}

NewsArticle

25/10/2019

Akademia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me POLAMK, RSKK dhe Universitetin Laurea të Finlandës

Finlandë, 21 tetor 2019 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Ismail Smakiqi,  i shoqëruar nga Avni Istrefi udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë kanë udhëtuar për një vizitë zyrtare në Finlandë. Gjatë kësaj vizite u nënshkrua marrëveshja e re e bashkëpunimit mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Institutit të Trajnimit të Shërbimeve të Burgut dhe Sprovues (RSKK),  dhe Universitetit Laurea të Shkencave të Aplikuara të Finlandës.


Qëllimi i marrëveshjes është vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet tri institucioneve për të përkrahur objektivat strategjike për periudhat afatgjate në fushën e trajnimeve, arsimit të lartë, hulumtimit dhe zhvillimit si dhe në marrëdhëniet me publikun.

Në kuadër të kësaj vizite drejtori Smakiqi ka zhvilluar  një mori aktivitete pune që kanë rëndësi  strategjike për të ardhmen e Akademisë në sferën e bashkëpunimit ndërkombëtar.

 
Tuje gjatë  kësaj vizite drejtori Smakiqi ka nënshkruar marrëveshjen e re të vazhdimit të  bashkëpunimit edhe me Universitetin e Kolegjit Policor të  Finlandës (POLAMK). 

“Më këtë marrëveshje është vendosur  që të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë që e kemi kultivuar deri më tani. Të vazhdojmë ta  përkrahim njëra tjetrën për përfitime të përbashkëta,  duke shprehur gatishmërinë për të kontribuar në rritjen e mëtutjeshme të lidhjeve arsimore, kulturore, hulumtuese dhe zhvillimore”, tha Smakiqi.
 
Marrëveshja përfshinë zhvillimin dhe bashkërendimin e studimeve nën-diplomike dhe pas-diplomike, lidhjet e hulumtimit dhe zhvillimit, në një të ardhme të afërt në funksionalizimin në tërësi të të gjitha llojeve të shkëmbimeve.
 
Gjithashtu u tha se Akademia e vlerëson lartë marrëveshjet e bashkëpunimit  të vullnetshme të institucioneve për faktin që AKSP është pranuar partnere reciproke me të gjitha institucionet e lartcekura.
Smakiqi tha se ky është edhe një  inkurajim në rrugën në të cilin jemi në implementimin e vizionit dhe misionit të AKSP-së.
 
Ndër të tjerash vlen të përmendet se ekspertët nga POLAMK, RSKK  dhe Laurea të Finlandës, kanë qenë pjesë e realizimit  të suksesshëm në zbatimin e dy projekteve të binjakëzimit për Akademinë: IPA I  “Përmirësimi i arsimit në sektorin e rendit dhe sigurisë publike në Kosovë” dhe IPA II “Përkrahjen e mëtejshme të arsimit në siguri publike në Kosovë”, projekte këto të  financuar nga Komisioni Evropian me 1.5 milion euro respektivisht 1.4 milion euro, të cilat u implementuan gjatë periudhës 2012-2014 dhe 2016-2019 nga shtetet anëtare Finlanda dhe Estonia. Këto projekte kanë rezultuar në themelimin e arsimit të lartë në fushën e sigurisë publike në Akademi dhe zhvillimin e gjashtë  kurrikulave vokacionale apo profesionale për nevojat e Agjencive të Sigurisë Publike në Kosovë.
.
“Në kuadër të prioriteteve  bazuar edhe në Strategjinë e re Zhvillimore të AKSP-së 2019-2022 Akademia e Kosovës për Siguri Publike është duke vazhduar suksesshëm në realizimin e objektivave dhe qëllimeve strategjike të saj, si dhe duke bërë hapa të rëndësishëm tutje në ngritje të nivelit të saj në kuadër të ndërkombëtarizimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar më institucionet respektive të vendeve të BE-së”, tha Smakiqi.
 
Gjatë vizitës zyrtare në Finlandë, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë  Ismail Smakiqi, mbajti takime pune me përfaqësuesit e  institucionet e lartcekura ku temë diskutimi ishte bashkëpunimi në projektet potencialisht të financuara nga  BE-ja. Po ashtu delegacioni nga Kosova pati takime pune edhe me ish ekspertët e institucioneve në fjalë të cilit ishin pjesë e zbatimit të dy projekteve të Akademi  gjatë periudhës kohore 2012 – 2019.


 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Një  delegacion nga Universiteti Policor Gjerman vizitoi Akademinë
Një delegacion nga Universiteti Policor Gjerman vizitoi Akademinë


Vushtrri,  23 tetor 2019 – Një  delegacion nga Universiteti Policor Gjerman (UPGj) me seli në Münster të Gjermanisë, sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).

Delegacioni i cili ishte i udhëhequr nga Michael Rauschenbach  Drejtor i Kriminalistike, u takuan me  Dekanin e Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, Drejtorin e Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme Rrahim Rexha, Drejtorin e Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore Shpend Shabani dhe  Shpresa Muharremin  këshilltare nga OSBE-ja.


Në vazhdën e temave të shumta që u diskutuan ishte edhe forcimi i bashkëpunimit mes Akademisë së Kosovës së Sigurisë Publike dhe Universitetit Policor Gjerman.


Fillimisht  delegacioni nga Münsteri i Gjermanisë u njoftuan për misioni dhe vizionin për zhvillimet e fundit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike si dhe për zhvillimet në Fakultetin e Sigurisë Publike.

Para delegacionit u bë një prezantim rreth veprimtarisë së Akademisë, duke e informuar delegacionin me historikun, fazat të cilat ka kaluar AKSP-ja që nga themelimi e deri me tani.
Po ashtu delegacioni u informua edhe për trajnimet  që mbahen në Akademi  nga ato bazike e deri te ato të specializuara.


Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi,  fillimisht e falënderoi delegacionin  gjerman për vizitën në Akademi. Gashi  gjatë takimit foli për zhvillimin e  programit studimor në Fakultetin e Sigurisë Publike.

“Programi studimor i Fakultetit  të Sigurisë Publike  është zhvilluar përmes projektit të binjakëzimit, qëllimi i të cilit ishte ‘Përmirësimi i arsimit në sektorët e rendit dhe sigurisë publike’,  në bashkëpunim me Estonin dhe Finlandën. Në hartimin e këtij projekti janë analizuar përvojat e këtyre dy shteteve, në arsimin e sigurisë publike,  dhe është zhvilluar modeli më i mirë për AKSP-në”, u shpreh Gashi duke thënë se programi i studimit është i hartuar sipas nevojave të institucioneve të sigurisë publike.
 
Dekani Gashi tha se programi studimor në Fakultetin e Sigurisë Publike është program  i arritjes së njohurive dhe aftësive në përputhje me kompetencat e nevojshme për punë profesionale të zbatuesve të ligjit në vendet e tyre të punës.

“Angazhimi i ekspertëve konsulentë nga Evropa i bën programet studimore të AKSP-së të standardeve evropiane”, tha Gashi.

Në fund  Gashi u shpreh i gatshëm që bashkëpunimi më Universitetin Policor Gjerman të vazhdoj edhe më tutje. 


Ndërsa delegacioni nga Universiteti Policor Gjerman shprehen  interesimin e tyre lidhur me trajnimin e pjesëtareve të sigurisë e në veçanti të Policisë së Kosovës, mënyrën e përzgjedhjes së kadetëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Gjithashtu delegacioni u interesua edhe për zhvillimin e plan programit mësimor në Fakultetin e Sigurisë Publike. Ndërkaq duke folur rreth bashkëpunimit ata theksuan se ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Në fund, delegacioni  vizitoi objektet përcjellëse, ku përmes prezantimeve u informuan me pjesën praktike ku pjesëtarët e sigurisë publike kryejnë trajnimet.

 

Lexo më shumë
Gjenerata e 55 e kadetëve të Policisë së Kosovës  sot filloj trajnimin programi profesional
Gjenerata e 55 e kadetëve të Policisë së Kosovës sot filloj trajnimin programi profesional

Vushtrri, 11 nëntor 2019 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, gjenerata e 55 e kadetëve të Policisë së Kosovës sot fillojë pjesën teorike të trajnimit Programit Profesional “Polic i Ri”. 


Kadetët e rinj i përshëndeti Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Ismail Smakiqi. Më këtë rast Smakiqi iu dëshiroj suksese kadetëve dhe i inkurajoj ata që të japin maksimumin nga vetja e tyre që e gjithë trajnimin ta përfundojnë me sukses. 


Po ashtu kadetët i përshëndeti edhe drejtor i Drejtorisë për Trajnime Themelore të Policisë së Kosovës Agron Rukiqi.


Kadetët e rinj do të trajnohen sipas plan programit të dizajnuar  në bazë të standardëve ndërkombëtare  për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.

 

Trajnimi i cili do të zgjatë deri në gusht të vitit 2020 do ta vijojnë  446  kadet të Policisë së Kosovës.

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës