Lajmet
Lajmet
Udhëheqësit e Departamenteve të Zbatimit të Ligjit të OSBE-së nga Vjena dhe vendet e rajonit vizituan Akademinë
Vushtrri, 19 prill 2018 - Një delegacion i përbërë nga udhëheqësit e Departamenteve të Zbatimit të Ligjit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë nga Vjena dhe nga vendet e rajonit siç janë Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku u priten nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi. Qëllimi i vizitës ishte që të njihen më për se afërmi më punën, zhvillimet në Akademi.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi duke i dëshiruar mirëseardhje delegacionit i informoi me zhvillimet e Akademisë dhe historikun e saj.
Drejtorit Smakiqi tha se Akademia do të jetë gjithmonë falënderues ndaj të gjithë atyre që e kanë mbështetur dhe e mbështesin Akademinë në zhvillimin e saj.
“Gjithmonë falënderues ndaj OSBE-së dhe ICITAP-it. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë është pjesë e historisë së Akademisë që nga themelimi e deri më tani e cila ende vazhdon ta mbështes në të gjitha fushat e trajnimit, si dhe përmes donacioneve të shumta”, u shpreh Smakiqi duke e njoftuar delegacionin për të arriturat e Akademisë siç janë hapja e Fakultetit të Sigurisë Publike, për bashkëpunimin ndërkombëtarë si dhe pjesëmarrjen e Akademisë në asociacione të kolegjeve policore evropiane dhe ndërkombëtare.
Ndërkohë gjatë takimi drejtori Smakiqi e njoftoi delegacionin edhe për projektin e i cili ka për qëllim përmirësimin e arsimimit në institucionet e sigurisë.
Duke folur për rendësin e arsimimit, Smakiqi i njoftoi delegacionin rreth akreditimit të Akademisë dhe programeve të saj si dhe rreth procesit të akreditimit nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve të Zbatimit të Ligjit dhe Trajnimit (IADLES) të SHBA-së
Ndërkaq delegacion në fjalë gjatë vizitës u interesuan për proceset nëpër të cilët ka kaluar dhe është duke kaluar Akademia, si dhe për trajnimet që zhvillohen në Akademi.
Guy Vinet Udhëheqës i Njësisë për Çështje Strategjike Policore në OSBE me seli qendrore në Vjenë të Austrisë u shpreh i kënaqur më vizitën në Akademi, ndërkohë që inkurajoi drejtorin Smakiqi për të arriturat.
Vinet vlerësoj se Akademia luan rolin kryesor për mes trajnimeve të mirëfillta, që një polici të jetë e suksesshme.
“Trajnimi i policisë është shumë rëndësishëm. Policia është publiku dhe publiku është policia, pra për të pasur sukses duhet të punojmë se bashku me popullin”, u shpreh Vinet. Vinet foli edhe rreth projektit i cili siç tha ai është shumë i rëndësishëm për zbatuesit e ligjit.
“Për të arritur qëllimin dhe punë të mirë, duhet të bashkëpunohet dhe të punohet në ekip”, tha Vinet.
Ake Roghe, Drejtor i Departamenti për Rend dhe Siguri Publike në OSBE gjatë takimit tha se Akademia është shumë e rëndësishme për vendin.
“Falënderoi Akademinë për punën e mirë që e bëjnë, drejtorin Smakiqi dhe gjithë ekipin. Akademia ka një rol të rëndësishëm në ndërtimin e kapaciteteve për policinë”, u shpreh Roghe.
Roghe duke vlerësuar se Policia e Kosovës është njëra ndër policitë më të mira në regjion tha se e gjithë kjo është mëritë e Akademisë.
Roghe gjithashtu foli edhe për inkuadrimin e femrave në radhët e Policisë së Kosovës, duke thënë se është shumë më rëndësi që në radhët e policisë të ketë edhe më shumë femra.
Një delagacion i i KFOR-it nga Armata e Shteteve të Bashkuara në Kampin Bondsteel vizitoi Akademinë
Vushtrri, 10 prill 2018 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot e vizitoi nje delagacion i i KFOR-it nga Armata e Shteteve të Bashkuara në Kampin Bondsteel, i kryesuar nga major Bahadori dhe rreshter major i Komandës Andreë McKindley.
Delegacioni u pritë nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi dhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademi Bejtush Gashi.Gjatë kësaj vizite delegacioni u njoftuar për historinë, kapacitetet dhe zhvillimin e mëtejmë të Akademisë.
“Bashkëpunimi me KFOR-in amerikan konsiderohet i një rëndësie të veçantë, duke marrë parasysh kontributin tejet të rëndësishëm të juajin për paqe dhe stabilitet në Kosovë”, theksoi drejtori Smakiqi, duke potencuar organizimin e trajnimeve të veçanta nga AKSP-ja për zyrtarët e sigurisë publike të Kosovës në fushën e krimeve kibernetike, korrupcionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Përderisa dekani Gashi u shpreh i hapur për bashkëpunim me KFOR-in amerikan përmes organizimit të ligjëratave të përbashkëta në fusha të interes të përbashkët, siç është bashkëpunimi civilo-ushtarak.
Nga ana e tyre, eprorët nga Kampi Bondsteel i Armatës së SHBA-ve u shprehën të kënaqur me nivelin dhe cilësinë e arsimit dhe trajnimit të ofruar në Akademi, duke shprehur përkrahje të mëtejme për Akademinë.
Në Akademi mbahet punëtoria për komunitete në ngritjen e vetëdijes për tu bashkangjitur në radhët e Policisë së Kosovës
Vushtrri, 10 prill 2018 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot filloi, “Punëtoria për ngritjen e vetëdijes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për tu bashkangjitur radhëve të Policisë së Kosovës”.
Të pranishëm në hapjen e kësaj punëtorie ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Kolonele Taibe Canolli, Shpresa Muharremi dhe Shpresa Mulliqi nga OSBE-ja si dhe zyrtarë tjerë nga institucione të sigurisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi në fjalën e tij tha se OSBE-ja është partner i përhershëm i Akademisë, e në këtë rast partner edhe për komunitete duke dhënë kontributin në informimin, vetëdijesimin si dhe mundësin për të qenë pjesë e Policisë së Kosovës.
Duke folur për diversitetin dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në komunitetet Drejtori Smakiqi tha se Akademia është shembull në këtë aspekt.
Drejtori Smakiqi gjithashtu motivoi të rinjtë e komuniteteve që të jenë të përgatitur për të qenë pjesë e Policisë së Kosovës sepse është nderë dhe krenari puna në këtë institucion kaq të rëndësishëm në ruajtjen e sigurisë së përgjithshme, për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim moshe, gjinie race apo feje.
Duke përshëndetur të pranishmit Shpresa Muharremi tha se sot jemi këtu për të parë mundësin dhe motivimin për të qenë pjesë e Policisë së Kosovës. Ajo me tej vazhdoi duke thënë se puna në Policinë e Kosovës nuk është vetëm një mundësi për punësim por është edhe punë humane në ruajtjen e sigurisë së përgjithshme. “Kjo është një mundësi e mirë që ju të kontribuoni për sigurinë jo vetëm në komunitetin e juaj, por edhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Muharremi.
Ndërsa kolonelja Taibe Canolli tha se ndihet e privilegjuar që është pjesë e këtij aktiviteti i cili organizohet në Akademi me ndihmën dhe përkrahjen e OSBE-së. Më tej Canolli i informoi të pranishmit me përgatitjet e bëra nga Policia e Kosovës për gjeneratën e ardhshme.
Punëtoria do të zgjas tri ditë nga dt. 10-12 prill 2018, ku do të zhvillohen tema të ndryshme lidhur me mundësin dhe vetëdijesimin e komuniteteve për te qenë pjesë e Policisë së Kosovës.
Në Katar u mbajt Konferenca e shtat vjetore e INTERPA
Katar, 06 prill 2018 - Një delegacion nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), i udhëhequr Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi, dhe i përbërë nga Shpend Shabani, Drejtor i Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore, si dhe Avni Istrefi, Udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë, mori pjesë në konferencën vjetore të shtatën (7) me radhë të INTERPA-së “Trendët e reja në luftimin e terrorizmit dhe Ekstremizmit”, dhe në takimin e Këshillit të Përgjithshëm të INTERPA-së që u mbajt gjatë 02-04.04.2018 në Doha, në Katar.
Kjo ngjarje tre ditore, Konferenca dhe takimi i Këshillit të Përgjithshëm të INTERPA-së u organizua nga Kolegji Policor i Katarit (KPK). Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe përfaqësues nga asociacione dhe organizata të tjera ndërkombëtare e që nuk janë anëtar të INTERPA si: Asociacioni i Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC), Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).
Qëllimi i konferencës dhe e tërë ngjarja u zhvillua në kuptimin e asaj që të gjitha institucionet e INTERPA ti bëjë bashkë për të ofruar mundësinë për të diskutuar, ndarë përvojat, ekspertizat dhe opinionet, si dhe të krijoj mundësit e bashkëpunimit ndër institucional në aspektin qasjes dhe luftimit të fenomenit të terrorizmit dhe ekstremizmit si një e keqe globale, duke u bazuar në zbatimin e ligjit dhe me fokus të zhvillimit dhe ngritjes së arsimit në përgjithësi, kurrikulave moderne të trajnimeve në veçanti, për luftimin e kësaj dukurie.
Ceremonia e hapjes së konferencës u zhvillua me fjalimet hyrëse të nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Kolegjit Policor të Katarit, Dr. Muhamed Abdulla Al-Mehana Al-Merri, dhe Presidentit të INTERPA Prof. Dr. Yilmaz Çolak. Në ceremoninë e hapjes dhe duke i dhënë rëndësi të madhe konferencës, i pranishëm ishte edhe Kryeministri dhe Ministër i Punëve të Brendshme të Katarit si dhe gjithashtu Kryesues i Këshillit Suprem të Kolegjit Policor të Katarit, Sheik Abdullah bin Nasser bin Khalifa al Thani.
Në kuadër të konferencës u zhvilluan prezantime të shumta në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, krimit të organizuar,. U theksua nevoja e modernizimit të mjeteve, zhvillimit të kurrikulave në harmoni me nevojat dhe trendët e reja të qasjes së duhur dhe me sukses ndaj këtyre dukurive si një e keqe globale, duke u pajtuar të gjithë mbi nevojën e ngritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional, shtetëror dhe global, me theks në modernizimin e trajnimeve (kurrikulave) apo të arsimit në përgjithësi në fushën e zbatimit të ligjit, me qëllim që zbatuesit e ligjit të jenë më koherent dhe vigjilent në luftimin e këtyre dukurive të lartpërmendura.
Në kuadër të zhvillimit të vizitave, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, së bashku me udhëheqësit e delegacioneve të pranishme në konferencë pati rastin që në një takim të organizuar të vizitojë dhe të pritet nga Kryeministri dhe Ministër i Punëve të Brendshme të Katarit si dhe gjithashtu Kryesues i Këshillit Suprem të Kolegjit Policor të Katarit, Sheik Abdullah bin Nasser bin Khalifa al Thani.
Gjatë periudhës së përgjithshme kohore të zhvillimit të kësaj ngjarje, delegacioni i Akademisë pati rastin të zhvilloj një mori takimesh dhe diskutimesh në kuadër të bashkëpunimeve ndërkombëtare ku përveç takimeve të zhvilluara me delegacionet e institucioneve që tashmë ka kohë që Akademia zhvillon bashkëpunime në nivele të ndryshme, këtu vemi theksin mbi takimet me Gujarat Forensic Sciences University nga India e cila do të jetë mikpritëse e konferencës së ardhshme të INTERPA-së në vitin 2019, dhe me delegacionin e Universitetit Popullor të Sigurisë Publike të Republikës Popullore të Kinës (PPSUC) me ç ‘rast u diskutuan mbi mundësit e reja të bashkëpunimit të institucioneve tona.
Po ashtu gjatë qëndrimit në Doha, delegacioni i Akademisë pati rastin të jetë pjesëmarrës i disa aktiviteteve kulturore dhe shoqërore të organizuara nga mikpritësit për pjesëmarrësit e konferencës.
Komitetit Drejtues i Projektit të Binjakëzimit mbajti takimin e tij të radhës
Vushtrri 16 mars 2018 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt takimi i Komitetit Drejtues për Projektin e Binjakëzimit, që ka për qëllim përkrahjen e mëtejme të arsimit në fushën e sigurisë publike. Gjatë takimit ekspertët ndërkombëtarë prezantuan punën që është bërë gjatë tre mujorit të fundit të projektit.
Në këtë takim përveç Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Ismail Smakiqi, të pranishëm ishin Rafael Nievergelt përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Ake Roghe, Nderim Gërguri shef i Divizionit për Integrime Evropiane në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Udhëheqësja e Projektit të Binjakëzimit Krista Haak, Ritva Vahakoski eksperte , Shpresa Muharremi nga OSBE-ja, drejtoresha e Departamentit të Burimeve Njerëzore në Policinë e Kosovës Taibe Canolli, Adem Shala nga Shërbimi Sprovues i Kosovës, Bujar Mustafa nga Inspektorati Policor i Kosovës, Nebih Halili nga Shërbimi Korrektues i Kosovës si dhe Bekim Sadiku nga Agjencioni i Menagjimit të Emergjencav.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët për kontributin e dhënë në realizimin e projektit të binjakëzimit. Duke përshëndetur të pranishmit Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakqi i informoi ata lidhur me dy procese të rëndësishme të cilat po kalon AKSP-ja si Akreditimin e Akademisë nga ana e autoritetit Kombëtarë të Kualifikimeve për akreditim institucional dhe validim të programeve profesionale si dhe akreditimin nga ana e Asociacionit Ndërkombëtarë të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve të Zbatimit të Ligjit (IADLEST), të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të fitoj akreditim ndërkombëtarë.
Drejtori Smakiqi foli edhe për punën e palodhshme së bashku me agjencionet dhe ekspertet e Projektit të Binjakëzimit në përgatitjen e programeve profesionale të cilat njëherit janë miratuar edhe në takimin e fundit të Bordit të Akademisë.
Duke fol për procesin e akreditimin Smakiqi theksoi se duke marrë parasysh nevojën dhe obligimet ligjore të akreditimit institucional të Akademisë dhe validimit të programeve profesionale dhe duke marrë parasysh përfitimet të cilat do ti sjellë AKSP-së dhe agjencive, akreditimi ndërkombëtarë, nga (IADLEST), do të shtonte reputacionin e Akademisë si institucion trajnues dhe arsimor për zbatuesit e ligjit.
Në fund Drejtori Smakiqi kërkoi nga të pranishmit përkrahje dhe pjesëmarrje nga të gjithë anëtarët e grupeve punuese në krijimin e programeve profesionale dhe aktiviteteve tjera gjatë Projektit të Binjakëzimit në procesin e validimit të këtyre programeve me rastin e vizitës të ekipit të eksperteve fakt-mbledhës të AKK dhe IADLEST.
Ndërsa, Krista Haak, udhëheqëse e projektit nga shtetet anëtare, tha se gjatë kësaj faze deri tani janë realizuar të gjitha pikat që kanë qenë të parapara në planë.
Haak vlerësoj se falë bashkëpunimit të mire më zyrtarët e Akademisë dhe ekspertët tjerë edhe në këtë fazë janë shënuar rezultate të mira në realizimin e projektit.
Krista tha se në komponentin e dytë të projektit fokusi kryesor ka qenë në zhvillimin e strukturës dhe manualin e Internshipit, proces ky i cili ka filluar vitin e kaluar në seminar e filluar nga AKSP-ja dhe e financuar nga OSBE-ja. Haak tha se gjatë këtij viti do të realizohen trajnime për Internship-in e koordinatorëve si dhe vizita studimore në Finlande dhe Estoni për koordinatoret e Internship-it të agjencive dhe Akademisë si dhe zhvillimet e metejme në fushën e-learning përfshirë trajnimet për ti mbështetur procesin mësimore.
“Çfarë më bën të lumtur është vazhdimësia e aktivitetit lidhur me akreditimin dhe implementimi i kurrikulës së trajnimit profesional. Siç e kam lexuar nga raporti i Drejtorit të Përgjithshëm se proceset e akreditimit janë në fazën përfundimtare dhe shpresojmë ta kem vendimin përfundimtar gjate muajit prill”, tha Haak.
Kurse, drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike në Misionin e OSBE-së në Kosovë Karl Ake Roghe tha se Akademia është një shembull i mirë për punën e bërë. Roghe gjatë takimit potencoi rëndësinë e themelimit të nivelit studimor Master në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
“Gjithashtu po shikojmë për projektin Zyrës së BE-së në Kosovë për reformën në polici, ku AKSP do të jetë e ndërlidhur në këtë projekt në fushën e trajnimeve, përkatësisht në ndërtimin e kapaciteteve në të ardhmen në Kosovë”, tha Roghe. Po ashtu Roghe ceku rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për AKSP-në, e sidomos në kuadër të regjionit të Evropës Jug-Lindore, të cilin e konsideroi të rëndësishëm.
Edhe Rafael Nievergelt, menaxher nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë , duke ofruar përkrahje tha se Akademia është shembull i mirë për të gjitha institucionet tjera. “Ka qenë lehtë për Zyrën e BE-së në Kosovë për të bashkëpunuar me këtë Projekt të Binjakëzimit”, tha Nievergelt
Nievergelt i njoftoi të pranishmit për projektin për Policinë e Kosovës i cili do të fillojë në fund të tetorit, ku siç tha ai edhe Akademia do të përfshihet në atë projekt, në mënyrë që të ketë reformë të qëndrueshme të fortë të policisë, ku të gjitha institucionet e përfshira do të bashkëpunojnë.
Kurse Nderim Gërguri shef i Divizionit për Integrime Evropiane në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u shpreh i kënaqur më punën në Akademi si dhe realizimin e Projektit të Binjakëzimit.
Drejtoresha e Departamentit të Burimeve Njerëzore në Policinë e Kosovës Taibe Canolli përgëzoj Akademinë për progresin e arritur deri me tani. “Më gëzon fakti që Akademia është afër akreditimi ndërkombëtarë nga IADLES që është shumë e rëndësishme për Akademinë”, u shpreh Canolli duke thënë se Polica e Kosovës ka qenë pjesë e procesi të projektit të binjakëzimit dhe është e gatshëm të vazhdojë bashkëpunimin.
Prezantimin e raportit tre mujori të projektit të binjakëzimit e bëri, Ritva Vahakoski, këshilltare rezidente e binjakëzimit.
Vahakoski foli për së cilin komponent veç e veç, për komponentin dy i cili ka të bëjë më ngritjen dhe avancimin e mëtutjeshëm të programit bachellor në AKSP dhe komponentin tre i cili ka të bëjë më funksionalizimin e plotë të institutit për Hulumtim dhe Zhvillim në Akademi.
Bordi i Akademisë mbajti takimit e tij të radhës
Vushtrri, 15 mars 2018 – Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, sot mbajti takimin e parë për vitin 2018, të njëzet e dytin me radhë, ku u diskutuan çështjet të cilat kanë të bëjnë më procesin nëpër të cilën po kalon Akademia; siç janë akreditimi i trajnimeve profesionale nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, akreditimin ndërkombëtar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve të Zbatimit të Ligjit dhe Trajnimit (IADLES) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe zhvillimet dhe sfidat që e presin AKSP-në gjatë këtë vit.
Në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Bajram Bujupi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhumi, Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, UD/Kryeshefe Ekzekutiv e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës Bahri Berisha, UD/Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Rasim Selmanaj, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Shefki Avdullahu, Këshilltarja e Lartë e ICITAP-it në Ministrinë e Punëve të Brendshme Drita Pereziç, Këshilltarja e Lartë e OSBE-së Shpresa Muharremi , Udhëheqësja e Projektit të Binjakëzimit Krista Haak si dhe Këshilltarja Rezidente e Projektit të Binjakëzimit Ritva Vähäkoski .
Pas hapjes së takimit nga ana e kryesuesit të Bordit Bajram Bujupi dhe aprovimit të rendit të ditës, fjalën e mori Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, i cili njoftoi Bordin rreth procesit të akreditimit të trajnimeve profesionale dhe shqyrtimi i propozim politikave të përbashkëta për realizimin e fushëveprimit të ligjit të AKSP-së për përmbushjen e standardeve të akreditimit të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve dhe Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve të Zbatimit të Ligjit dhe Trajnimit (IADLES) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lidhur me akreditim Smakiqi tha se “Akademinë e Kosovës për Siguri Publike gjatë ditëve 08 dhe 12 mars e kanë vizituar personeli përgjegjës për akreditim i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve dhe ekipi i ekspertëve për vlerësim të jashtëm. Qëllimi i vizitës ishte Akreditim Institucional i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe validimi i programeve profesionale për profilet: Polic i Ri, Inspektor i Inspektoratit Policor, Zjarrfikës, Zyrtar Korrektues, Zyrtar Sprovues dhe Zyrtar Doganor”.
Drejtori i Akademisë Smakiqi, njoftoi Bordin e AKSP-së edhe me procesin e Akreditimit ndërkombëtar nga ana e Asociacionit Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve të Zbatimit të Ligjit dhe Trajnimit (IADLES) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ç’ rast Akademia do të fitoi Akreditim Ndërkombëtarë.
Bazuar në të gjeturat të ekipi i ekspertëve për vlerësim të jashtëm të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve si dhe kërkesave për plotësimin standardeve të Asociacionit Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve të Zbatimit të Ligjit dhe Trajnimit (IADLES) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Drejtori Smakiqi propozoi aprovimin e Dokumentit “Politikat e Përbashkëta për Realizimin e Fushëveprimit të Ligjit të AKSP-së për Përmbushjen e Standardeve të Akreditimit”
Dokumenti i “Politikave të përbashkëta” përmban katër Masa të veprimit: Angazhimi i stafit trajnues nga institucionet e sigurisë publike në Akademi; Ngritja e strukturës së përshtatshme të trajnimeve; Zhvillimi i kurrikulave dhe ofrimi i trajnimeve dhe Detyrat dhe obligimet e vijuesve. Çdo masë e veprimit ngërthen në vete masa konkrete që duhet të ndermirën, në funksion të “Politikës së Përbashkët”.
Dokumenti i “Politikave të përbashkëta” u aprovua një zëri nga Bordi i AKSP-së dhe po ashtu Bordi mori vendim për themelimin e Grupit Punues nga AKSP, ASP, ICITAP dhe OSBE me qëllim të krijimit të dokumentit të rekomandimeve për Bordin e ardhshëm të Akademisë, për jetësimin e Dokumentit të “Politikave të përbashkëta”.
Po ashtu gjatë takimit Bordi shqyrtoi dhe miratoi planin vjetor të Bordit për vitin 2018.
Po ashtu gjatë takimit u shqyrtua dhe u raportua për punën e Akademisë gjatë vitit 2017. Drejtori Smakiqi raportoi për të arritura kryesore për këtë periudhë; Nënshkrimi i marrëveshjes së punës mes AKSP - MPB – CEPOL, Hartimi i Kurrikulave për trajnimet profesionale për të gjitha Agjencitë e Sigurisë Publike dhe miratimi i tyre nga ana e Bordit të AKSP-së, Ri-shikimi i programit studimor dhe Ri-akreditimin e programi studimor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike nga Agjencia e Kosovës e Akreditimit për periudhën tre (3) vjeçare 01/10/2017- 30/09/2020, Akreditimi Institucional i AKSP-së për periudhën 5 vjeçare nga ana e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), Realizimi i 171 trajnimeve me gjithsej 2571 zyrtar të ISP-ve, Pranimi i AKSP-së si anëtare në Asociacionin e Kolegjeve Evropiane të Shërbimit të Zjarr fikjes EFSCA, Pranimi i donacionit nga ICITAP-i ,, Pajisja e trajnimit te simulimit të Armëve të Zjarrit (FATS), Përfundimi i studimit të fizibilitetit për themelimin e studimeve Master të studimeve pasdiplomike në Fakultetin e Sigurisë Publike në AKSP, Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes AKSP-së dhe Fakultetit të Sigurisë në Shkup të Universitetit “St. Kliment Ohridski” të Manastirit të Maqedonisë.
Në Takimin e Bordit u bë zgjedhja e kryesuesit të ri të Bordit, ku kryesues i Bordit të Akademisë së Kovës për Siguri Publike u rizgjodh Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Bajram Bujupi.
Ndërsa këshilltarja nga ICITAP Znj. Drita Periziç gjatë këtij takim foli lidhur me vizitën e ekspertëve nga IDEALIST e që do të bëhet në muajin prill, që ka të bëjë me akreditimin institucional të Akademisë si dhe propozoi periudhën e përshtatshme të mbajtjes të trajnimit dhjet javor “Shkolla e Stafit dhe Komandës Policore\\\", e cila edhe këtë vite (për herë të gjashtë) do të organizohet nga ICITAP-i.
Bordi i Akademisë mbajti takimit e tij të radhës
Vushtrri, 15 mars 2018 – Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, sot mbajti takimin e parë për vitin 2018, të njëzet e dytin me radhë, ku u diskutuan çështjet të cilat kanë të bëjnë më procesin nëpër të cilën po kalon Akademia; siç janë akreditimi i trajnimeve profesionale nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, akreditimin ndërkombëtar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve të Zbatimit të Ligjit dhe Trajnimit (IADLES) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe zhvillimet dhe sfidat që e presin AKSP-në gjatë këtë vit.
Në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Bajram Bujupi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhumi, Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, UD/Kryeshefe Ekzekutiv e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës Bahri Berisha, UD/Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Rasim Selmanaj, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Shefki Avdullahu, Këshilltarja e Lartë e ICITAP-it në Ministrinë e Punëve të Brendshme Drita Pereziç, Këshilltarja e Lartë e OSBE-së Shpresa Muharremi , Udhëheqësja e Projektit të Binjakëzimit Krista Haak si dhe Këshilltarja Rezidente e Projektit të Binjakëzimit Ritva Vähäkoski .
Pas hapjes së takimit nga ana e kryesuesit të Bordit Bajram Bujupi dhe aprovimit të rendit të ditës, fjalën e mori Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, i cili njoftoi Bordin rreth procesit të akreditimit të trajnimeve profesionale dhe shqyrtimi i propozim politikave të përbashkëta për realizimin e fushëveprimit të ligjit të AKSP-së për përmbushjen e standardeve të akreditimit të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve dhe Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve të Zbatimit të Ligjit dhe Trajnimit (IADLES) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lidhur me akreditim Smakiqi tha se “Akademinë e Kosovës për Siguri Publike gjatë ditëve 08 dhe 12 mars e kanë vizituar personeli përgjegjës për akreditim i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve dhe ekipi i ekspertëve për vlerësim të jashtëm. Qëllimi i vizitës ishte Akreditim Institucional i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe validimi i programeve profesionale për profilet: Polic i Ri, Inspektor i Inspektoratit Policor, Zjarrfikës, Zyrtar Korrektues, Zyrtar Sprovues dhe Zyrtar Doganor”.
Drejtori i Akademisë Smakiqi, njoftoi Bordin e AKSP-së edhe me procesin e Akreditimit ndërkombëtar nga ana e Asociacionit Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve të Zbatimit të Ligjit dhe Trajnimit (IADLES) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ç’ rast Akademia do të fitoi Akreditim Ndërkombëtarë.
Bazuar në të gjeturat të ekipi i ekspertëve për vlerësim të jashtëm të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve si dhe kërkesave për plotësimin standardeve të Asociacionit Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve të Zbatimit të Ligjit dhe Trajnimit (IADLES) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Drejtori Smakiqi propozoi aprovimin e Dokumentit “Politikat e Përbashkëta për Realizimin e Fushëveprimit të Ligjit të AKSP-së për Përmbushjen e Standardeve të Akreditimit”
Dokumenti i “Politikave të përbashkëta” përmban katër Masa të veprimit: Angazhimi i stafit trajnues nga institucionet e sigurisë publike në Akademi; Ngritja e strukturës së përshtatshme të trajnimeve; Zhvillimi i kurrikulave dhe ofrimi i trajnimeve dhe Detyrat dhe obligimet e vijuesve. Çdo masë e veprimit ngërthen në vete masa konkrete që duhet të ndermirën, në funksion të “Politikës së Përbashkët”.
Dokumenti i “Politikave të përbashkëta” u aprovua një zëri nga Bordi i AKSP-së dhe po ashtu Bordi mori vendim për themelimin e Grupit Punues nga AKSP, ASP, ICITAP dhe OSBE me qëllim të krijimit të dokumentit të rekomandimeve për Bordin e ardhshëm të Akademisë, për jetësimin e Dokumentit të “Politikave të përbashkëta”.
Po ashtu gjatë takimit Bordi shqyrtoi dhe miratoi planin vjetor të Bordit për vitin 2018.
Po ashtu gjatë takimit u shqyrtua dhe u raportua për punën e Akademisë gjatë vitit 2017. Drejtori Smakiqi raportoi për të arritura kryesore për këtë periudhë; Nënshkrimi i marrëveshjes së punës mes AKSP - MPB – CEPOL, Hartimi i Kurrikulave për trajnimet profesionale për të gjitha Agjencitë e Sigurisë Publike dhe miratimi i tyre nga ana e Bordit të AKSP-së, Ri-shikimi i programit studimor dhe Ri-akreditimin e programi studimor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike nga Agjencia e Kosovës e Akreditimit për periudhën tre (3) vjeçare 01/10/2017- 30/09/2020, Akreditimi Institucional i AKSP-së për periudhën 5 vjeçare nga ana e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), Realizimi i 171 trajnimeve me gjithsej 2571 zyrtar të ISP-ve, Pranimi i AKSP-së si anëtare në Asociacionin e Kolegjeve Evropiane të Shërbimit të Zjarr fikjes EFSCA, Pranimi i donacionit nga ICITAP-i ,, Pajisja e trajnimit te simulimit të Armëve të Zjarrit (FATS), Përfundimi i studimit të fizibilitetit për themelimin e studimeve Master të studimeve pasdiplomike në Fakultetin e Sigurisë Publike në AKSP, Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes AKSP-së dhe Fakultetit të Sigurisë në Shkup të Universitetit “St. Kliment Ohridski” të Manastirit të Maqedonisë.
Në Takimin e Bordit u bë zgjedhja e kryesuesit të ri të Bordit, ku kryesues i Bordit të Akademisë së Kovës për Siguri Publike u rizgjodh Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Bajram Bujupi.
Ndërsa këshilltarja nga ICITAP Znj. Drita Periziç gjatë këtij takim foli lidhur me vizitën e ekspertëve nga IDEALIST e që do të bëhet në muajin prill, që ka të bëjë me akreditimin institucional të Akademisë si dhe propozoi periudhën e përshtatshme të mbajtjes të trajnimit dhjet javor “Shkolla e Stafit dhe Komandës Policore\\\", e cila edhe këtë vite (për herë të gjashtë) do të organizohet nga ICITAP-i.
Akademinë e vizituan ekspertët e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve
Vushtrri, 12 mars 2018 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike gjatë ditëve 08 dhe 12 mars e kanë vizituar personeli përgjegjës për akreditim i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve dhe ekipi i ekspertëve për vlerësim të jashtëm.
Qëllimi i vizitës ishte Akreditim Institucional i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe validimi i programeve profesionale për profilet: Polic i Ri, Inspektor i Inspektoratit Policor, Zjarrfikës, Zyrtar Korrektues, Zyrtar Sprovues dhe Zyrtar Doganor.
Gjatë vizitës ekipi i ekspertëve për vlerësim të jashtëm është takuar me stafin udhëheqës dhe administrativ të Akademisë , stafin mësimdhënës - trajnues të Agjencive të Sigurisë Publike si dhe kandidatet (ish kadet të Agjencive të Sigurisë Publike)
Ekipi i ekspertëve për vlerësim të jashtëm vizituan gjithashtu edhe hapësirat e Akademisë, klasat, laboratorët, sallat e sporteve dhe të shkathtësive operative, poligonet, konviktet, pajisjet dhe mjetet të cilat përdoren gjatë mbajtjes së trajnimeve.
Bazuar në të gjeturat ekipi i ekspertëve për vlerësim të jashtëm, do të jep rekomandim Bordit të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, për akreditim eventual të Akademisë.
Ambasadorja e Finlandës në Kosovë vizitoi Akademinë
Vushtrri, 09 mars 2018 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi së bashku me Dekanin e Fakultetit të Sigurisë Bejtush Gashin dhe menaxhmentin e lartë sot priti në takim ambasadoren e shtetit të Finlandës në Prishtinë Pia Stjernvall, e cila ishte e shoqëruar edhe nga zv/ambasadorja Ritva Naumanen.
Gjatë këtij takimi drejtori Smakiqi e informoi ambasadoren lidhur me historikun e Akademisë, progresin, trajnimet të cilat zhvillohen e më theks të veçantë ai foli për projektin e binjakëzimit të Komisionit Evropian të implementuar nga Finlanda dhe Estonia, projekt i cili ndihmoi në hapjen e Fakultetit të Sigurisë.
Gjithashtu drejtori Smakiqi foli edhe për projektin e ri të binjakëzimit i cili ka për qëllim “Përkrahjen e mëtejme të arsimit në sigurinë publike në Kosovë”.
Drejtori Smakiqi me këtë rast foli edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar që ka Akademia me institucionet e sigurisë të vendeve të ndryshme evropiane si dhe rreth anëtarësimit të Akademisë në Asociacionin Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC) dhe Asociacionit Ndërkombëtar të Akademive Policore (INTERPA).
Drejtori Smakiqi në fund falënderoi ambasadoren Stjernvall për vizitën, njëherit ai shprehu edhe falënderimet e përzemërta që shteti i Finlandës ka dhënë për Kosovën e në veçanti për Akademinë.
Ndërsa në fjalën e saj ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall përgëzoi drejtorin Smakiqi për progresin dhe zhvillimet në Akademi.
“Keni bërë një punë të shkëlqyer në reformimin e institucionit tuaj, në trajnimin, edukimin dhe arsimimin e pjesëtarëve të sigurisë publike, ku Akademia është shembull i një edukimi superior”, u shpreh Ambasadorja Stjernvall.
Në fund Stjernvall shprehu mbështetje e pa rezerve për Akademinë edhe në të ardhmen.
Nërsa zv/ambasadorja Ritva Naumanen tha se duhet te ndjeheni krenar me reputacionin që ka krijuar Akademia në misionin e saj.
Dekani i Fakultetit të Sigurisë publike pranë Akademisë Bejtush Gashi u shpreh se Akademia është institucion shume i rëndësishëm në trajnimin dhe arsimimin e lartë për pjesëtarë të sigurisë publike.
Ai falënderoi Bashkimit Evropian e në veçanti Finlandën që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm qe sot edhe të zhvillohet arsimimi i lartë në AKSP.
Në fund ata vizituan objektet përcjellëse të Akademisë, ku nga instruktorët u informuan lidhur me pjesën praktike ku zyrtarët edhe zhvillojnë trajnimet.
Një delegacion i ICITAP nga Washingtoni vizitoi Akademinë
Vushtrri, 28 shkurt 2018 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, priti sot në takim një delegacion të ICITAP-it nga Washingtoni të përbërë nga zëvendës ndihmës Drejtoresha e ICITAP për Evropë, Andrea Simic dhe analistja e programit të ICITAP, Emily Leival.
Gjatë takimit që ato patën me Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë, Ismail Smakiqi, u njoftuan lidhur me historinë e zhvillimit, gjendjen aktuale dhe planet për të ardhmen. Drejtori Smakiqi vëri theksin kryesisht në kontributin dhe bashkëpunimin që AKSP e ka pasur ndër vite dhe vazhdon ta ketë me ICITAP-in dhe organizmat e tjerë zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë këtu donacionet e ndryshme, siç janë Qyteza Simuluese, Pajisjet e Simulimit të Trajnimit me Armë Zjarri (FATS), tabelat e mençura si dhe përkrahjen e Akademisë dhe agjencive të sigurisë publike në ngritjen e kapaciteteve njerëzore përmes trajnimeve të ndryshme. Kështu, ICITAP çdo vit realizon sidomos trajnime të specializuara dhe të avancuara për agjencitë e sigurisë publike.
Njëri nga trajnimet më të njohura është “Shkolla e Stafit dhe Komandës Policore” i cili në Akademi është zhvilluar pesë herë radhazi dhe në të cilin kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë policorë nga Policia e Kosovës, zyrtarë udhëheqës nga agjencitë e sigurisë publike dhe nga policitë e vendeve të regjionit. Në Akademi është zhvilluar edhe trajnimi regjional i vijës së gjelbër kufitare si dhe shumë trajnime të fushave tjera.
ICITAP po ashtu ka përkrahur themelimin e Bordit të AKSP-së dhe vazhdon të përkrah atë edhe më tutje në objektivat e tij.
Një proces shumë i rëndësishëm i cili po ndodhë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike është akreditimi ndërkombëtar i Akademisë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërsa zëvendës ndihmës Drejtoresha e ICITAP për Evropë, Andrea Simic tha se ndjehet e lumtur për zhvillimet e fundit në Akademi dhe u shpreh e gatshme për vazhdimin e përkrahjes së ICITAP-it për AKSP-në. Simic foli për përparësitë dalluese të sistemit të arsimit në fushën e sigurisë publike të Kosovës në krahasim me vendet tjera të regjionit të Evropës Jug-Lindore. Po ashtu të njëjtën përkrahje e theksoi edhe Emily Leival, duke u shprehur e kënaqur me zhvillimet e deritanishme dhe planet e AKSP-së për të ardhmen.
Vizita e zëvendës ndihmës Drejtoreshës së ICITAP për Evropë Andrea Simic dhe analistes së programit të ICITAP Emily Leival u zhvillua në kuadër të vizitave që këto zyrtare të larta nga selia qendrore e ICITAP-it në Washington DC të Shteteve të Bashkuara po i realizojnë nëpër institucione të sigurisë publike, me të cilat ICITAP ka bashkëpunim.
John Fisher profesor nga Universiteti Utah Valley i Shteteve të Bashkuara vizitoi Akademinë
Vushtrri, 22 shkurt 2018 - Profesor John Fisher nga Universiteti Utah Valley nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës po qëndron në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për një vizitë studimore, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi. Po ashtu John Fisher, i cili njëherësh është edhe drejtor i Institutit të Shërbimeve të Emergjencave dhe Sigurisë së Atdheut në Departamentin e Shërbimeve të Emergjencave të Universitetit Utah Valley, në kuadër të kësaj vizite studimore u takua me stafin akademik të Fakultetit të Sigurisë Publike dhe me instruktorët e Akademisë.
Drejtori i Akademisë Ismail Smakiqi, e falënderoi profesor John Fisher për bashkëpunim dhe njëkohësisht i ofroi përkrahje për vizitën e tij studimore. Drejtori Smakiqi falënderoi profesorin Fisher për kontributin dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme që po i bënë Akademisë.
Ndërsa profesor Fisher gjatë këtij takim i dhuroi Akademisë gjashtë libra, të cilat kanë të bëjnë me politikat amerikane, komunikimin dhe menaxhimin e krizave, trajnimin për përgjegjësit e parë dhe sigurinë e atdheut. Më këtë rast Fisher u shpreh i gatshëm për ta përkahur Akademinë edhe më tutje.
Duke folur për programin për Siguri Publike të Universitetit Utah Valley, Fisher tha se ky program ka rreth 1,500 studentë, krahasuar me numrin e përgjithshëm të studentëve në Universitet me një total prej 35,000 studentëve. \"Ofrimi i programeve të Sigurisë Publike në një Akademi që është specifike për këtë lëmi është me të vërtetë interesante. Studentët njihen me kolegët e tyre të tjerë nga Kosova dhe janë në gjendje të ndajnë përvojat e tyre në arsim. Studentëve tanë u mungon kjo mundësi për ta njohur njëri-tjetrin sepse Universiteti është aq i madh”, tha Fisher.
Në kuadër të vizitës, profesor Fisher mori pjesë në tryezën shkencore \"Një dekadë shtet: Sfidat e sigurisë në Kosovë\", ku iu drejtua pjesëmarrësve me temën \"Studim krahasues i planifikimit të komunikimit të krizave në Evropën Juglindore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës\".
Profesor Fisher gjatë takimit me personelin mësimdhënës të Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademi diskutoi rreth qasjeve të mësimdhënies për disa nga problemet e përbashkëta. \"Programet tona të sigurisë publike ofrohen ballë për ballë dhe janë online. Ne trajnojmë zjarrfikës dhe policë të rinj në klasat ballë për ballë, por japim edhe mësim online për udhëheqjen për personelin e sigurisë publike, duke përfshirë policinë, zjarrfikësit dhe paramedikët, pjesërisht për shkak se punojnë me orar të plotë dhe shkojnë në shkollë me orar të pjesshëm \", tha Fisher, duke treguar ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet sistemit arsimor të AKSP-së dhe të Departamentit të Shërbimeve Emergjente të UUV.
Duke folur për bashkëpunimin me stafin mësimdhënës të Fakultetit të Sigurisë Publike të AKSP-së, profesor Fisher përmendi përfshirjen në dy projekte të cilat janë \"Krahasimi i komunikimit të krizave në Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës\" me dekanin e Fakultetit të Sigurisë Publike, Bejtush Gashi, dhe \"Politika e Mediave Sociale në Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës\" me profesor Ferid Azemin.
Fisher takoi edhe zyrtarët e Qendrës së Ushtrimeve të Integruara (QUI) nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës, të vendosur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, përkatësisht udhëheqësin Bahri Pajaziti dhe zyrtarin e lartë Iset Lahu. Tema diskutimi ishin trajnimet në fushën e zjarrfikjes, shpëtimit dhe menaxhimin e emergjencave si dhe shqyrtimi i mundësisë së adoptimit për kushtet dhe rrethanat e Kosovës për të realizuar në Akademi trajnimin e Ekipit të Komunitetit për Përgjigje Emergjente (CERT) të Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, program ky, i cili, siç tha ai, i edukon vullnetarët për gatishmërinë emergjente për rreziqet që mund të ndikojnë në hapësirat e tyre dhe i trajnon ata për shkathtësitë themelore të përgjigjes ndaj katastrofave, siç janë siguri ndaj zjarreve, kërkim shpëtimi i lehtë, organizimi i ekipit dhe operimet mjekësore në fatkeqësi.
Profesor Fisher ka vizituar edhe Qendrën Korrektuese në Lipjan, ku është takuar me drejtorin Heset Loku, dhe qendrën e re të arsimit për të mitur. “Isha i impresionuar me programet që u ofrohen shkelësve të rinj të ligjit”, tha ai. \"Për shkak të arsimimit dhe këshillimit që ata e marrin, shumica e tyre kthehen në shoqëri dhe jetojnë jetë të mira dhe productive”, përfundoi profesori Fisher.
Në Akademi u mbajt tryeza me temën “Një dekadë shtet, sfidat e sigurisë në Kosovë”
Vushtrri, 20 shkurt 2018 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot u mbajt tryezë shkencore me temën “Një dekadë shtet, sfidat e sigurisë në Kosovë”, e cila mbahet në kuadër të ngjarjeve dhe manifestimeve me rastin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë tryezë morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Abdulselami Shkodra, Zëvendësministri në Ministrinë e Forcës së Sigurisë Burim Ramadani, Xhavit Shala dhe Besnik Shehu nga Akademia e Sigurisë së Shqipërisë, Arsim Bajrami dhe Haki Demolli profesor në Universitetin e Prishtinës, John Fisher profesor i asociuar në Universitetin e Utah Valley, Muhaedin Bela këshilltarë nga Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë, Riza Shillova drejtor i Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës, Drita Pereziç Këshilltare Ekzekutiv në MBP nga ICTAP –i, dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, student, profesor, përfaqësues të agjencive të sigurisë publike si dhe stafi akademik.
Drejtori i Akademisë së Kosovës Ismail Smakiqi tha se Kosova me dhjetë vite të pavarësisë ndodhet para sfidave të mëdha të rrugëtimit drejt një republike me stabilitet politik dhe ekonomik.
“Kosova gjatë këtyre gati nëntëmbëdhjetë viteve liri dhe dhjetë viteve pavarësi po kalon një rrugë jo të lehtë të shtet ndërtimit. Është një numër shumë i madh të arriturave të cilat kanë ndodhur gjatë këtyre viteve dhe po ashtu kanë mbetur një numër shumë i madh i obligimeve dhe objektivave, të cilat duhet të i përmbush Kosova që të konsiderohet shtet me stabilitet politik dhe ekonomik”, u shpreh Smakiqi duke thënë së njëra ndër sfidat e cila duhet të kalohet në të ardhmen është sfida e sigurisë
“Siguria publike në Kosovë është zhvilluar në hap me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Kjo për faktin se Akademia e Kosovës për Siguri Publike (në faza të ndryshme me emër të ndryshëm por gjithmonë me mision të njëjtë), që nga themelimi i saj në shtator të vitit 1999 e deri më sot, ka pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në sigurinë publike të vendit tonë, natyrisht përmes misionit të saj; trajnimi dhe arsimimi i të punësuarave në agjencitë e sigurisë publike”, u shpreh Smakiqi.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Abdulselami Shkodra gjatë tryezës vlerësoj se Kosova edhe përkundër sfidave ka shënuar suksese në konsolidimin e institucioneve, forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit.
Duke folur rreth njohjeve të shtetit të Kosovës dhe qëllimit të saj rreth integrimit në Unionin Evropian zëvendësministri Shkodra tha se politikat e sigurisë në Kosovë janë në harmonizim më politikat evropiane. “Në këtë aspekt jemi të vendosur në anëtarësimin në INTERPOL dhe mekanizmi tjera ndërkombëtarë të sigurisë”, u shpreh Shkodra
Shkodra vlerësoj se siguria publike matet me aftësinë e agjencive dhe siç tha ai misionet e tyre janë shumë të rëndësishme.
Duke u shprehur i kënaqur me punën e agjenci neve Shkodra vlerësoj se sfida e sigurisë nuk mund të jetë sfidë lokale, apo sfidë vetën e një shteti.
“Zhvillimet strategjike në përballje me sfidat e sigurisë konsideroi se janë mjaft të komplikuara dhe vendimet politike për përballje me sfidën e sigurisë duhet të bazohen në analizat e departamenteve të cilat kanë fushëveprim përpunimin e të dhënave nga fusha e sigurisë si dhe mbi studimet dhe hulumtimet e mirëfillta shkencore të Instituteve të Studimeve të Sigurisë”, tha Shkodra duke thënë se misioni i Akademisë në trajnimin dhe arsimimin e zyrtarëve të zbatimit të ligjit, zhvillohet me programe bashkëkohorë të akredituara nga agjencitë profesionale dhe të pavarura të akreditimit. “Krimet me të cilat përballen institucionet e rendit, pothuajse janë të vazhdueshme; krimi i organizuar, korrupsioni, trafikimet e ndryshme, pastaj ekstremizmi i dhunshëm, kërcënimi nga terrorizmi, krimet kibernetike dhe krime tjera të njohura për opinionin”, u shpreh ai duke thënë se sfidat e sigurisë kanë të bëjnë me luftimin e këtyre dukurive.
Kurse, Burim Ramadani Zëvendësministër në Ministrinë e Forcës së Sigurisë tha se pjesë më e rëndësishme për Kosovën në këtë dhjet vjetor mbetet fokusimi në konsolidimin, avancimi dhe profesionalizmin e institucioneve të sigurisë dhe zbatimit të ligjit.
“Nuk ka dilema që pjesa më e rëndësishme e krejt tregimit për Kosovën në këtë dhjet vjetor të shpalljes së pavarësisë mbetet fokusimi ynë konsolidimin dhe përmbylljen e arkitekturës sigurisë nacionale, rrumbullakim të kornizës strategjike të sigurisë, vazhdimin ose avancimin e profesionalizmit të institucioneve të sigurisë dhe zbatimit të ligjit”, u shpreh Ramdani.
Ramadani duke folur për rëndësinë e sigurisë brenda dhe jashtë vendi tha se nuk mund të ketë siguri pa bashkëpunim.
“Bashkëpunim ndërshtetëror në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe të politikes së jashtme është shumë i rëndësishëm dhe besoj që Kosova ka treguar gatishmërinë e saj për të arritur bashkëpunim ndërshtetëror” , u shpreh Ramadani
Ai vlerësoj se është më rëndësi që Kosova të përfshihet në programin e partneritetit për paqe në bazë të fushave të specializuara ushtarake që ka Kosova dhe ndërkohë po ashtu të ftohemi për të iu bashkuar misioneve paqeruajtëse nëpër kriza të ndryshme në botë.
Kurse, Arsim Bajrami profesor në Universitetin e Prishtinës i cili përgëzoj Akademinë për të arriturat e saj, gjatë tryezës ka folur për rrugëtimin dhe sfidat që ka pas Kosova deri në shpalljen e pavarësisë si dhe për sfidat që e presin në ndërtimin e shtetit.
Profesor Bajrami tha se edhe përkundër sfida pavarësia e Kosovë është punë e kryer, ndërsa sipas tij punë e pa kryer është shtet ndërtimi.
Ai tha se shtet ndërtimi i ka tri sfida kryesor, sfida e parë siç tha ai është shtrirja e juridiksionit të Kosovës, kushtetutës dhe legjislacionit në veri të Kosovës.
“Për mua sfida e parë e shtet ndërtimit të Republikës së Kosovës është shtrirja e plotë e juridiksionit në gjithë territorin e Kosovës”, u shpreh Bajrami. Problemi i dytë Bajrami e ka cilësuar edhe formimin e ushtrisë duke thënë se ky proces është duke u vonuar padrejtësisht, ndërsa problemi i tretë më të cilën është ballafaquar shteti sipas tij është kriza politike.
Po ashtu profesor Bajrami ka përmendur tri sfidat që e presin Kosovën në të ardhmen siç janë; luftimi i dukurive negative, krimi, korrupsioni, krimi i organizuar etj. “Sundimi i ligjit mbetet sfidë kryesor e Republikës së Kosovës”, u shpreh ai duke thënë se sfidat tjera janë qeverisja e mirë dhe integrimet në BE dhe NATO.
John Fisher profesor i asociuar në Universitetin e Utah Valley gjatë prezantimit të tij rreth çështjes së sigurisë përgëzoj Akademinë që përmes shkollimit të zbatuesve të ligjit po ofron një siguri të mirë për vendin. Fisher foli për llojet e kërcënimeve që shkaktojnë mos siguri.
Fisher foli edhe për cilësitë që rimëkëmbin shoqërinë siç janë; shoqëria reflektove, shkathtësi për të njohur, fuqi e cila duhet të menaxhohet siguria në situata të ndryshme si janë zjarret, tërmetet etj.
Para të pranishmëve foli edhe Prof. dr. Xhavit Shala nga Akademia e Sigurisë të Tiranës, në temën “Shtet ndërtimi i suksesshëm dhe qeverisja e mire përballë kërcënimeve serbo-ruse për dështimin e shtetit të Kosovës”. Profesor Shala tha për pretendimet e rrezikshme serbo-ruse për ta shpallë Pavarësinë e Kosovës si një shtete të dështuar.
“Kosova në procesin e shtet formimit dhe të shtete ndërtimit mundë ta konsiderojmë si pjesë e misionit dhe përpjekjeve shekullore të shqiptarëve për të realizuar vizionin e tyre për të pasur shtetin përkrah botës së qytetëruar” tha Profesor Shala.
Ai me tej shtoi se Kosova ka krijuar institucionet themelore të një shteti të pavarur dhe sovran, institucione të legjitimuara politikisht nëpërmjet një procesi zgjedhjesh të ndershme të qeta e të lira.
Duke folur për sigurinë ai shtoi se siguria e Kosovës është një proces i përbashkët i KFOR-it dhe institucioneve kosovare të sigurisë. “KFOR-i ka përgjegjësinë e drejtpërdrejt ta mbrojë Kosovën nga kërcënimet e jashtme, ndërsa garantimin e sigurisë së brendshme tashmë pothuajse i ka kaluar institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha Shala.
Në funde Shala tha se në këtë dhjetëvjetor të pavarësisë procesi i shtet ndërtimit në Kosovë ka arritur ti përmbushë funksionet thelbësore të mbijetesës në fushën e sigurisë, sundimit të ligjit, sigurimit të ardhurave, legjitimitetit politik, dhe ka bërë përparime të dukshme në përmbushjen e nivelit të pritur të funksionalitetit të shtetit .
Profesori Haki Demoli foli për temën “Dukuria e terrorizmit si sfidë për sigurinë dhe shtet ndërtimin e Kosovës”, për rreziqet e kësaj dukuri jo vetëm në Kosovë, por në mbarë globin.
Po ashtu Demolli përshkruajti edhe gjendjen në të cilën gjendet Kosova sa i përket situatës së sigurisë në vend.
“Terrorizmi konsiderohet njëri ndër problemet më serioze jo vetëm për shtet, jo vetëm për sigurinë ndërkombëtare, por edhe për jetën e njerëzve në tërë botë”, u shpreh Demolli duke përmendur që viteve të fundit sulmet terroriste nëpër botë janë rritur krahasime me vitet paraprake. Demolli vlerësoj se masat të cilat i ka marr qeveria e Kosovës në luftimin kundër terrorizmit janë legjislacioni, ndërtimi i mekanizmave për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit, planifikimi për parandalimin e terrorizmit dhe aktivitet konkrete për parandalimin e terrorizmit.
Gjatë kësaj tryeze foli edhe drejtori i Departamentit të Hetimeve i Policisë së Kosovës Riza Shillova i cili tha se përvjetori i dhjetë i Republikës së Kosovës është i lidhur edhe me progresin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, si dhe sfidat e ndryshme të cilat janë përballur gjatë periudhave të ndryshme kohore.
Duke folur për sfidat e Policisë së Kosovës ai shtoi se pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës rezultati i angazhimit të policisë gjatë kësaj periudhe ka qen i vlerësuar mjaftë lartë, ku është arritur të mbahet situatë e sigurisë e qetë duke eliminuar provokimet e ndryshme veçanërisht në veri të Kosovës dhe zonën kufitare.
Gjithashtu Shillova foli për sfidat dhe angazhimet të cilat i kanë përcjellë Policinë e Kosovës si në aspektin ligjor, organizativ, aspektin e politikave publike , nacionale, teknik, aspektin e bashkëpunimit ndërkombëtarë etj.
“Policia e Kosovës krahas sfidave apo bashkë me sfidat është rrit e është zhvilluar dhe është ngritur profesionalisht për të marrë mbi vete përgjegjësitë që i takojnë duke ofruar siguri për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Shillova.
Ndërkaq, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Bejtush Gashi tha se bota në asnjë rast nuk ka qenë e sigurt për shtete të vogla, sepse historia ka dëshmuar se fuqitë e mëdha e kanë shumë të lehtë të manipulojnë me këto shtete si nga ana ekonomike ashtu dhe nga ana ushtarake. “Përderisa një shtet i vogël nuk është në gjendje të përballojë një konflikt me forcat e veta, rruga e vetme mbetet lufta diplomatike për të shmangur ose ulur rrezikun e konfliktit”, tha Gashi. Një nder mënyrat për ta evituar pasigurinë për shtetet e vogla siç tha Gashi është asocimi i tyre në institucionet ndërkombëtare dhe partneriteti diplomatik me shtetet me te fuqishme. “Për shtetet e vogla të Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Republika e Kosovës, ekziston vetëm një zgjedhje strategjike, e ajo është “integrimi euro-atlantik”, u shpreh Gashi.
Gjithashtu dekani Gashi shtoi se politika e bashkëpunimit dhe integrimi në institucionet ndërkombëtare të sigurisë, me theks të veçantë integrimi në NATO, si mjet për arritjen e stabilitetit në vend dhe rajon, përbën objektivin dhe zgjidhjen strategjike themelore për sigurinë e Kosovës dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.
Duke folur për sfidat e sigurisë dekani Gashi tha se janë të shumta, ku disa prej tyre kanë ndikim të drejtpërdrejt ndaj sigurisë, kurse të tjerat kanë ndikim të tërthortë.
Në fund dekani i Fakultetit të Sigurisë Bejtush Gashi dha disa kolaudime rreth çështjes së sigurisë se; Mjedisi i sigurisë është vazhdimisht i ndryshueshëm si pasoj e ndryshimeve politike; shtetet e vogla siç është Republika e Kosovës për të siguruar paqen dhe stabilitetin, duhet të përdorin strategjinë e ndarjes dhe balancimit të pushteteve shtetëror, shteti duhet të investojë më shumë në luftën kundër korrupsionit, trafikimit ilegal, krimit të organizuar dhe terrorizmit, infrastruktura ligjore në fushën e sigurisë duhet të plotësohet dhe të jetë kompatibile më infrastrukturën ligjorë të vendeve anëtare të BE-së, sidomos nën aktet ligjore.
“Sa i përket sigurisë në nivel shtetëror, konsideroj që diplomacia është mjeti më i sigurt për ti përballuar kërcënimet e jashtme. Për derisa një shtet nuk është në gjendje të përballojë një konflikt me forcat e veta, rruga e vetme mbetet lufta diplomatike për të shmangur ose ulur rrezikun e konfliktit”, përfundoi Gashi.
Takimin e përshëndeti kolonel Muhaedin Bela, Këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes të Maqedonisë, i cili theksoi rëndësinë e integrimit të Maqedonisë dhe Kosovës në NATO si dhe ofroi mundësinë për realizimin e trajnimeve të programit të Ekipit të Komunitetit të Përgjigjes Emergjente (CERT) nga Universiteti Utah Valley, sponsorizuar nga Agjencia Federale e Menaxhimit Emergjent (FEMA) e Shteteve të Bashkuara.