimdhënës të FSP do e tejkaloni”, përfundoi fjalimin e tij dekani Jashari.
Një delegacion nga Komuna Vaxjo e Suedisë vizitoi Akademinë
Vushtrri, 04 tetor 2018- Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi një delegacion nga Komuna Vaxjo e Suedisë, të cilët ishin të shoqëruar edhe nga zyrtarë të Komunës së Vushtrrisë.
Delegacioni u prit nga Drejtori i Departamentit për Trajnime dhe Përkrahje Programore Kastriot Jashari, Shefi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë Avni Istrefi si dhe menagjmenti i lartë i Akademisë.
Drejtori Jashari gjatë këtij takimi bëri një prezantim të fushë veprimtarisë së Akademisë, duke e informuar delegacionin me historikun, fazat të cilat ka kaluar AKSP-ja që nga themelimi e deri me tani.
Ai foli po ashtu edhe për ofrimin e trajnimeve për agjencionet e sigurisë publike nga ato bazike e deri te ato të specializuara.
Drejtori Jashari gjatë këtij takimi para të pranishmëve foli edhe për bashkëpunimin ndërkombëtarë që ka Akademia, për anëtarësimin në organizata me rendësi siç janë INTERPA, CEPOL, Akreditimin Ndërkombëtar të Akademisë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ( IADLEST), si dhe për projektin e binjakëzimit të Komisionit Evropian që ka për qëllim forcimin e mëtutjeshëm të arsimit në fushën e sigurisë.
Ndërsa delegacioni nga Komuna Vaxjo e Suedisë ishin të interesuar rreth ofrimit të trajnimeve për agjencionet e sigurisë, bashkëpunimin e Akademisë me Komunën e Vushtrrisë,si dhe rreth bashkëpunimit mes dy komunave atë të Vushtrrisë dhe Vaxjo si dhe dy Akademive të Kosovës dhe Suedisë.
Në fund delegacioni bënë vizitë edhe objekteve përcjellëse të Akademisë ku nga instruktorët u informuan për pjesën praktike ku zhvillohen trajnimet.
Në Akademi po mbahet miniolimpiada për personat me nevoja të veçanta
Vushtrri, 29 shtator 2018 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), është duke u mbajtur miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara e organizuar nga Komiteti Paraolimpik i Kosovës dhe Organizata e Prindërve dhe Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe e mbështetur nga Akademia, OSBE-ja, KFOR-i dhe Karabinierët.
Në hapjen e miniolimpiadës morën pjesë, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Kujtim Gashi, Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë në Kosovë Burim Ramadani, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Ake Roghe, Kryetarja e Komitetit Paraolimpik Njomza Emini, Ambasadori i Francës në Kosovë Didier Chabert, Ambasadori i Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler, Ambasadori i Italisë Piero Cristoforo Sardi, Përfaqësuesit e OPFAKKOS-it, Këshilltarja e OSBE-së në Akademi Shpresa Muharremi, Drejtori i Trajnimeve Mandatare i Policisë së Kosovës Driton Zabërgja si dhe përfaqësues tjerë nga institucionet vendore e ndërkombëtare.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, duke iu uruar mirëseardhje pjesëmarrësve në Akademi, theksoi se miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara është një ngjarje mjaft me rëndësi për Akademinë dhe vendin.
“Akademia do të vazhdoi me përkushtim të përmbush misionin e saj, të ofroi të gjitha llojet e trajnimeve dhe Arsim të Lartë për të punësuarit në Agjencitë e Sigurisë Publike. Akreditimi Ndërkombëtar i Akademisë nga Agjencia Amerikane e Akreditimit dhe cilësimi i saj ‘Qendër e Ekselencës’ është si rezultat edhe i vlerave dhe të kulturës të Akademisë të bashkëpunimit me komunitete”, u shpreh Smakiqi.
Drejtori Smakiqi, duke përmendur garat që do të mbahen që këtyre ditëve në fund të “Javës Evropianë të Sportit”, garuesve iu uroi suksese.
“Akademia ditët më të bukura i kalon me ju, ditët kur mbahet Miniolimpiada. Natyrisht që garat janë pretekst i mirë që ju të tregoni afinitetet e juaja, duke përfshirë moton e artë të garave olimpike ‘e rëndësishme është pjesëmarrja’”, tha Smakiqi.
Drejtori Smakiqi falënderoi të gjithë vullnetarët nga institucione vendore dhe ndërkombëtare, pjesëtaret e karabinjerëve, ambasadave të vendeve mike në Kosovë, oficerëve të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë të Kosovës, agjencive të sigurisë publike, personelit të Akademisë, ekipeve mjekësore, të rinjve dhe rejave vullnetar nga Vushtrria, Mitrovica dhe komunave tjera të Kosovës, që të mbahet kjo miniolipiad.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit tha se “Javën Evropianë të Sportit” e bënë edhe më të rëndësishme mbajtja e miniolimpiadës për persona me nevoja të veçanta.
“Ky organizim është shumë i veçantë sepse kemi mbledhur në këtë aktivitet shumë persona të veçantë me të cilët shteti i Kosovës, Ministria e Sportit dhe të gjithë mekanizmat duhet të jemi bashkë që t’i përkrahim personat me nevoja të veçanta, që të ndihen të barabartë në çdo proces të jetës e në theks të veçantë në aktivitetet sportive”, tha ministri Gashi.
Gashi gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve vlerësoj se Kosova ka një pjesëmarrje të ulët në aktivitet sportive.
Duke përendur hapjen e fushave sportive, hapjen e bazenve olipike etj, Gashi tha se janë duke punuar në avancimin e infrastrukturës sportive.
Ai tha se Kosova me mbajtjen e miniolimpiadës për persona me nevoja të veçanta po e përmbyll “javën evropiane të sportit” duke thënë se
është një nismë e mirë që sa më shumë të rinj e të reja të marrin pjesë në masovizimin e sportit.
Ndërkaq Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Ake Roghe, tha se lojërat miniolimpike janë një ngjarje shumë e rëndësishme ku kanë mundësi të marrin pjesë shumë persona që të tregojnë aftësitë e tyre në lojëra të ndryshme.
Duke u shprehur i lumtur që ka ndihmuar që kjo miniolipand të mbahet tha se OSBE çdo herë do të jetë e gatshme t’i ofroi përkrahje këtyre personave.
“Falënderim i veçant është për heroit e këtyre personave me nevoja të veçanta e që janë familjarët, pasi që këta kanë shumë punë për ti plotësuar nevojat e tyre”, u shpreh Roghe duke thënë se miniolipiada është një ngjarje e shkëlqyeshme gjatë të cilës personat me nevoja të veçanta kanë mundësi të marrin pjesë në gara dhe loja të ndryshme sportive.
Roghe duke bërë thirrje që të punohet më shumë në largimin e barrierave për personat me nevoja të veçanta tha se OSBE ka dhuruar 48 karroca dhe pajisje të tjera ndihmëse për personat në fjalë.
Edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë falënderoi të gjithë akterët deh Akademinë e Kosovës për Siguri Publike që kanë ndihmuar në realizimin e miniolimpiadës vite me radhë.
“Qyteti i Vushtrrisë është i më i bukur kur në të mbahen gara të ndryshme sportive, dhe ku mbahet aktivitet të këtij lloji sic është miniolimpiada për persona me nevoja të veçanta”, u shpreh Tahiri
Ndërkaq, kryetarja e Komitetit Paraolimpik Njomza Emini, falënderoi të gjithë ata që kanë ndihmuar në realizimin e kësaj minioplimiadës. Emini tha se pret që Kosova shumë shpejte të anëtarësohet në komitetin paraolimpik ndërkombëtar.
Ndryshe miniolimpiada do të zgjatë dy ditë radhazi ku do të zhvillohen këto gara hendboll, basketboll, pikado, futboll, shah, pingpong, vrapim me karrocë, shenjëtari etj.
Në këtë miniolimpiad janë duke marrë pjesë persona me nevoja të veçanta nga e gjithë Kosova.
Shtyhet afati i konkursit për pranimin e studentëve për vitin e ri akademik 2018/2019
Vushtrri, 28 shtator 2018 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) rishpallet konkursit për pranimin e studentëve për vitin e ri akademik 2018/2019.
Afati për aplikim është deri më datën 04.10.2018.
Të drejtë aplikimi kanë vetëm zyrtarët nga Dogana e Kosovës dhe zyrtarët nga Menaxhimi Emergjent i Kosovës. Aplikimi bëhet online në adresën elektronike.
Për më shumë kliko më poshtë
KONKURSI
MANUALI
LINKU PËR APLIKIM: http://smu.aksp-ks.net:8090/
Këshilli Ekzekutiv i Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi mbajti takimin radhës
Vushtrri, 18 shtator 2018 – E organizuar nga Programi Ndërkombëtar për Trajnim dhe Asistencë të Hetimit të Krimeve (ICITAP), Këshilli Ekzekutiv i Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi, sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbajti takimin e radhës ku u diskutua për parandalimin e ekstremizmit dhe dhunës në familje.
Në këtë takimi për veç ekipeve vepruese për siguri në bashkësi nga të gjitha komunat e Kosovës, morën pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Menaxherja e Programit ICITAP Kimberly Riffe, Kryeshefja Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi, Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Afërdita Mikullovci, Këshilltarja e Lartë në ICITAP Drita Perezic, Lulzim Fushtica koordinator nacional për strategjinë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit 2015/2020, si dhe zyrtarë të lartë nga institucionet e Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi gjatë takimit tha se si ministri janë të angazhuar maksimalisht në përmbushjen e obligimeve dhe krijimin e një ambienti të sigurt për qytetarët e Kosovës.
“Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë , më gjithë atë ky aktivitet dhe ky angazhim i juaj çdo ditë e më shumë po jep rezultate. Angazhimi i juaj i përditshëm, shqetësimet që lidhen me pjesën e sigurisë e bënë më të lumtur jetën familjare, fqinjësore si dhe bashkësinë ku ju jetoni. Gjithashtu është frymëzuese të shihen edhe raportet dhe bashkëpunimi mes policisë dhe komunitetit, i cili jep rezultate të drejtpërdrejta në sigurinë që është interes i të gjithëve”, u shpreh Gashi duke thënë se kur ekziston bashkëpunimi zgjidhja e problemeve është më e lehtë.
Duke falënderuar të gjitha komunat si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë Ismail Smakiqin që vazhdimisht po mbështesin këto aktivitete ministri Gashi tha se ICITAP ka qenë dhe mbetet një ndër akterët më të rëndësishëm për ministrinë dhe policinë.
“Ky program është një nga shembujt e shumtë të këtij bashkëpunimi, ne kemi edhe partnerë tjerë që ndihmojnë ministrinë siç është OSBE, UNDP”, u shpreh Gashi duke thënë se një nga shqetësimit më të cilat përballemi drejtpërdrejtë janë edhe problemet që lidhen me financimin e këtyre aktiviteteve.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri duke falënderuar ICITAP-in për organizimin e këtij aktiviteti tha se po punon për një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e komunës.
Kryetari Tahiri duke falënderuar drejtorin Smakiqi për ofrimin e kushteve për zhvillimin e këtyre aktiviteteve që janë më interes për qytetarët tha se kontributi i së cilit në luftimin e kësaj dukurie është shumw i rëndësishëm.
“Tema si ekstremizmi i dhunshëm, dhuna në familje apo tema të tjera të rëndësishme që të trajtohen sot janë të rëndësishme, nuk mund që të ballafaqohen më to vetëm institucionet, është i domosdoshme angazhimi i të gjithëve sepse nga ekstremizmi i dhunshëm pësojmë të gjithë. Kontributi i secilit anëtarë të komunitetit është jetik që ne si shoqëri të jemi të suksesshëm në ballafaqimin më këto dukuri që nuk janë vetëm në Kosovës, sot ekstremizmi i dhunshëm është dukuri që shqetëson të gjitha shoqëritë moderne”, tha Tahiri
Më këtë rast kryetari Tahiri ofroi mbështetje të plotë Këshillit Ekzekutiv si dhe ekipeve vepruese për siguri në bashkësi në Komunë.
Ndërkaq Menaxherja e Programit ICITAP Kimberly Riffe duke falënderuar të gjithë përkrahësit për realizimin e këtij aktiviteti tha se qëllimi i takimit është për të ndihmuar komunitetin në zgjedhjen e problemeve në parandalimin e dhunës familjare.
Mbështetje në maksimum dha edhe Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi duke thënë se Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka kënaqësinë të jetë nikoqire e aktiviteteve të Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi.
