}

NewsArticle

23/10/2019

Një delegacion nga Universiteti Policor Gjerman vizitoi Akademinë


Vushtrri,  23 tetor 2019 – Një  delegacion nga Universiteti Policor Gjerman (UPGj) me seli në Münster të Gjermanisë, sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).

Delegacioni i cili ishte i udhëhequr nga Michael Rauschenbach  Drejtor i Kriminalistike, u takuan me  Dekanin e Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, Drejtorin e Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme Rrahim Rexha, Drejtorin e Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore Shpend Shabani dhe  Shpresa Muharremin  këshilltare nga OSBE-ja.


Në vazhdën e temave të shumta që u diskutuan ishte edhe forcimi i bashkëpunimit mes Akademisë së Kosovës së Sigurisë Publike dhe Universitetit Policor Gjerman.


Fillimisht  delegacioni nga Münsteri i Gjermanisë u njoftuan për misioni dhe vizionin për zhvillimet e fundit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike si dhe për zhvillimet në Fakultetin e Sigurisë Publike.

Para delegacionit u bë një prezantim rreth veprimtarisë së Akademisë, duke e informuar delegacionin me historikun, fazat të cilat ka kaluar AKSP-ja që nga themelimi e deri me tani.
Po ashtu delegacioni u informua edhe për trajnimet  që mbahen në Akademi  nga ato bazike e deri te ato të specializuara.


Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi,  fillimisht e falënderoi delegacionin  gjerman për vizitën në Akademi. Gashi  gjatë takimit foli për zhvillimin e  programit studimor në Fakultetin e Sigurisë Publike.

“Programi studimor i Fakultetit  të Sigurisë Publike  është zhvilluar përmes projektit të binjakëzimit, qëllimi i të cilit ishte ‘Përmirësimi i arsimit në sektorët e rendit dhe sigurisë publike’,  në bashkëpunim me Estonin dhe Finlandën. Në hartimin e këtij projekti janë analizuar përvojat e këtyre dy shteteve, në arsimin e sigurisë publike,  dhe është zhvilluar modeli më i mirë për AKSP-në”, u shpreh Gashi duke thënë se programi i studimit është i hartuar sipas nevojave të institucioneve të sigurisë publike.
 
Dekani Gashi tha se programi studimor në Fakultetin e Sigurisë Publike është program  i arritjes së njohurive dhe aftësive në përputhje me kompetencat e nevojshme për punë profesionale të zbatuesve të ligjit në vendet e tyre të punës.

“Angazhimi i ekspertëve konsulentë nga Evropa i bën programet studimore të AKSP-së të standardeve evropiane”, tha Gashi.

Në fund  Gashi u shpreh i gatshëm që bashkëpunimi më Universitetin Policor Gjerman të vazhdoj edhe më tutje. 


Ndërsa delegacioni nga Universiteti Policor Gjerman shprehen  interesimin e tyre lidhur me trajnimin e pjesëtareve të sigurisë e në veçanti të Policisë së Kosovës, mënyrën e përzgjedhjes së kadetëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Gjithashtu delegacioni u interesua edhe për zhvillimin e plan programit mësimor në Fakultetin e Sigurisë Publike. Ndërkaq duke folur rreth bashkëpunimit ata theksuan se ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Në fund, delegacioni  vizitoi objektet përcjellëse, ku përmes prezantimeve u informuan me pjesën praktike ku pjesëtarët e sigurisë publike kryejnë trajnimet.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Sot u mbajt ceremonia e përfundimit të pjesës teorike të programit profesional për 416 kadetët të Policisë së Kosovës
Sot u mbajt ceremonia e përfundimit të pjesës teorike të programit profesional për 416 kadetët të Policisë së Kosovës

Vushtrri, 13 shtator 2019 –  Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike,  gjenerata e pesëdhjetë e katër (54) e kadetëve të policisë  sot  përfundojë pjesën teorike të programit profesional për 416 kadetët të Policisë së Kosovës dhe nga sot do të vazhdojnë me pjesën praktike të këtij programi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj duke përshëndetur të pranishmit ftojë kadetët që gjatë punës së tyre ta respektojnë ligjin. Drejtori Qalaj tha se Policia e Kosovës është  një organizatë e strukturuar  mirë dhe një organizatë shumë e besueshme.
 
“Sot jemi një organizatë e strukturuar mirë, me të gjitha kapacitetet në aspektin organizativ, më infrastrukturë ligjore, më pajisje dhe me kapaciteti njerëzore. Puna jonë ka bërë që të jemi një organizatë shumë e besueshme, këtë e kemi arritur duke i kryer detyrat e policisë që janë të përcaktuara më ligjin e policisë”, u shpreh Qalaj duke falënderuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme që ja bëjnë Policisë së Kosovë.
 
Qalaj më tej tha: “Në Akademi keni kryer pjesën teorike të programit dhe tani po hyni në një fazë shumë të rëndësishme të trajnimit fushor, është fazë e rëndësishme me qenë se atë që e keni mësuar nga instruktoret në shkollë do ta mësoni  do ta plotësoni edhe më punën praktike”.
Më këtë rast drejtori Qalaj ftoj kadetët që gjatë punës së tyre t’i shërbejnë popullit të Kosovës, ti trajtojnë të gjithë të barabartë.
 
 “Ne kemi shumë detyra duke u nisur nga ruajtja e jetës dhe pronës dhe duke përfunduar deri të sigurimi i kufiri shtetëror. Do te jetë një punë mjaftë e vështirë një punë mjaftë sfiduese, mirëpo një punë shumë e çmuar nga qytetarët e Kosovës. Meqenëse ju do të shërbeni, do t’i mbroni qytetarët dhe pronat, dhe shumë shpesh do të shpëtoni jetë. Ky është edhe misioni ynë, që ne të shërbejmë dhe vetëm të shërbejmë. Të shërbejmë popullit të Kosovës, t’i trajtojmë të gjithë të barabartë dhe ti konsiderojmë secilin individë në vend, anëtarë të familjes së madhe të Kosovës”, tha Qalaj duke thënë se Policia e Kosovës është një organizatë shumë etnike, po ashtu është një organizatë që kujdeset edhe në aspektin gjinor.

Ndërsa ministri në detyrë i Ministrisë së Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa kërkoi nga kadetët të angazhohen në punën e tyre që ta ruajnë besueshmërinë që ka Policia e Kosovës.
“Ju tani po bartni uniformën që ka një besueshmëri të madhe nga qytetarët, andaj duhet të angazhoheni që të mbahet kjo besueshmëri duke respektuar ligjet në fuqi dhe të drejtat e njeriut”, u shpreh Mustafa.
 
“Ditë me parë sikurse Policia e Kosovës ashtu edhe Akademia mbushen 20 vite të themelimit dhe punës së suksesshme. Pas një pune të suksesshme Akademia u anëtarësua në  Rrjetin Ndërkombëtar Frankofon i Trajnimit Policor (FRANCOPOL), si anëtarë më të drejtë vote”, tha Mustafa.
 
Ministri në detyrë Ekrem Mustafa tha se edukimi është komponentë më e rëndësishme e zhvillimit të një sistemi me standarde të pranueshme dhe në hap me zhvillimin modern si dhe me risitë teknologjike.
 
“Është shumë me rëndësi që profesionalizmi dhe mirëmbajtja e kësaj besueshmërie, të bëhet duke e zbatuar ligjin në përgjithësi dhe ruajtja e të drejtave të njeriut. Dhe ju tani me  punën tuaj të mirëmbahet kjo besueshmëri. Kjo besueshmëri të mirëmbahet duke e zbatuar ligjin në përpikëri”, tha Mustafa.
 
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës Ismail Smakiqi mbajti këtë fjalë rasti. 
“Të dashur kadet të Policisë së Kosovës, Dëshiroi të iu uroj nga zemra përfundimin e moduleve të pjesës teorike të Trajnimit të Programit Profesional “Polic i Ri” në Akademia e Kosovës për Siguri Publike”, tha Smakiqi.
 
Drejtori Smakiqi thas se viti 2019 ka qenë viti me më së shumti kadet në historinë e Akademisë ku sic tha ai në të njëjtën kohë kanë ndjekur trajnimet profesionale 17 kadet të Inspektoratit Policor të Kosovës, 119 kadet të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe 416 kadet të Policisë së Kosovës.
 
