13/09/2019
Sot u mbajt ceremonia e përfundimit të pjesës teorike të programit profesional për 416 kadetët të Policisë së Kosovës
Vushtrri, 13 shtator 2019 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, gjenerata e pesëdhjetë e katër (54) e kadetëve të policisë sot përfundojë pjesën teorike të programit profesional për 416 kadetët të Policisë së Kosovës dhe nga sot do të vazhdojnë me pjesën praktike të këtij programi.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj duke përshëndetur të pranishmit ftojë kadetët që gjatë punës së tyre ta respektojnë ligjin. Drejtori Qalaj tha se Policia e Kosovës është një organizatë e strukturuar mirë dhe një organizatë shumë e besueshme.
“Sot jemi një organizatë e strukturuar mirë, me të gjitha kapacitetet në aspektin organizativ, më infrastrukturë ligjore, më pajisje dhe me kapaciteti njerëzore. Puna jonë ka bërë që të jemi një organizatë shumë e besueshme, këtë e kemi arritur duke i kryer detyrat e policisë që janë të përcaktuara më ligjin e policisë”, u shpreh Qalaj duke falënderuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme që ja bëjnë Policisë së Kosovë.
Qalaj më tej tha: “Në Akademi keni kryer pjesën teorike të programit dhe tani po hyni në një fazë shumë të rëndësishme të trajnimit fushor, është fazë e rëndësishme me qenë se atë që e keni mësuar nga instruktoret në shkollë do ta mësoni do ta plotësoni edhe më punën praktike”.
Më këtë rast drejtori Qalaj ftoj kadetët që gjatë punës së tyre t’i shërbejnë popullit të Kosovës, ti trajtojnë të gjithë të barabartë.
“Ne kemi shumë detyra duke u nisur nga ruajtja e jetës dhe pronës dhe duke përfunduar deri të sigurimi i kufiri shtetëror. Do te jetë një punë mjaftë e vështirë një punë mjaftë sfiduese, mirëpo një punë shumë e çmuar nga qytetarët e Kosovës. Meqenëse ju do të shërbeni, do t’i mbroni qytetarët dhe pronat, dhe shumë shpesh do të shpëtoni jetë. Ky është edhe misioni ynë, që ne të shërbejmë dhe vetëm të shërbejmë. Të shërbejmë popullit të Kosovës, t’i trajtojmë të gjithë të barabartë dhe ti konsiderojmë secilin individë në vend, anëtarë të familjes së madhe të Kosovës”, tha Qalaj duke thënë se Policia e Kosovës është një organizatë shumë etnike, po ashtu është një organizatë që kujdeset edhe në aspektin gjinor.
Ndërsa ministri në detyrë i Ministrisë së Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa kërkoi nga kadetët të angazhohen në punën e tyre që ta ruajnë besueshmërinë që ka Policia e Kosovës.
“Ju tani po bartni uniformën që ka një besueshmëri të madhe nga qytetarët, andaj duhet të angazhoheni që të mbahet kjo besueshmëri duke respektuar ligjet në fuqi dhe të drejtat e njeriut”, u shpreh Mustafa.
“Ditë me parë sikurse Policia e Kosovës ashtu edhe Akademia mbushen 20 vite të themelimit dhe punës së suksesshme. Pas një pune të suksesshme Akademia u anëtarësua në Rrjetin Ndërkombëtar Frankofon i Trajnimit Policor (FRANCOPOL), si anëtarë më të drejtë vote”, tha Mustafa.
Ministri në detyrë Ekrem Mustafa tha se edukimi është komponentë më e rëndësishme e zhvillimit të një sistemi me standarde të pranueshme dhe në hap me zhvillimin modern si dhe me risitë teknologjike.
“Është shumë me rëndësi që profesionalizmi dhe mirëmbajtja e kësaj besueshmërie, të bëhet duke e zbatuar ligjin në përgjithësi dhe ruajtja e të drejtave të njeriut. Dhe ju tani me punën tuaj të mirëmbahet kjo besueshmëri. Kjo besueshmëri të mirëmbahet duke e zbatuar ligjin në përpikëri”, tha Mustafa.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës Ismail Smakiqi mbajti këtë fjalë rasti.
“Të dashur kadet të Policisë së Kosovës, Dëshiroi të iu uroj nga zemra përfundimin e moduleve të pjesës teorike të Trajnimit të Programit Profesional “Polic i Ri” në Akademia e Kosovës për Siguri Publike”, tha Smakiqi.
Drejtori Smakiqi thas se viti 2019 ka qenë viti me më së shumti kadet në historinë e Akademisë ku sic tha ai në të njëjtën kohë kanë ndjekur trajnimet profesionale 17 kadet të Inspektoratit Policor të Kosovës, 119 kadet të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe 416 kadet të Policisë së Kosovës.
“Të dashur kadet të Policisë së Kosovës, ju gjatë këtyre 34 javëve të kaluara në Akademi keni fituar njohuri dhe shkathtësi të nevojshme që në një të ardhme të afërt të ushtroni profesionin tuaj. Profesionin tuaj ushtrojeni në përputhje me kompetencat tuaja ligjore duke i shërbyer qytetarëve të atdheut tuaj pa asnjë dallim. Kur mos harroni që fuqia Jua është në familjet tuaja të cilat iu përkrahën të përcaktoheni për profesionin tuaj dhe kolegët tuaj të profesionit, shokët e njësive tuaja, me të cilët do ti luftoni njerëzit e keqi. Mos harroni të ruani të drejtën që familjet tuaja, kolegët tuaj, shokët tuaj, të dashurit tuaj dhe qytetarët e Kosovës ti shikoni gjithmonë ne sy”, u shpreh drejtori Smakiqi duke ju dwshiruar kadetwve shëndet dhe gjitha të mirat në karrierën dhe jetën tyre.
“I nderuari Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Qalaj, shpresoi bashkë të krijojmë kushtet dhe të gjejmë përkrahjen e institucioneve qendrore të shtetit, që sa më parë të filloi trajnimin gjenerata e 55 e kadetëve të Policisë së Kosovës. Ashtu siç e them çdo herë në Ceremoni të këtilla Akademia ka hijeshi vetëm kur është plotë me kadet.Gëzuar të dashur kadet”, tha Smakiqi .
Edhe udhëheqësja e Programit të ICITAP-it në Kosovë Kimberley Riffe, i uroj kadetë në punën e tyre.
“Si ish komandant i zbatimit të ligjit me lejoni të ndaj disa këshilla më ju. Të jeni të guximshëm bëni atë që është e drejtë edhe kur s’është gjerësisht e pranuar, jeni të fortë, qëndroni kundër atyre që ndikojnë dhe tentojnë të hyjnë në drejtësi, jeni të guximshëm, provoni drejtë rrezikut për të mbrojtur qytetarët e tuaj, jeni të nderuar zbatoni ligjin për të mbrojtur të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë. As njëherë mos harroni që edhe ju jeni pjesë e komunitetit”, tha Riffe.
Ndërsa ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Braathu u shpreh i bindur që kadetët do ta vazhdojnë vijën e suksesit që ka Policia e Kosovë.
“Ju po kaloni në një vij të suksesit e cila është ndërtuar për 20 vite më rresht dhe më bindje se ju do të vazhdoni tutje këtë vij të suksesit. Dua t’ju uroj për guximin që keni marrë për të marr rolin të drejtoni dhe të mbështetin komunitetin të jeni një zyrtarë policor”, tha Braathu duke i ftuar kadetët që të përmbaheni dhe të respektojnë rregullat e shteti ligjor, te jenë profesional dhe të jenë të nderuar për uniformen dhe shërbimin që ua bënin komunitetit.
Nehat Thaçi drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës njëherit edhe kryesues i Bordit të Akademisë në emër të bordit të Akademisë i përshëndeti të gjithëve. “Ju policë të ri rrugëtimi nuk është aq i lehtë unë ju inkurajoj që rrugëtimi i juaj të jetë i ndershëm dhe të ketë vizion të qartë”, u shpreh Thaçi.
Ndërsa, në emër të gjeneratës 54-të foli Pajtim Thaçi, tha se janë krenar që do t’i shërbejnë vendit në mënyrë profesionale duke u zotuar se do t’i kryejnë detyrat në bazë të ligjit dhe me nderë. “Ne si zyrtarë të policisë së Kosovës, do ti mbrojmë të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim”, theksoi Thaçi.