“Misioni i Akademisë është ofrimi i trajnimeve dhe arsimit të lartë për zbatuesit e ligjit, mirëpo Akademia është e gatshme që të ofroj mbështetje së cilit që punën për sigurinë e vendit. Akademia ka eksperienca të bashkëpunimit me komunitete të cilat mbështeten nga partnerët tanë ICITAP dhe OSBE etj. Ne si personel i Akademisë kemi qenë dhe jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë më komunitet për parandalim e ekstremizmit dhe dhunës në familje”, u shpreh Smakiqi duke thënë se Akademia do të vazhdoj edhe në të ardhmen të mbështes këto aktivitete.
Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Afërdita Mikullovci tha se Policia e Kosovws është duke u përkushtuar që të ofroj siguri të gjithë qytetarëve pa dallim.
Mikullovci tha se policia përmes organizimeve dhe aktiviteteve tw ndryshme është duke bërë përpjekje për parandalimin e ekstremizmit dhe dhunës në familje.
Kryeshefja Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi tha se IPK ka pas dhe ka bashkëpunim të mirë më të gjitha institucione ku përmes organizimeve të përbashkëta ka pas takime të shumtë për t’ju ofruar qytetarëve mundësi që të paraqesin shqetësimet e tyre. “Jemi të interesuar që bashkëpunimin ta vazhdojmë edhe në të ardhmen”, tha Kelmendi.
Lulzim Fushtiza koordinator nacional për strategjinë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit 2015/2020, duke falënderuar ICITAPIN dhe gjithë akterët ndërkombëtarë për përkrahje ka folur rreth përmbajtjes se kësaj strategjie
Fushtica tha se duke e parë që radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm që shpie në terrorizëm është shfaqur si një kërcënim global as Kosova nuk ka mbetur imune nga sfida globale dhe rreziqeve si ajo e radikalizmit të dhunshëm dhe ekstremizmit.
Duke u vlerësuar si një hap i rëndësishëm nxërja e kësaj strategji për ta ruajtur sigurinë në vend, Fushtica tha se për ta parandaluar radikalizmin e dhunshëm qeveria do të bashkëpunojë më partnerët në vend, rajon dhe më gjerë.
Duke treguar se strategjia përmban shumë aktivitete që ndërlidhen me parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, Fushtica tha se në bashkëpunim më Ministrinë e Arsimit do të trajnohen 22 mësimdhënës për identifikimin e hershëm të radikalizmit.
“Asgjë nuk mund të përfundohet pa një përkrahje të vazhdueshme trekëndëshi si është qeveri, pushteti lokal dhe policia”, u shpreh Fushtica.
Të pranishmit, të gjithë ata që janë duke u marr më luftimin e ekstremizmit dhe parandalimin e dhunës në familje i falënderoi edhe Këshilltarja e Lartë në ICITAP Drita Pereziç
Shpallen rezultatet e studentëve të pranuar në Fakultetin e Sigurisë Publike
Vushtrri , 17 shtator 2018 - Pas vendimit të Bordit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, shpallen rezultatet e studentëve të suksesshëm të cilët kanë fituar të drejtët për të studiuar në Fakultetin e Sigurisë Publike në vitin e ri akademik 2018/2019.
LISTA E KANDIDATEVE
Rishpallet konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë akademik 2018/2019
Vushtrri, 17 shtator 2018 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) rishpallet konkursit për pranimin e studentëve për vitin e ri akademik 2018/2019. Të drejtë aplikimi kanë vetëm zyrtarët nga Dogana e Kosovës dhe zyrtarët nga Menaxhimi Emergjent i Kosovës. Aplikimi bëhet online në adresën elektronike.
Për më shumë kliko më poshtë
KONKURSI
MANUALI
LINKU PËR APLIKIM: http://smu.aksp-ks.net:8090/
Komiteti Drejtuese i Projektit të Binjakëzimit mbajti takimin e radhës
Vushtrri, 12 shtator 2018 – Komiteti Drejtuese i Projektit të Binjakëzimit që ka për qëllim përkrahjen e mëtejme të arsimit në fushën e sigurisë publike, sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mbajt takimi i tij të radhës ku u raportua për ecurinë e projektit për tre mujorin e fundit të këtij viti. Ekspertët raportuan se të tri komponentët që janë zhvilluar në këtë tre mujor janë realizuar më sukses.
Në takim të pranishëm ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Massimiliano Prozzo nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Udhëheqësja e Projektit të Binjakëzimit Krista Haak, Ritva Vahakoski eksperte e projektit të binjakëzimit, u/d i Dekanit të Fakultetit të Sigurisë Publike Nexhat Jasahri, Nderim Gërguri nga Ministria e Punëve të Brendshme, Tringë Sokoli nga Ministria e Integrimeve Evropiane, Milorad Corac nga Policia e Kosovës, Adem Shala nga Shërbimi Sprovues i Kosovës, Bujar Mustafa nga Inspektorati Policor i Kosovës, Bashkim Arifi nga Dogana e Kosovës, Iset Lahu nga Agjencioni i Menaxhimit të Emergjent si dhe zyrtarë tjerë të Akademisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi duke folur për rrjedhat e projektit u shpreh i lumtur që projekti deri me tani u realizua me sukses.
Drejtori Smakiqi falënderoi të gjithë agjencionet për bashkëpunimin e vazhdueshëm që janë duke e bërë në realizimin e projektit të binjakëzimit.
Në takim drejtori Smakiqi vlerësoi se gjatë periudhës të projektit të binjakëzimit në Akademi është shënuar progres ku janë realizuar disa projekte të mëdha që janë më interes për AKSP-në dhe për zbatuesit e ligjit.
“Në Akademi janë shënuar një mori suksesesh si Akreditimin i Akademisë nga ana e autoritetit Kombëtarë të Kualifikimeve për akreditim institucional dhe validim të programeve profesionale dhe mbajtja e trajnimeve të shumta që janë duke u realizuar” , u shpreh Smakiqi.
Ai vlerësoi lartë realizimin e komponentës një që ka të bëjë më zhvillimin e strukturave të qëndrueshme të trajnimit profesional që përfaqësojnë të gjitha agjencitë e sigurisë publike të koordinuar nga Akademia, komponentin dy që ka të bëjë me ngritjen dhe avancimin e mëtutjeshëm të programit Bachelor në AKSP si dhe komponentin tre për kontributin rreth funksionalizimit të plotë të Institutit për Hulumtim dhe Zhvillim në Akademi për të mirën e të gjitha agjencioneve të sigurisë publike.
Ndërsa, Krista Haak, udhëheqëse e projektit të binjakëzimit duke falënderuar të gjitha akterët për bashkëpunim vlerësoi se deri në këtë fazë projekti është realizuar më sukses.
Haak tha se gjatë kësaj periudhe fokusi kryesor ka qenë në trajnimet të cilat kanë qenë të nevojshme që të bëhet implementimi i korrikulës për trajnimin profesional në nivelin e lartë arsimorë.
“Instruktorët të korrikulës profesionale prej gjashtë agjencive janë trajnuar që të sigurohet implementimi i korrikulës, gjithashtu të arriturat e mësimit si dhe metodat e mësimit dhe mësimdhënies. Trajnimi për module të korrikulave është mbajtur dhe përveç kësaj trajnimi i fundi E-learning për stafin akademikë është mbajtur. Akademia ka shumë mundësi të mira që të përdorë E-learnig me kapacitet të plotë në të ardhmen”, u shpreh Haak duke u shprehur e lumtur së stafi i Akademisë dhe agjencioneve janë shprehur të gatshëm të marrin pjesë në aktivitetet e ndryshme hulumtuese.
Haak tha se të gjitha këto të arritura janë rezultat i bashkëpunimit tw vazhdueshëm i të gjithë hisedarëve që kanë marrë pjesë në realizimin e planit.
Vlerësim pozitive për ecurinë e projektit nga dhënë edhe Massimiliano Prozzo nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Prozzo tha se deri me tani nuk ka pasur asnjë pengesë dhe është bërë një punë shumë e suksesshme në praktikë.
“Është një konsensus i përgjithshëm lidhur më vlerësimin pozitivë të këtij projekti është një storie e suksesshme. E kam pas një sqarim nga kolegët e mijë dhe nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës se projekti ka arritur të gjitha rezultatet në të gjitha aktivitet e realizuar sipas planit”, u shpreh Prozzo.
Duke ofruar përkrahje në realizimin më sukses të projektit vlerësim pozitivë dhanë edhe përfaqësuesit e ministrive dhe të agjencioneve të sigurisë publike që ishin të pranishëm në këtë takim.
Prezantimin e raportit tre mujori të projektit të binjakëzimit e bëri, Ritva Vahakoski, këshilltare rezidente e binjakëzimit.
Vahakoski gjatë prezantimit para të pranishmëve ka bërë sqarimin e secilit komponent.