}

NewsArticle

29/11/2019

U mbajt punëtoria për harmonizimin dhe finalizimin e draft-planit të trajnimeve për vitin 2020 në Akademi

Vushtrri, 25 nëntor 2019 -  Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe agjencitë e sigurisë publike, së bashku me partnerët e përhershëm të Akademisë, siç janë OSBE dhe ICITAP-i  mbajti punëtorinë gjatë të cilës është bërë  harmonizimi dhe finalizimi i draft – planit  të trajnimeve që do të mbahen në Akademi gjatë vitit 2020. Punëtoria e cila është përkrahur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka zgjatur tri ditë dhe në të kanë marrë pjesë përfaqësues nga të gjitha agjencionet e sigurisë publike. 



Në hapjen e kësaj punëtorie  pjesëmarrësit i përshëndetën Drejtori i Përgjithshëm i  Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi dhe Drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike i OSBE-së në Kosovës   Edward Anderson.


Drejtori Smakiqi falënderoi OSBE-në që edhe më tutje po vazhdon ta përkrah Akademinë.   “OSBE dhe ICITAP-i gjatë gjithë këtyre viteve po përkrahin Akademinë dhe agjencitë e sigurisë publike me trajnime dhe pajisje më moderne të cilat janë më se të domosdoshme që të jemi në hap me zhvillimet e aktuale në fushën e sigurisë publike dhe me qëllim që institucionet e zbatimit të ligjit të iu përgjigjen sfidave të sigurisë të cilat vazhdimisht po ndryshojnë”,  tha Drejtori Smakiqi.


Drejtori Smakiqi po ashtu shpalosi të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet të cilat e shënuan vitin 2019. 


 “Viti 2019 shënon historinë më të re të Akademisë me mbajtjen e trajnimeve profesionale të akredituara në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve, bazuar në kornizën kombëtare dhe evropiane të standardeve si dhe të akreditimit të Akademisë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Viti 2019 ka qenë viti me më së shumti kadet në historinë e Akademisë. Në të njëjtën kohë kanë ndjekur trajnimet profesionale 17 kadet të IPK, 117 kadet të SHKK dhe 416 kadet të PK. Të përfshirë në këtë numër edhe 240 student të FSP si dhe pjesëmarrësit në trajnime tjera, sikur trajnimi i 44 oficerëve dhe zyrtarëve të lart në trajnimin e SPSC ose Shkolla e Stafit të Komandos, në pjesën më të madhe të këtyre muajve në Akademi çdo ditë kanë kaluar nga 800 pjesëmarrës në trajnime, studime dhe aktivitete tjera”, u shpreh Smakiqi.


Kurse Drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike në misionin e  OSBE-së në Kosovës Edward Anderson duke përshëndetur pjesëmarrësit e punëtorisë shprehi kënaqësinë që po merre pjesë në takimin për  planifikim të trajnimeve të Akademisë dhe agjencive, të cilin e përkrah OSBE. Drejtori Anderson uroi Akademinë për të gjitha të  arriturat e viteve të fundit, sidomos sukseset në arritjen e standardeve gjegjësisht akreditimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, zgjerimin e aktiviteteve të Akademisë me rrjetet ndërkombëtare të akademive dhe kolegjeve të sigurisë publike. 

“OSBE do të vazhdoi të përkrah Akademinë edhe në të ardhmen, duke e llogaritur njërin prej institucioneve më të suksesshme në Kosovë. Përkrahja e Akademisë nënkupton përkrahjen e trajnimet dhe arsimimit e të punësuarave në agjencitë e sigurisë publike dhe kjo përkrahje është investim në sigurinë publike në Kosovë”, tha drejtori Anderson. 


Në vazhdim pjesëmarrësit i përshëndetën Leonora Klaiqi Latifaj nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe koloneli Milorad Çorac nga Policia e Kosovës, të cilët përveç se shprehën rendësin e planifikimit të trajnimeve, mbajtjen e trajnimeve të përbashkëta, ata falënderuan OSBE-në dhe ICITAP-in për përkrahje në ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe teknike të akademisë dhe agjencive tona.


 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

 Përfundoi trajnimi “Simulimi i gjykimit II” i organizuar nga CEPOL
Përfundoi trajnimi “Simulimi i gjykimit II” i organizuar nga CEPOL

Prishtinë, 22 nëntor 2019 -   Agjencia e Bashkimit Evropian për Trajnim dhe Zbatim të Ligjit (CEPOL) ka organizuar trajnimin  “Simulimi i gjykimit II”    në të cilin kanë marrë pjesë 36 zyrtarë nga vend e rajonit, kryesisht nga  Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Kosova.   Pjesëmarrësit nga Kosova të cilën morën  pjesë në këtë trajnim ishin punonjës të Policisë së Kosovës, Administratës Tatimore të Kosovës, Njësisë së Inteligjencës Financiare, prokurorë dhe gjyqtarë. 

 

Ky trajnim  është sesioni i dytë,  sesioni i parë i të cilit është mbajtur për zbatuesit e ligjit dhe punonjësit  gjyqësisë dhe prokurorisë nga Bosnjë dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia. 

 

Gjatë këtij trajnimi i cili ka zgjatur pesë  ditë pjesëmarrësit ndërtuan një rast studimi për një hetim penal të një krimi serioz dhe të shpëlarjes së parave. Po ashtu gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit  simuluan një gjykim të një rasti të hetimeve financiare. 

 

Objektivat e këtij trajnimi ishin; Identifikimi dhe ngritja e njohurisë për mjetet dhe teknikat e hetimeve financiare, paraqitja e praktikave më të mira të BE-së për hetimin dhe gjykimin në shpëlarjen e parave, përmirësimi i shkathtësive në hetime, bashkëpunim dhe gjykim dhe  krijimi i rrjeteve të qëndrueshme profesionale si dhe fuqizimi i bashkëpunimit shumë disiplinuar ndërmjet zbatuesve të ligjit. 

 

Në ceremoninë e hapjes së këtij trajnimi morën pjesë Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi,   Kastriot Jashari drejtor i Departamentit të Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore në AKSP dhe Avni Istrefi  udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë në Akademi.

 

Gjatë kësaj ceremonie drejtori Smakiqi i njoftoi të pranishmit për rezultatet e deritashme që nga nënshkrimi i marrëveshjes së punës ndërmjet AKSP-së dhe CEPOL-it,  nënshkrim ky që është bërë më 24 mars 2017. Smakiqi më këtë rast falënderoj  zyrtarët e CEPOL-it  që përmes trajnimeve të organizuara nga ta kanë përfituar zbatuesit e ligjit nga Kosova.   

 

 Smakiqi është zotuar që Akademia  do të vazhdojë të jap  kontributin e saj edhe me tutje në  ngritjen  e  kapaciteteve të zyrtarëve të zbatimit të ligjit të Kosovës përmes CEPOL-it. 

 

Në fund të trajnimit  shpërndarjen e certifikatave e bëri Avni Istrefi dhe Ksenija Krizman, zyrtare e lartë e projektit të CEPOL për Hetime Financiare në Ballkanin Perëndimor. 

 

 Krizman falënderoi të gjithë ata që mundësuan realizimin e këtij trajnimi,  trajnerët, monitoruesin, teknikët, përkthyesit, e në veçanti dy zyrtarët e Njësisë Kombëtare të CEPOL-it për Kosovë, Avni Istrefin në cilësinë e Pikës Kombëtare të Kontaktit të CEPOL për Kosovë dhe Skender Agajn në cilësinë e Menaxherit të rrjetit elektronik (e-Net) të CEPOL për Kosovë. 

 

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit për ndërtimin e kapaciteteve, trajnimet në vendin e punës të Hetimeve Financiare në Ballkanin Perëndimor 2017 - 2019. 

 

Projekti ka për qëllim që të zhvillojë dhe t’i bëjë të qëndrueshme kapacitetet institucionale të agjencive të zbatimit të ligjit të vendeve përfituese (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Serbia) në mënyrë që të parandalojë, hetojë dhe të ndjek penalisht krimin e organizuar transnacional dhe financimin e terrorizmit. 

 

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit për Asistencë Para Anëtarësimit (IPA) dhe është pjesë integrale e Shtyllës së dytë Qeverisja Integruese e Sigurisë së Brendshme( IISG) të iniciativës së Ballkanit Perëndimor për Luftimin e Krimeve të Rënda (WBCSCi).  

Lexo më shumë
Drejtori i sapoemëruar i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike ne OSBE në  Edward T. Anderson vizitoi Akademinë
Drejtori i sapoemëruar i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike ne OSBE në Edward T. Anderson vizitoi Akademinë

Vushtrri, 02 dhjetor 2019 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë pranë Akademisë Bejtush Gashi, së bashku me menagjmentin e lartë  si dhe përfaqësuesit e agjencioneve pritën në takim drejtorin e sapoemëruar të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike në OSBE Edward T. Anderson. 

 

Gjatë këtij takimi fillimisht drejtori Smakiqi i uroi për pozitën e re si dhe i shprehu mirëseardhje në Akademi z.Edward T. Anderson. Më tej Smakiqi e informoi Anderson për zhvillimet në Akademi, historikun, trajnimet si dhe për proceset e rëndësishme nga themelimi e deri më sot.

 

Drejtori Smakiqi me këtë rast foli edhe për bashkëpunimin ndërkombëtarë që ka Akademia si dhe ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë institucione të ndryshme e më theks të veçantë  për misionin e OSBE-së në Kosovë në sukseset e Akademisë, ku shprehu falënderimet më të veçanta duke shpresuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

 

Më tej Smakiqi foli edhe për akreditimin  nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Dekani i Fakultetit të Sigurisë Bejtush Gashi në këtë takimi foli lidhur me ecurinë e arsimimit të lartë në Akademi duke vë në pahë edhe kontributin që kanë dhënë faktori ndërkombëtarë në këtë aspekt. Ndërsa përfaqësuesit e agjencioneve në Akademi theksuan se bashkëpunimi është i shkëlqyer dhe se puna dhe angazhimi i përbashkët janë storie e suksesit duke u bazuar edhe në vlerësimin që ka marr AKSP-ja si nga jashtë ashtu edhe nga brenda institucioneve.

 

Ndërsa Drejtori i sapoemëruar i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike ne OSBE në  Edward T. Adreson tha  se,  “akredimin të cilin e keni fituar nga IADLEST nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është  mjaftë i rëndësishëm dhe keni fatin që jenë pjesë e këtij akreditimi të cilin shumë pak vende arrijnë të marrinë”, duke theksuar se kjo është arrite fal punës  profesionale në ofrimin trajnimeve dhe arsimimit të lartë për  zbatuesit e ligjit.

 

Ai tha se,  “Akademia është shembull i bashkëpunimit dhe aftësimit në shumë fusha të ndryshme duke përfituar nga trajnimet të cilat janë ofruar nga institucione të ndryshme ndërkombëtare dhe ju sot jeni profesional duke qenë shembull edhe për vendet e rajonit dhe me gjerë”.

 

Anderson falënderoi për pritjen si dhe shprehu vullnetin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

 

Në funde ata vizituan edhe njërën nga klasat ku po zhvillohet trajnimi profesional i gjeneratës së 55-të për polic të ri si dhe objektet përcjellëse ku mbahen trajnimet,  ku nga instruktorët u informuan më gjerësisht  lidhur me këto trajnime.

 

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës