}

NewsArticle

24/01/2020

Në Akademi u mbajt konferenca “Sfidat e mobilitetit të transportit dhe siguria publike”

Vushtrri, 24 janar 2020 –  Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), u mbajt konferenca e shtatë ndërkombëtare, “Sfidat e mobilitetit të transportit dhe siguria publike”, e organizuar nga Kolegji “Tempulli”  në bashkëpunim më Akademinë ku gjatë kësaj konference janë prezantuar disa hulumtime shkencore rreth sigurisë publike, sigurisë në rrugë. 


Në konferencë morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi,  zëvendësdrejtori i përgjithshëm  i Policisë së Kosovës  Samedin Mehmeti, Drejtori i Kolegjit “Tempulli” Muhamed Krasniqi, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, përfaqësues të  institucioneve tjera të sigurisë në vend si dhe studentë nga Kolegji “Tempulli” dhe Fakulteti i Sigurisë Publike. 


Ismail Smakiqi Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike u shpreh i lumtur që Akademia është bashkorganizatore e një konference kaq të rëndësishme. 


Smakiqi tha se Akademia  është institucion që ofron trajnime dhe arsimim të lartë për të gjithë zbatuesit e ligjit. “Të gjitha agjencionet e sigurisë publike kryejnë trajnime dhe arsim të lartë në  këtë Akademi”,  u shpreh Smakiqi duke thënë që  Akademia ka bërë përpjekje të madhe që të krijoj programe profesionale mësimore që janë në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare. 


“Ne kemi akreditim dhe ri/akreditim të programeve studimore. Po ashtu akreditim bazuar në standarde evropiane të cilat ju mundëson studentëve dhe kadetëve të gjashtë agjencioneve të kryejnë trajnime në Akademi”, tha Smakiqi . 


Smakiqi u shpreh se sfida e sigurisë në trafik ka nevojë për vëmendje të shtuar të institucioneve dhe të qytetarëve.


Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, tha se “kam kënaqësinë dhe privilegjin t’ju drejtohem sot me një fjalë rasti, në hapjen e punimeve të Konferencës së 7-të Shkencore Ndërkombëtare”.  Ai tha se në këtë konferencë subjekt kryesor është sfida e mobilitetit dhe siguria publike, duke gërshetuar dy fusha me rendësi te veçantë: sigurinë rrugore në kuadër të mobilitetit urban dhe sigurinë publike në përgjithësi.


 Më tej Gashi tha se “jetojmë në një botë në ndryshim në të cilën edhe sfidat e njerëzimit vijnë duke ndryshuar, por siguria publike në përgjithësi dhe ajo rrugore në veçanti, vazhdon të mbetet ndër problemet kryesore për institucionet shtetërore dhe të gjithë shoqërinë tonë”. 

 Dekani Gashi  ne fund tha se  duke parë rëndësinë e temave që do të trajtohen, shfrytëzoj nga rasti të shpreh mirënjohjen time për të gjithë penalistët e kësaj konference, të cilët përmes punimeve të tyre do të bëjnë që kjo konferencë të përmbushë objektivat e përcaktuara.


Ndërsa,  drejtori i Kolegjit “Tempulli”  Muhamed Krasniqi duke përshëndetur  të pranishmit tha se është nder që kjo konferencë mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.  Ai tha se kjo konferencë  synon të sjellë zhvillimet me të fundit  me temat e sotme  të cilat janë gjithsej  trembëdhjetë të cilat janë leksione kryesore, publikime prezantime nga profesorët e ndryshëm të institucioneve  të ndryshme  si dhe student.  “Derisa sa sot bota përballet me shume sfida  ne duhet të jemi  të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit  ndërdisiplinor si nevojë për të promovuar  një bashkëpunim  të tillë brenda këtij  profesioni dhe në zbatimin  e njohurive  të reja”,  tha Krasniqi. 

Më tej ai shtoi se bashkëpunimi ndërkombëtar  dhe në inxhinieri  lehtëson shkëmbimin   e njohurive dhe promovon  aplikime te reja teknologjike për një të ardhme më të sigurte  dhe mirëqenie  për ti mbështetur  qëndrueshmërinë e jetës njerëzore.  Në përputhje me vizionin  dhe misionin e ri të Kolegjit Tempulli Kjo konferencë  ndërkombëtare  është edhe një përpjekje më shumë  për të bërë  vizionin tonë të vërtetë, përfundoi Krasniqi.


Ndërsa Kryetari i Komunës së Vushtrrisë  Xhefer Tahiri  duke ju drejtuar të pranishmëve  tha se është kënaqësi që në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë  si nikoqirë edhe i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike  të ju dëshiroj mirëseardhje  në qytetin e lashtë të Vushtrrisë. Duke folur për   rezultatet  shkencore që dalin nga kjo konferencë   ai tha se do të  ndihmojnë në  politike bërjen që vërtetë  përmes studimeve  konkrete  të  rrisin sigurinë  e pjesëmarrësve në trofikë.  


Ndryshe gjatë kësaj konference u tha se gjatë vitit 2019 kanë ndodhur 16 mijë e 199 aksidente ku kanë humbur jetën 113 persona në këto aksidente.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

 Një delegacioni  i Universitetit të Shkencave të Aplikuara LAUREA vizitoi Akademinë
Një delegacioni i Universitetit të Shkencave të Aplikuara LAUREA vizitoi Akademinë

Vushtrri, 16 janar 2020 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, priti sot në një takim pune një delegacion nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara LAUREA dhe Instituti Trajnues i Shërbimit të Burgjeve dhe Sprovues (RSKK) të Finlandës.


Delegacioni ishte në përbërje nga Kati Komulainen drejtoreshë e Njësisë për Arsim, Iso Mattila drejtor i Njësisë për Hulumtim nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara LAUREA  si dhe Hannu Kiehelä  drejtor i Institutit Trajnues të Shërbimit të Burgjeve dhe Sprovues (RSKK).


Në takim morën pjesë edhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike pranë Akademisë Bejtush Gashi së bashku me stafin Akademik dhe personelin e Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë . 


 

Vizita e punës është  rrjedhojë e dakordimit të përbashkët të të tri institucioneve gjatë nënshkrimit të marrëveshjes tri laterale në Finlandë në tetorin e vitit 2019. 


Në marrëveshje përfshihen bashkëpunimi  në zhvillimin dhe bashkërendimin e studimeve të larta dhe pas-diplomike, projekte të përbashkëta në hulumtim dhe zhvillim, si dhe në një të ardhme shumë të afërt fillimi i zbatimit i të gjitha llojeve të shkëmbimeve. 


Duke u bazuar në kornizën e  marrëveshjes gjatë këtij takimi u zhvilluan sesionet e punuese mes  AKSP dhe delegacionit nga LAUREA dhe RSKK . Gjatë kësaj vizite fokusi kryesor ishte diskutimet rreth  projekteve të mundshme të  përbashkëta  në fushën e hulumtimit, zhvillimit dhe inovacionit; në fushën e kurrikulës dhe mësimit në distancë (e-Learning); si dhe mbi fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe projektet e mobilitetit të studentëve, mësimdhënësve dhe personelit administrativ/profesional.

 

Në fund të takimit të tria palët u dakorduan që të marrin  veprime konkrete për gjetjen e mundësive për përfshirje të përbashkët në ndonjë projekt në fushën e hulumtimit dhe inovacionit, e më konkretisht të fillohet në implementim të menjëhershëm të bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit (mobilitetit) të studentëve, mësimdhënësve dhe personelit administrativ / profesional.  


Ndryshe Universiteti i Shkencave të Aplikuara LAUREA është Universiteti më i njohur në Finlandë nga radhët e Universiteteve të Shkencave të Aplikuara, përderisa ekspertët nga ky Universitet së bashku me ekspertët nga RSKK kanë qenë pjesë e zbatimit të projektit të parë për Akademinë në kuadër të IPA I të financuar nga BE dhe zbatuar nga vendet anëtare Finlanda dhe Estonia.


Lexo më shumë
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Andrews vizitoi Akademinë
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Andrews vizitoi Akademinë

Vushtrri, 24 janar 2020 -  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit në Byronë e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) Jorgan K. Andrews.


Zëvendës Ndihmës Sekretari Andrews u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë pranë Akademisë Bejtush Gashi, së bashku me udhëheqësit e lartë  si dhe përfaqësuesit e agjencive të sigurisë publike.


Duke i uruar mirëseardhje Andrews, Drejtori Smakiqi e falënderoi  për vizitën dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadës të SHBA-ve  në Kosovë, ICITAP-in dhe Byronë e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) të cilën e udhëheqë Andrews.


Duke prezantuar zhvillimin e Akademisë, drejtori Smakiqi tha  “Akademia është themeluar nga amerikani Stiv Bennet, i cili u angazhua nga OSBE e cila në vitin 1999 pati mision themelimin e një force lokale policore duke përfshirë Shkollën e Shërbimit Policor të Kosovës. Stiv Bennet e udhëhiqi  këtë shkollë deri në vitin 2006, me ç’ rast gradualisht shkolla e fillon kalimin e udhëheqje nga vendorët.

Në të gjitha fazat e zhvillimit të Akademisë institucionet përkatëse të SHBA, ICITAP-i si dhe partnerët ndërkombëtar OSBE, Komisioni Evropian e kanë përkrahur Akademinë në ngritjen e kapaciteteve të  Agjencive të Sigurisë Publike”.


Drejtori Smakiqi duke falënderuar Andrews shtoi se “Byroja e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) në vitin 2017 i ka dhënë donacion Akademisë  pajisjen e Trajnimit të Simulimit të Armëve të Zjarrit (FATS) për nevoja të trajnimit të zyrtarëve të sigurisë publike të Kosovës, e cila është e vetmja e këtij lloji në Kosovë dhe regjion”.


Ndërsa,  Zëvendës Ndihmës Sekretari  Andrews falënderoi drejtorin Smakiqi për pritje për tu njohur më për se afërmi me zhvillimet në Akademi, sfidat me të cilat përballet ky institucion si dhe nevojat për zhvillim të mëtutjeshëm.  Andrews u shpreh i impresionuar me zhvillimet në Akademi, e cila vepron dhe punon bazuar më standarde ndërkombëtare si dhe akreditimin ndërkombëtar të cilin e ka fituar Akademia nga IADLEST.  Ai tha se Departamenti i shtetit që udhëheq dhe kolegët e tij që përfaqësojmë Departamentin e Drejtësisë do të vazhdojmë të punojmë së bashku që të përkrahim Akademinë për të ofruar trajnime profesionale si dhe pajisje të nevojshme për trajnime  më të mira për Policinë e Kosovës.

“Një forcë e policisë është me e fortë dhe më e shëndetshme kur përfaqësimi gjinor dhe etnik është i balancuar”, tha Andrews. 


Zëvendës Ndihmës Sekretari Andrews i shoqëruar nga Katherine Bewley INL Program Officer, Shawn Waddoups  Drejtor për Kosovë i INL, Gazmend Musa – INL Specialist i Programi, Andriana Saric  Asistent politik në Ambasadën e SHBA në Kosovë.

Delegacioni vazhdoi me vizitë në kampusin e Akademisë, duke përfshirë pjesëmarrjen në ushtrime të kadetëve në hapësira të Akademisë dhe pajisjen e Trajnimit të Simulimit të Armëve të Zjarrit (FATS).


Ndryshe Andrews mbikëqyr programet INL në Evropë dhe Azi, përfshirë Afganistanin dhe Pakistanin, duke punuar me partnerë ndërkombëtarë për të parandaluar trafikun e paligjshëm të drogës dhe aktivitetet e tjera kriminale transnacionale; zvogëlimin e paqëndrueshmërinë dhe forcimin e qëndrueshmërisë të partnerëve që përballen me ndikimin malinje; dhe promovojnë bashkëpunimin e drejtësisë penale me Shtetet e Bashkuara.


 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës