}

NewsArticle

12/02/2020

Një delegacion nga Qendra e Trajnimit Policor të Maqedonisë së Veriut vizitoi Akademinë

Vushtrri , 12 shkurt 2020 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, priti në takim një delegacion nga Qendra e Trajnimit Policor të Maqedonisë së Veriut ti cili ishte i  udhëhequr nga Goce Bacanov    udhëheqës i Qendrës së Trajnimeve njëherit edhe ndihmës i ministrit të  Punëve të Brendshme. Delegacioni në fjalë ishte i shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e ICITAP-it amerikan me seli në Shkup dhe Prishtinë.


Qëllimi i kësaj vizite ishte ndarja dhe përvojat e Akademisë lidhur me akreditimin ndërkombëtarë nga IADLEST të Shteteve të  Bashkuara të Amerikës.


Në këtë takim Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi para të pranishmëve foli për rolin e Akademisë në trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike, sfidat si dhe organizimin deri në akreditimin  nga IADLEST. 


Ai shtoj se ICITAP-i ka një rol shumë të rëndësishëm në Akademi duke ofruar përkrahje dhe mbështetje  të pa rezervë në ofrimin e trajnimeve si dhe mbështetjen  me pajisje të nevojshme të cilat kanë ndihmuar në profesionalizimin e pjesëtarëve të sigurisë publike.


Ndërsa ndihmës ministri i Punëve të Brendshme dhe udhëheqës i Qendrës së Trajnimeve Goce Bacanov duke përgëzuar drejtorin Smakiqi për punën dhe sukseset e arritura  në Akademi  tha se ndarja e përvojave dhe bashkëpunimi me Akademinë do të ndihmojnë qe edhe Qendra e Trajnimeve Policore nga Maqedonia e Veriut të arrijë  akreditimin nga IADLEST.


Gjatë këtyre dy ditëve sa ka zgjat edhe vizita e delegacionit nga Maqedonia e Veriut,  menaxhmenti i  lartë i AKSP-së ka bërë prezantime  në fusha të ndryshme të cilat kryesisht kanë ndihmuar  në ndarjen  e  përvojat  dhe praktikave më të mira në  arritjen e rezultateve që kanë quar Akademinë deri të akreditimi nga IADLEST. 


Në fund të vizitës delegacioni në fjalë  u ndan të kënaqur me ndarjen e përvojave dhe praktikave më të mira  duke shprehur falënderime ma të sinqerta për udhëheqësit e AKSP-së  ku gjithashtu theksuan se Akademia me punën dhe angazhim  sot është shembull edhe për vendet e rajonit dhe më gjerë.


Të pranishëm në takim ishin edhe Angjele Gigoski shefi i Sektorit të Trajnimeve Bazike, të Vazhdueshme dhe Ndërkombëtare, Angel Danilov shef i Sektorit për Trajnimet Bazike (Themelore), Zvonko Tasevski  këshilltar i Shefit për Trajnime (Ekipi i Vetvlerësimit), Sonja Sekulovska këshilltar i Pavarur dhe Trajner (Ekipi i Vetvlerësimit, Douglass W. Madden  atashe i ICITAPit, Ambasada e SHBA-ve në Shkup si dhe Dobri Kalajdjiski  MPRI-Kontraktor, Kontrata Maqedonia e Veriut, DiD.







 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Andrews vizitoi Akademinë
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Andrews vizitoi Akademinë

Vushtrri, 24 janar 2020 -  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit në Byronë e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) Jorgan K. Andrews.


Zëvendës Ndihmës Sekretari Andrews u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë pranë Akademisë Bejtush Gashi, së bashku me udhëheqësit e lartë  si dhe përfaqësuesit e agjencive të sigurisë publike.


Duke i uruar mirëseardhje Andrews, Drejtori Smakiqi e falënderoi  për vizitën dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadës të SHBA-ve  në Kosovë, ICITAP-in dhe Byronë e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) të cilën e udhëheqë Andrews.


Duke prezantuar zhvillimin e Akademisë, drejtori Smakiqi tha  “Akademia është themeluar nga amerikani Stiv Bennet, i cili u angazhua nga OSBE e cila në vitin 1999 pati mision themelimin e një force lokale policore duke përfshirë Shkollën e Shërbimit Policor të Kosovës. Stiv Bennet e udhëhiqi  këtë shkollë deri në vitin 2006, me ç’ rast gradualisht shkolla e fillon kalimin e udhëheqje nga vendorët.

Në të gjitha fazat e zhvillimit të Akademisë institucionet përkatëse të SHBA, ICITAP-i si dhe partnerët ndërkombëtar OSBE, Komisioni Evropian e kanë përkrahur Akademinë në ngritjen e kapaciteteve të  Agjencive të Sigurisë Publike”.


Drejtori Smakiqi duke falënderuar Andrews shtoi se “Byroja e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) në vitin 2017 i ka dhënë donacion Akademisë  pajisjen e Trajnimit të Simulimit të Armëve të Zjarrit (FATS) për nevoja të trajnimit të zyrtarëve të sigurisë publike të Kosovës, e cila është e vetmja e këtij lloji në Kosovë dhe regjion”.


Ndërsa,  Zëvendës Ndihmës Sekretari  Andrews falënderoi drejtorin Smakiqi për pritje për tu njohur më për se afërmi me zhvillimet në Akademi, sfidat me të cilat përballet ky institucion si dhe nevojat për zhvillim të mëtutjeshëm.  Andrews u shpreh i impresionuar me zhvillimet në Akademi, e cila vepron dhe punon bazuar më standarde ndërkombëtare si dhe akreditimin ndërkombëtar të cilin e ka fituar Akademia nga IADLEST.  Ai tha se Departamenti i shtetit që udhëheq dhe kolegët e tij që përfaqësojmë Departamentin e Drejtësisë do të vazhdojmë të punojmë së bashku që të përkrahim Akademinë për të ofruar trajnime profesionale si dhe pajisje të nevojshme për trajnime  më të mira për Policinë e Kosovës.

“Një forcë e policisë është me e fortë dhe më e shëndetshme kur përfaqësimi gjinor dhe etnik është i balancuar”, tha Andrews. 


Zëvendës Ndihmës Sekretari Andrews i shoqëruar nga Katherine Bewley INL Program Officer, Shawn Waddoups  Drejtor për Kosovë i INL, Gazmend Musa – INL Specialist i Programi, Andriana Saric  Asistent politik në Ambasadën e SHBA në Kosovë.

Delegacioni vazhdoi me vizitë në kampusin e Akademisë, duke përfshirë pjesëmarrjen në ushtrime të kadetëve në hapësira të Akademisë dhe pajisjen e Trajnimit të Simulimit të Armëve të Zjarrit (FATS).


Ndryshe Andrews mbikëqyr programet INL në Evropë dhe Azi, përfshirë Afganistanin dhe Pakistanin, duke punuar me partnerë ndërkombëtarë për të parandaluar trafikun e paligjshëm të drogës dhe aktivitetet e tjera kriminale transnacionale; zvogëlimin e paqëndrueshmërinë dhe forcimin e qëndrueshmërisë të partnerëve që përballen me ndikimin malinje; dhe promovojnë bashkëpunimin e drejtësisë penale me Shtetet e Bashkuara.


 

Lexo më shumë
 U nënshkrua  marrëveshja e bashkëpunimit mes Akademisë dhe Kolegjit AAB
U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Akademisë dhe Kolegjit AAB

Vushtrri, 14 shkurt 2020 - Akademia e Kosovës për Siguri Publike  sot   nënshkruajti marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin AAB, e cila u nënshkrua në Rektoratin e Kolegjit AAB.  Marrëveshja u nënshkrua mes Drejtorit të Përgjithshme të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi dhe  rektorit të Kolegjit AAB  Dr.sc Bujar Demjaha. 

 

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje  është përkrahja e objektivave strategjike në fushën e arsimit të lartë, hulumtimit dhe zhvillimit.


 Fushat e bashkëpunimit ndërmjet Akademisë dhe Kolegjit AAB janë; zhvillimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellët në ngritjen e cilësisë dhe kapaciteteve akademike, profesionale;  Shkëmbimi i përvojave dhe njohurive në fushën e arsimit të lartë; Bashkëpunimi në zhvillimin e projekteve të përbashkëta të hulumtimeve dhe kërkimeve shkencore; Organizimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe shkencore siç janë: seminaret, simpoziumet, konferencat, shkëmbimi i botimeve dhe materialeve të tjera të interesave të përbashkëta; Angazhimin e personelit të Kolegjit AAB në ligjërimin e lëndëve shkencore dhe në komisionet vlerësuese gjatë përzgjedhjes së personelit akademik; Kryerjen e punës praktike dhe vizitave studimore të studentëve të të dyja palëve.

Në fund të dyja palët u zotuan në ndërmarrjen e veprimeve konkrete për jetësimin e marrëveshjes.


 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës