Lajmet
Lajmet
Një delegacion i femrave police nga Mbretëria e Bashkuar vizitoi Akademinë
Vushtrri, 07 dhjetor 2018 – Një delegacion i femrave police nga Mbretëria e Bashkuar të shoqëruar nga Shpresa Muharremi këshilltare në OSBE dhe Shpresa Mulliqi, sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku u priten nga Kastriot Jashari Drejtor i Departamentit për Trajnime dhe Përkrahje Arsimore dhe menaxhmenti i lartë i Akademisë.
Kastriot Jashari Drejtor i Departamentit për Trajnime dhe Përkrahje Arsimore e njoftoi delegacionin për zhvillimet dhe për proceset të rëndësishme të Akademisë, për realizimin e trajnimeve etj.
Po ashtu delegacioni në fjalë u njoftua edhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm që Akademia ka më vendet e rajonit dhe më gjerë, për bashkëpunimin mes Akademisë dhe OSBE-së në fushën e trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike.
Gjithash Jashari foli edhe për bashkëpunimin ndërkombëtarë që ka Akademia, për anëtarësimin në organizata me rendësi siç janë INTERPA, CEPOL, Akreditimin Ndërkombëtar të Akademisë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ( IADLEST).
Ndërsa delegacioni duke u shprehur të kënaqur për vizitën në Akademi u interesuan kryesisht rreth metodave që ka Akademia për trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike.
Në AKSP u mbajt sesioni informues nga zyra e Erasmus+ në Kosovë
Vushtrri, 5 dhjetor 2018 - Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), u mbajt sesioni informues i zyrës së Erasmus+ në Kosovë. Në këtë sesion morën pjesë zyrtarë nga Erasmus+ në Kosovë, studentë të Fakultetit të Sigurisë Publikenë si dhe zyrtarë të lartë nga Akademia.
Gjatë takimit, Dekani I Fakultetit të Sigurisë Publike (FSP) në AKSP Bejtush Gashi I falënderoi zyrtarët e zyrës së Erasmus+ në Kosovë për kontributin e gjithmbarshëm të tyre në ngritjen e nivelit të studimeve në Fakultet përmes shkëmbimit të përvojave që kanë pasur studentët dhe mësimdhënësit e FSP-së si dhe stafi administrativ i AKSP-së. Dekani Gashi u zotua për përkrahjen e mëtejme të aktiviteteve të shumta, të rëndësishme të Erasmus+ në veçanti për Fakultetin dhe në përgjithësi për Akademinë.
Kurse zyrtari nga AKSP-ja Skender Agaj njoftoi të pranishmit lidhur me aktivitetet që janë zhvilluar AKSP me programin Erasmus+. Ai tha se deri më tani nga ky program, përkatësisht nga Mobiliteti Ndërkombëtar i Kredive, kanë përfituar gjithsej 48 pjesëtarë nga studentët, stafi akademik dhe ai administrativ me vizita nga një javë deri në pesë muaj në institucione të ngjashme në Gjermani, Estoni dhe Poloni.
Ai theksoi edhe rëndësinë që ka pjesa e ndërtimit të kapaciteteteve të arsimit të lartë të Erasmus+ në planet e ardhshme strategjike të AKSP-së, duke mos harruar as pjesën e trajnimit profesional.
Për më tepër, zyrtarët nga zyra e Erasmus+ në Kosovë i njoftuan të pranishmit për thirrjen më të re, për aplikim në të gjitha aktivitetet veç e veç të Erasmus+, siç janë: ndërtimi I kapaciteteve në arsimin e lartë, Jean Monnet për studime nga fusha e Bashkimit Evropian, mobiliteti ndërkombëtar i kredive etj., duke përfshirë edhe afatet dhe mënyrën e aplikimit.
Kurse dy studentët e Fakultetittë Sigurisë Publike të AKSP, Fluturë Hasani dhe Gentian Kurteshi, ndanë përvojat e tyre, përparësitë dhe sfidat gjatë qëndrimit të tyre prej pesë muaj në Akademinë e Estonisë të Shkencave të Sigurisë në semestrindimëror të vitit akademik 2017 - 2018.
Ndryshe Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka filluar të marrë pjesë në aktivitetet e zyrës së Erasmus+ në Kosovë që nga themelimi i Fakultetit të Sigurisë Publike në tetor 2014.
Kurse shkëmbimi i studentëve, stafit akademik dhe atij administrativ nga AKSP jashtë vendit ka filluar që të reazlizohet që nga viti 2016.
Udhëheqës dhe kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës vizituan Akademinë
Vushtrri, 03 dhjetor 2018 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Ismail Smakiqi, priti sot në takim një delegacioni i përbërë nga udhëheqësit si dhe nga kadetët e Qendrës së Studimeve Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte thëllimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë mes Akademisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Të pranishmit u njoftuan me fushëveprimtarinë e Akademisë, përfshirë të gjitha periudhat që nga themelimi e deri më sot, zhvillimet e fundit, e po ashtu në theks të veçantë hapja dhe funksionalizimi i Fakultetit të Sigurisë Publike.
Po ashtu kadetët u njoftuan edhe për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon institucioni ynë.
Drejtori Smakiqi gjatë këtij takimi përgëzoj trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës për punën e tyre, ndërsa kadetëve ju dëshiroj punë të mbarë po sa të inkuadrohen në këtë institucion mjaftë të rëndësishëm për vendin.
Duke i inkurajuar për punën Smakiqi u shpreh i gatshëm për bashkëpunim mes Akademisë dhe FSK-së pasi që siç tha ai ky bashkëpunim është i nevojshëm për vendin tonë.
Ndërkaq udhëheqësit dhe kadetët e FSK-së u interesuan rreth trajnimeve dhe aktiviteteve që zhvillohen në Akademi dhe shfaqen interesimin e tyre edhe rreth bashkëpunimit mes AKSP-së sidomos në arsimimin e kadetëve në fushën e sigurisë.
Në fund të vizitës, duke vizituar kampusin e Akademisë, delegacioni shprehu përshtypjet më të mira si një institucion i mirëfilltë në fushën e arsimit në siguri publike.
Në AKSP u mbajt webinar i CEPOL
Vushtrri, 30 nëntor 2018.- Sot në hapësirat e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike për herë të parë u mbajt një webinar i Agjencisë së Bashkimit Evropian për Trajnime në Zbatim të Ligjit (CEPOL) për zyrtarët e zbatimit të ligjit të Kosovës.
Agjencia e Bashkimit Evropian për Trajnime në Zbatim të Ligjit (CEPOL) dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Droga dhe Krime (UNODC) kanë lansuar projektin për Krime Financiare në Ballkanin Perëndimor (WBFI), në kuadër të të cilit organizojnë kurse kombëtare dhe regjionale, pjesëmarrje në Programit e Shkëmbimit të CEPOL ndërmjet zyrtarëve të zbatimit të ligjit nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor si dhe aktivitete të tjera përkrahëse.
Si pjesë e këtij projekti ishte edhe trajnimi “Hetimet financiare që kanë të bëjnë me trafikimin e narkotikëve”, i cili u mbajt në Prishtinë nga 8 - 12 tetor 2018, në të cilin morën pjesë 29 zyrtarë të 7 institucioneve të Kosovës për zbatimin e ligjit, siç janë: Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Njësia për Inteligjencë Financiare, Administrata Tatimore e Kosovës, Prokuroria, Gjyqësia dhe vet Akademia e Kosovës për Siguri Publike.
Qëllimi i këtij webinari ishte që t’ua rikujtojë dhe vlerësojë përmbajtjen e trajnimit si më lart, që të diskutojë për temat që u janë prezantuar në trajnim në kohë reale me të tre ekspertët që ua kanë mbajtur trajnimin dhe njëkohësisht që të shfrytëzohet kjo mundësi për të promovuar përdorimin e rrjetit elektronik (e-Net), përkatësisht të Sistemit të Menaxhimit të të Mësuarit, që do të mund të përdoret, p.sh., për të filluar një grup të diskutimeve në forum.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike në këtë mënyrë po përkrah dhe promovon të mësuarit elektronik në një prej platformave më të njohura dhe më të rëndësishme në fushën e zbatimit të ligjit në Evropë, siç është ajo e CEPOL.
Ky në fakt do të jetë edhe një ndër objektivat strategjikë të Akademisë për të ardhmen.
AKSP më 24 mars 2017 ka nënshkruar Marrëveshje Pune me CEPOL dhe si rezultat i kësaj marrëveshjeje ka arritur që të përfshijë zyrtarët e zbatimit të ligjit të Kosovës në trajnime të ndryshme të CEPOL në Kosovë dhe jashtë vendit, në Programin e Shkëmbimit si dhe shumë prej tyre janë të kyçur dhe përdorin efektivisht Sistemin e Menaxhimit të të Mësuarit (LMS), duke marrë pjesë në webinarë, kurse online, duke përdorur librarinë elektronike etj.
Jessalyn Brogan Walker menaxhere e programit Hedahay vizitoi Akademinë
Vushtrri,19 nëntor 2018 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP)e vizitoi Jessalyn Brogan Walker menaxhere e programit Hedahay në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Adrian Shtuni konsulent në këtë organizatë,ku u takuan me Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë Ismail Smakiqi memenaxhmentin e lartë si dhe me zyrtarët policorë.
Qëllimi i vizitës është bashkëpunimi mes Akademisë dhe ekspertëve të programit Hedahay në fushën e sigurisë konkretisht në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi e njoftoi delegacionin e organizatës për misionin dhe vizionin e Akademisë. Ai gjatë këtij takim përmendi të arriturat që jane realizuar ne Akademi, njëkohësisht foli edhe për sfida që e presin në të ardhmen sa i përket fushës së sigurisë publike.
Drejtori Smakiqi shfaqin nevojën për bashkëpunim me ekspertë dhe organizatat ndërkombëtare, konkretisht bashkëpunimin për trajnimet në fushën e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm që shpijnë në terrorizëm, duke ofruar ndihmë në draftimin e kurrikulave dhe trajnimin e trajnerëve.
Gjithashtu u fol edhe për strategjinë e AKSP-së për vitin 2019/2022 që siç tha drejtori Smakiqi Akademia tashmë është një qendër e ekselencës në fushën e sigurisë e cila ka marr akreditim vendor dhe ndërkombëtar nga IADLEST.
Ndërkaq Jessalyn Brogan Walkermenaxhere e programit Hedahay në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke falënderuar drejtorin Smakiqi për pritjen, shprehi gatishmërinë e saj për bashkëpunim me Akademinë dhe Policinë e Kosovë. Ajo në theks të veçantë foli për bashkëpunimin dhe rolin e policimit në bashkësi siç tha ajo vija e parë e identifikimit, parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, si dhe nevojën për kuptim të fenomenit dhe mekanizmave për ta parandaluar atë përmes trajnimeve dhe ngritjes së kapaciteteve të stafit ekzistues.
Ajo theksoj se në kuadër të tyre kanë ofruar një hapësirë bukur relevante policimit në bashkësi, ku sipas saj, temat që ndërlidhen me ekstremizëm duhet të jenë pjesë e këtij moduli.
“Nevoja për vazhdimësi është e theksuar sidomos tek mekanizmat trajnues me çka në mungesë të ekspertëve gjegjës, është kërkuar asistencë në hartimin e një kurrikule gjithë përfshirëse për të gjithë akterët dhe të gjitha nivelet, si dhe një trajnim për trajner për të siguruar një vazhdimësi në fushën e përballjes me fenomenet e kësaj natyre”, u shpreh Drejtori i Trajnimeve Kastriot Jashari.
Ardian Shtuni përfaqësues i organizatës Hedayah falënderoj Akademinë për bashkëpunimin dhe siguroj se kërkesat e adresuara në fushat e kërkuara do ofrohen në kohë dhe së shpejti do ketë një produkt i cili do përmbush nevojat e palëve të interesit.
Pas takimit u zhvillua edhe një vizitë e kampusit të AKSP.
Zëvendësdrejtori i Kolegjit Universitar Policor të Norvegjisë Tor Tanke Holm vizitoi Akademinë
Vushtrri, 12 nëntor 2018, - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi një delegacion nga Kolegji Universitar Policor të Norvegjisë (KUPN), i udhëhequr nga zëvendës Drejtori Tor Tanke Holm i cili ishte i shoqëruara edhe nga bashkëpunëtorja Kirsti Helene Messel.
Delegacioni nga Kolegji Universitar Policor i Norvegjisë u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi si dhe zyrtar të lartë nga Akademia, i cili fillimisht duke ju dëshiruar mysafirëve mirëseardhje, njëherit ata i njoftoi me zhvillimet e fundit në Akademi, duke u fokusuar në arsimin e lartë dhe në trajnimet profesionale të zyrtarëve të sigurisë publike. Delegacioni i KUPN u informua gjithashtu edhe për historikun e Akademisë, për projektin e binjakëzimit IPA 2, që ka për qëllim forcimin e mëtutjeshëm të arsimit në fushën e sigurisë publike si dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar të Akademisë.
Vizita e delegacionit norvegjez u zhvillua përgjatë dy ditëve 8 dhe 9 nëntor 2018 me ç ‘rast me dt. 8 nëntor 2018 morën pjesë edhe në konferencën e dytë ndërkombëtare për hulumtim dhe zhvillim të AKSP-së “Institucionet arsimore të sigurisë publike, faktor kyç në forcimin e rendit dhe sigurisë” ku zv. drejtori i KPUN z. Tanke Holm mbajti një ligjeratë/prezentim mbi temën “Institucionet arsimore të sigurisë publike, faktor kyç në fuqizimin e sigurisë dhe rendit publik – rasti studimor i Norvegjisë”.
Qëllimi i kësaj vizite dyditore e Kolegjit Universitar Policor të Norvegjisë ishte njoftimi më për së afërmi me fushe veprimtarinë e AKSP-së, gjetja e mundësive për bashkëpunime dhe mundësia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi si dhe Tanke Holm gjatë takimeve të zhvilluara theksuan gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë ndërmjet dy institucioneve respektive në kuadër të arsimimit në siguri publike me fokus arsimin e lartë, (programit Bachellor dhe në të ardhmen në programin Master), shkëmbimin e përvojave më të mira akademike dhe përkrahjes së stafit për të shtyrë përpara proceset zhvillimore institucionale.
Në Akademi filloi konferenca e dytë shkencore ndërkombëtare
Vushtrri, 07 nëntor 2018 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), filloi konferenca e dytë shkencore ndërkombëtare me temën “Institucionet arsimore të sigurisë publike, faktor kyç në forcimin e rendit dhe sigurisë”, e cila është organizuar në bashkëpunim me projektin e binjakëzimit qëllimi i së cilës ishte debati rreth forcimit të arsimit n fushën e sigurisë.
Në fjalën e tij Ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike me vet ekzistimin e sajë është tregues se rendi dhe siguria në shtet, fillojnë nga një bazament i fuqishëm arsimorë, ku numri i madhe i zyrtarëve të institucioneve të sigurisë tregon për punën e madhe që është bërë dhe po vazhdon të bëhet në këtë institucion arsimor, unik për vendin.
“Akademia e Kosovës për Siguri Publike me misionin, vizionin, vlerat dhe objektivat strategjike të sajë na paraqitet njëkohësisht garantues se agjencit të cilat arsimojnë personelin e tyre janë dhe do të jenë në shërbim të qytetarëve të këtij vendi dhe mbrojtës së interesave të shtetit të Kosovës”, tha Mustafa.
Mustafa tha se respektimi i rendit, sundimi i ligjit, respektimi i vlerave demokratike marrin kuptim të plotë vetëm kur respektojnë njëra tjetrën, duke shtuar se me atë që ofron Akademia në arsimimin e zbatuesve të ligjit është edhe garantues se gjërat kanë shkuar në kahjen e duhur.
Në funde Ministri Mustafa tha se Akademia e Kosovës për Siguri publike do ta ketë përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kërkoi që të vazhdohet me punën e mirë që është duke u bërë në këtë institucion.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në hapjen e kësaj konference tha se sfida e sigurisë është preokupimi kryesor i një vendi.
Duke folur për mbështetjen ndërkombëtare që ka Akademia, drejtori Smakiqi tha se kjo i ka mundësuar Akademisë që të futet në ciklin e krijimit të programeve profesionale dhe programeve studimore më standarde evropiane dhe më gjerë.
Në këtë konferencë drejtori Smakiqi foli edhe për proceset nëpër të cilat ka kaluar Akademia, siç janë procesi i akreditimit nga autoritetet kombëtarë dhe ndërkombëtare vlerësoj se këto procese kanë bërë këtë institucion shumë të rëndësishëm për vendin. Po ashtu duke folur për sigurinë në vend, cilësinë e arsimit në fushën e sigurisë drejtori Smakiqi ka përmendur vlerësimet pozitive që janë dhënë nga institucionet ndërkombëtarë të sigurisë për Akademinë, konkretisht nga Michael N.Becar drejtor Ekzekutiv i IADLEST.
“Vlerësimet e shkëlqyeshme për Akademinë nga ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë gjatë proceseve të akreditimit, gjegjësisht përmbushjes të standardeve më të larta kombëtare dhe ndërkombëtare të institucioneve të sigurisë, të cilat fushëveprimin e kanë trajnimin dhe arsimimin e zbatuesve të ligjit janë rezultat i punës dhe përkushtimit të personelit të Akademisë dhe përkrahjes se partnerëve”, u shpreh Smakiqi.
Smakiqi tha se ne vitin 2019 Akademia do të hapë kapitullin e ri të strategjisë së zhvillimi për katër vitet e ardhshme ku siç tha ai në këtë periudhe të zhvillimit të saj strategjik Akademia synon të zhvillojë edhe me tutje epitetin e fituar “Qendër e ekselencës” e sigurisë publik në Kosovë dhe regjion.
Smakiqi tha se programi studimor master dhe zhvillimi i instituti për hulumtim dhe zhvillim gjegjësisht fusha e hulumtimit në përgjithësi do të jenë sfida më e rënda gjatë dy tre viteve të ardhshme.
“Akademia do të jetë një faktor kyç në krijimin e sigurisë në Republikën e Kosovës duke ofruar kompetenca të nivelit të lartë tek autoritetet e zbatimit të ligjit për t’iu përgjigjur sfidave që ndryshojnë vazhdimisht”, u shpreh Smakiqi duke thënë se në vitin 2020 Akademia do të ketë të etabluara programet studimore të fushave të sigurisë publike do të fillojë më programet e masterit nga këto fusha dhe do të ketë të themeluar dhe me rezultate Institutin për Hulumtim.
“Rasti i zhvillimit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në pesë gjashtë vitet e fundit duke avancuar arsimin e lartë në Akademi, gjegjësisht hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike flet për të kuptuarit e rolit dhe ndikimit të arsimit në sigurinë publike në Kosovë”, tha drejtori Smakiqi.
Në hapjen e kësaj konference foli dekani i Fakultetit të Sigurisë nga Maqedonia Nikola Dujovski i cila tha se programet bachelor të të dyja vendeve do të janë të hapura që të mbështesim institucionet e sigurisë jo vetëm në rajone por edhe më gjerë për sigurinë e qytetarëve.
Ndërsa zëvendës udhëheqës i Sektorit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë Libor Chlad tha se kemi arritur një partneritet të mirë mes Akademisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian konkretisht Finladës dhe Estonisë, ku për mes ekspertëve të Projektit të Binjakëzimit kemi sot programin bachelor në Akademi.
Ai tha se Bashkimi Evropian ka qen donatori kryesorë në Kosovë në ofrimin e trajnimeve dhe arsimimit për zbatuesit e ligjit, kontribut i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Në këtë konferencë e cila do të zgjatë dy ditë më radhë më dt. 07-08 nëntor 2018, morën pjesë Ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Bejtush Gashi, dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike, Xhon Fisher profesor dr në Universitetin e Valles në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zëvendës udhëheqës i Sektorit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë Libor Chlad, dekani i Fakultetit të Sigurisë nga Maqedonia Nikola Dujovski, ndihmës drejtori i Akademisë së Policisë në Malin e Zi Mladen Bulatović, Drejtor i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Misionin e OSBE-së në Kosovë Karl Åke Roghe, sekretari i tretë i ambasadës së Maqedonisë në Kosovë Seat Fejzuli, Muhaedin Bela këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes së Maqedonisë si dhe zyrtarë nga Ambasada Amerikane në Kosovë, nga ICITAPI-i si dhe përfaqësues të agjencioneve të sigurisë publike në vend.
Një delegacion nga Turqia vizitoi Akademinë
Vushtrri, 06 nëntor 2018, Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi një delegacion nga Turqia nga fusha e emergjencave të cilët ishin të shoqëruar edhe nga zyrtar të lartë të Agjencisë së Menagjimit Emergjent ( AME).
Delegacioni u prit nga Drejtori i Departamentit për Trajnime dhe Përkrahje Programore Kastriot Jashari si dhe zyrtar të lartë nga Akademia, i cili fillimisht i përshëndeti të pranishmit në emër të Drejtorit të Përgjithshëm Ismail Smakiqi duke ju dëshiruar mirëseardhje në AKSP.
Drejtori Jashari vlerësoi si shumë të rëndësishme këtë vizitë nga delegacioni turk si fillim i një bashkëpunimi në të ardhmen në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira mes të dy institucioneve.
Më pas Drejtori Jashari para të pranishmëve shpalosi edhe misionin e Akademisë duke i informuar me trajnimet të cilat mbahen në Akademi nga gjashtë agjencionet e sigurisë e në mesin e tyre edhe Agjencia për Menagjimin e Emergjencave, si dhe ofrimin e arsimimit të lartë bachelor.
Gjithashtu Jashari foli edhe për bashkëpunimin ndërkombëtarë që ka Akademia me vendet e rajonit dhe me gjer e me thekës të veçantë ai foli për akreditimin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (IADLEST).
Ndërsa delegacioni nga Turqia ishin të interesuar rreth plan programeve në fushën e emergjencave si dhe rreth funksionimit të trajnimeve dhe Fakultetit të Sigurisë Publike brenda Akademisë.
Në fund ata vlerësuan si shumë të rëndësishme këtë vizitë në Akademi si dhe shprehen interesimin e tyre për bashkëpunim në të ardhmen.
OSBE-ja dhuron donacion Akademisë
Vushtrri, 5 nëntor 2018 - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), sot dhuroi një donacion për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike i cili përmban pajisje të teknologjisë informative të cilat do të përdoren për mësim e-learning.
Të pranishëm në ceremoni ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Udhëheqësi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Braathu, Drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike Ake Roghe, Shpresa Muharremi këshilltare kombëtare nga OSBE-ja, si dhe zyrtarë të lartë nga Akademia.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi falënderoi misionin e OSBE-së në Kosovë për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin në ngritjen e kapaciteteve të Akademisë. Ai tha se ky donacion do të shërbejë për student dhe të gjithë pjesëtarët e sigurisë që ndjekin mësime e-learning në Akademi , i cili program mësimor është si rezultat i projektit të binjakëzimit të Komisionit Evropian përmes eksperteve nga Finlanda dhe Estonia.
“Nuk ka munguar asnjëherë mbështetja e OSBE-së për Akademinë duke dhënë donacione të shumta për ngritjen sa më profesionale për pjestarët e sigurisë publike”, tha Smakiqi. Në fund Drejtori Smakiqi kërkoi qe ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Në fjalën e tij Udhëheqësi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Braathu, tha se ndihet i lumtur për ndihmën e vazhdueshme që ka dhanë OSBE-ja për Akademinë. Ai tha se zhvillimi i Akademisë ka qenë mision i OSBE-së , si dhe njëri nder sukseset kryesore te sajë me mision ne Kosovë.
Gjithashtu ai e vlerësoi lartë punën dhe vizionin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, si dhe hapjen e studimeve bachleor , duke e vlerësuar si një program studimor mjaft të rëndësishëm .
Braathu, theksoi se ky nuk është fundi i përkrahjes nga OSBE-ja dhe mbështetja nuk do të mungoj as në të ardhmen.
Në fund të këtij takimi ai mbajti edhe një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Sigurisë me temë;
“Policimi në bashkësi në parandalimin e kërcënimeve transnacionale”, ku në fund studentët patën rastin të parashtrojnë pyetje dhe komente.
Anne Kanitra detektive e pensionuar mbajti ligjëratë në Akademi
Vushtrri, 24 tetor 2018 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot para studenteve të Fakultetit të Sigurisë mbajti ligjëratë Anne Kanitra detektive e pensionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë ligjëratë të pranishëm ishin edhe Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi i cili me këtë rast falënderoi znj. Kanitra për mundësin që para studentëve të Fakultetit së Sigurisë të mbajë ligjëratë me tema të cilat janë me rëndësi dhe interes të tyre.
Qëllimi i kësaj ligjërate me temë, “Drejtësi për Viktimat, Dënimi për Kryesit” , ishte shënimi i javës për të drejtat e viktimave të krimit, të organizuar nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë në bashkëpunim me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Gjatë kësaj ligjërate studentët patën rastin të parashtrojnë pyetje dhe të bashkëbisedojnë me znj. Kanitra lidhur me tema të caktuara të cilat lidhen kryesisht me fushën e sigurisë të cilën edhe studiojnë.
Anne Kanitra detektive e pensionuar mbajti ligjëratë në Akademi
Vushtrri, 24 tetor 2018 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot para studenteve të Fakultetit të Sigurisë mbajti ligjëratë Anne Kanitra detektive e pensionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë ligjëratë të pranishëm ishin edhe Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi i cili me këtë rast falënderoi znj. Kanitra për mundësin që para studentëve të Fakultetit së Sigurisë të mbajë ligjëratë me tema të cilat janë me rëndësi dhe interes të tyre.
Qëllimi i kësaj ligjërate me temë, “Drejtësi për Viktimat, Dënimi për Kryesit” , ishte shënimi i javës për të drejtat e viktimave të krimit, të organizuar nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë në bashkëpunim me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Gjatë kësaj ligjërate studentët patën rastin të parashtrojnë pyetje dhe të bashkëbisedojnë me znj. Kanitra lidhur me tema të caktuara të cilat lidhen kryesisht me fushën e sigurisë të cilën edhe studiojnë.
Anne Kanitra detektive e pensionuar mbajti ligjëratë në Akademi
Vushtrri, 24 tetor 2018 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot para studenteve të Fakultetit të Sigurisë mbajti ligjëratë Anne Kanitra detektive e pensionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë ligjëratë të pranishëm ishin edhe Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi i cili me këtë rast falënderoi znj. Kanitra për mundësin që para studentëve të Fakultetit së Sigurisë të mbajë ligjëratë me tema të cilat janë me rëndësi dhe interes të tyre.
Qëllimi i kësaj ligjërate me temë, “Drejtësi për Viktimat, Dënimi për Kryesit” , ishte shënimi i javës për të drejtat e viktimave të krimit, të organizuar nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë në bashkëpunim me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Gjatë kësaj ligjërate studentët patën rastin të parashtrojnë pyetje dhe të bashkëbisedojnë me znj. Kanitra lidhur me tema të caktuara të cilat lidhen kryesisht me fushën e sigurisë të cilën edhe studiojnë.