“Të dashur kadet të Policisë së Kosovës, ju gjatë këtyre 34 javëve të kaluara në Akademi keni fituar njohuri dhe shkathtësi të nevojshme që në një të ardhme të afërt të ushtroni profesionin tuaj. Profesionin tuaj ushtrojeni në përputhje me kompetencat tuaja ligjore duke i shërbyer qytetarëve të atdheut tuaj pa asnjë dallim. Kur mos harroni që fuqia Jua është në familjet tuaja të cilat iu përkrahën të përcaktoheni për profesionin tuaj dhe kolegët tuaj të profesionit, shokët e njësive tuaja, me të cilët do ti luftoni njerëzit e keqi. Mos harroni të ruani të drejtën që familjet tuaja, kolegët tuaj, shokët tuaj, të dashurit tuaj dhe qytetarët e Kosovës ti shikoni gjithmonë ne sy”, u shpreh drejtori Smakiqi duke ju dwshiruar kadetwve shëndet dhe gjitha të mirat në karrierën dhe jetën tyre. 
 
“I nderuari Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Qalaj, shpresoi bashkë të krijojmë kushtet dhe të gjejmë përkrahjen e institucioneve qendrore të shtetit, që sa më parë të filloi trajnimin gjenerata e 55 e kadetëve të Policisë së Kosovës. Ashtu siç e them çdo herë në Ceremoni të këtilla  Akademia ka hijeshi vetëm kur është plotë me kadet.Gëzuar të dashur kadet”, tha Smakiqi .
 
Edhe udhëheqësja e  Programit të ICITAP-it në  Kosovë Kimberley Riffe, i uroj kadetë në punën e tyre. 
“Si ish komandant i zbatimit të ligjit me lejoni të ndaj disa këshilla më ju. Të  jeni të guximshëm bëni atë që është e drejtë edhe kur s’është gjerësisht  e pranuar, jeni të fortë, qëndroni kundër atyre që ndikojnë dhe tentojnë të hyjnë në drejtësi, jeni të guximshëm, provoni drejtë rrezikut për të mbrojtur qytetarët e tuaj, jeni të nderuar zbatoni ligjin për të mbrojtur të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë. As njëherë mos harroni që edhe ju jeni pjesë e komunitetit”, tha Riffe.
Ndërsa ambasadori i  Misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Braathu u shpreh i bindur që kadetët do ta vazhdojnë vijën e suksesit që ka Policia e Kosovë.
 
“Ju po kaloni në një vij të suksesit e cila është ndërtuar për 20 vite më rresht dhe më bindje se ju do të vazhdoni tutje këtë vij të suksesit. Dua t’ju uroj për guximin që keni marrë për të marr rolin të drejtoni dhe të mbështetin komunitetin të jeni një zyrtarë policor”, tha Braathu duke i ftuar kadetët që të përmbaheni dhe të respektojnë rregullat e shteti ligjor, te jenë profesional dhe të jenë të nderuar për uniformen dhe shërbimin që ua bënin komunitetit. 
 

Nehat Thaçi drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës njëherit edhe kryesues i Bordit të Akademisë në emër të bordit të Akademisë i  përshëndeti të gjithëve. “Ju policë të ri rrugëtimi nuk është aq i lehtë unë ju inkurajoj që rrugëtimi i juaj të jetë  i ndershëm dhe  të ketë vizion të qartë”, u shpreh Thaçi.
 
 
Ndërsa, në emër të gjeneratës 54-të foli Pajtim Thaçi,  tha se janë krenar që do t’i shërbejnë vendit në mënyrë profesionale duke u  zotuar se do t’i kryejnë detyrat në bazë të ligjit dhe me nderë. “Ne si zyrtarë të policisë së Kosovës, do ti mbrojmë të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim”, theksoi Thaçi.
 


Lexo më shumë
Akademia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me POLAMK, RSKK  dhe Universitetin Laurea të Finlandës
Akademia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me POLAMK, RSKK dhe Universitetin Laurea të Finlandës

Finlandë, 21 tetor 2019 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Ismail Smakiqi,  i shoqëruar nga Avni Istrefi udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë kanë udhëtuar për një vizitë zyrtare në Finlandë. Gjatë kësaj vizite u nënshkrua marrëveshja e re e bashkëpunimit mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Institutit të Trajnimit të Shërbimeve të Burgut dhe Sprovues (RSKK),  dhe Universitetit Laurea të Shkencave të Aplikuara të Finlandës.


Qëllimi i marrëveshjes është vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet tri institucioneve për të përkrahur objektivat strategjike për periudhat afatgjate në fushën e trajnimeve, arsimit të lartë, hulumtimit dhe zhvillimit si dhe në marrëdhëniet me publikun.

Në kuadër të kësaj vizite drejtori Smakiqi ka zhvilluar  një mori aktivitete pune që kanë rëndësi  strategjike për të ardhmen e Akademisë në sferën e bashkëpunimit ndërkombëtar.

 
Tuje gjatë  kësaj vizite drejtori Smakiqi ka nënshkruar marrëveshjen e re të vazhdimit të  bashkëpunimit edhe me Universitetin e Kolegjit Policor të  Finlandës (POLAMK). 

“Më këtë marrëveshje është vendosur  që të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë që e kemi kultivuar deri më tani. Të vazhdojmë ta  përkrahim njëra tjetrën për përfitime të përbashkëta,  duke shprehur gatishmërinë për të kontribuar në rritjen e mëtutjeshme të lidhjeve arsimore, kulturore, hulumtuese dhe zhvillimore”, tha Smakiqi.
 
Marrëveshja përfshinë zhvillimin dhe bashkërendimin e studimeve nën-diplomike dhe pas-diplomike, lidhjet e hulumtimit dhe zhvillimit, në një të ardhme të afërt në funksionalizimin në tërësi të të gjitha llojeve të shkëmbimeve.
 
Gjithashtu u tha se Akademia e vlerëson lartë marrëveshjet e bashkëpunimit  të vullnetshme të institucioneve për faktin që AKSP është pranuar partnere reciproke me të gjitha institucionet e lartcekura.
Smakiqi tha se ky është edhe një  inkurajim në rrugën në të cilin jemi në implementimin e vizionit dhe misionit të AKSP-së.
 
Ndër të tjerash vlen të përmendet se ekspertët nga POLAMK, RSKK  dhe Laurea të Finlandës, kanë qenë pjesë e realizimit  të suksesshëm në zbatimin e dy projekteve të binjakëzimit për Akademinë: IPA I  “Përmirësimi i arsimit në sektorin e rendit dhe sigurisë publike në Kosovë” dhe IPA II “Përkrahjen e mëtejshme të arsimit në siguri publike në Kosovë”, projekte këto të  financuar nga Komisioni Evropian me 1.5 milion euro respektivisht 1.4 milion euro, të cilat u implementuan gjatë periudhës 2012-2014 dhe 2016-2019 nga shtetet anëtare Finlanda dhe Estonia. Këto projekte kanë rezultuar në themelimin e arsimit të lartë në fushën e sigurisë publike në Akademi dhe zhvillimin e gjashtë  kurrikulave vokacionale apo profesionale për nevojat e Agjencive të Sigurisë Publike në Kosovë.
.
“Në kuadër të prioriteteve  bazuar edhe në Strategjinë e re Zhvillimore të AKSP-së 2019-2022 Akademia e Kosovës për Siguri Publike është duke vazhduar suksesshëm në realizimin e objektivave dhe qëllimeve strategjike të saj, si dhe duke bërë hapa të rëndësishëm tutje në ngritje të nivelit të saj në kuadër të ndërkombëtarizimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar më institucionet respektive të vendeve të BE-së”, tha Smakiqi.
 
Gjatë vizitës zyrtare në Finlandë, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë  Ismail Smakiqi, mbajti takime pune me përfaqësuesit e  institucionet e lartcekura ku temë diskutimi ishte bashkëpunimi në projektet potencialisht të financuara nga  BE-ja. Po ashtu delegacioni nga Kosova pati takime pune edhe me ish ekspertët e institucioneve në fjalë të cilit ishin pjesë e zbatimit të dy projekteve të Akademi  gjatë periudhës kohore 2012 – 2019.


 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës