}

NewsArticle

18/02/2020

U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Akademisë dhe Universiteti “Kadri Zeka”

Vushtrri, 18 shkurt 2020 -  Në vazhden e bashkëpunimeve  me institucionet arsimore, Akademia e Kosovës per Siguri Publike (AKSP) sot nënshkruajti marrëveshjen e bashkëpunimit me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan. Marrëveshja  e bashkëpunimit u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi dhe nga Rektori i këtij universitetit Bajram Kosumi.  


Marrëveshja ka për qellim  bashkëpunimin reciprok në mes Akademisë dhe të Universitetit “Kadri Zeka”,  në fushën e arsimit të lartë, hulumtimit dhe zhvillimit etj. 


Fushat e bashkëpunimit ndërmjet Akademisë dhe Universitetit janë; zhvillimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellët në ngritjen e cilësisë dhe kapaciteteve akademike, profesionale;  Shkëmbimi i përvojave dhe njohurive në fushën e arsimit të lartë; Bashkëpunimi në zhvillimin e projekteve të përbashkëta të hulumtimeve dhe kërkimeve shkencore; Organizimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe shkencore siç janë: seminaret, simpoziumet, konferencat, shkëmbimi i botimeve dhe materialeve të tjera të interesave të përbashkëta; Angazhimin e personelit në ligjërimin e lëndëve shkencore dhe në komisionet vlerësuese gjatë përzgjedhjes së personelit akademik; Kryerjen e punës praktike dhe vizitave studimore të studentëve të të dyja palëve.


Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje bashkëpunimi  udhëheqësit e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe udhëheqësit e Universitetit \"Kadri Zeka\"  u zotuan se do të marrin veprime konkrete për realizimin e marrëveshjes në fjalë.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

 U mbajt olimpiada e parë matematike Kosovë- Shqipëri
U mbajt olimpiada e parë matematike Kosovë- Shqipëri

Vushtrri,  16 shkurt 2020- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot u mbajt olimpiada e parë matematike Kosovë- Shqipëri, për klasat VII- IX . 


Në hapjen e kësaj olimpiade morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës Haki Abazi, Ministrja e Arsimit  Shkencës dhe Teknologjisë  Hykmete Bajrami, kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri si dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës. 


Kryetari i Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës Armend Shabani  duke folur në emër të shoqatës, të gjithë pjesëmarrësve iu uroi suksese në garën e matematikës.  “Të dashur nxënës  ju sot po hyni në një sfidë të re  dhe  përpiquni  ta merrni më pozitivitet, ta kuptoni si rrugëtim  tuajin  për avancim të mëtejmë, në atë  që populli e njeh si shkencë e numrave”, u shpreh Shabani duke iu dëshiruar  gara të suksesshme nxënësve. 


Edhe zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës  Haki Abazi  iu dëshiroj  suksese nxënësve në garën e olimpiadës së matematikës. 


“Shpresat e kemi që tani ti kthemi dijes, dijes që ju e keni e matematika është pjesa kryesore e dijes”, tha zv/kryeministri Abazi duke iu dëshiruar suksese secilit garues. 


Ndërsa, Hykmete Bajrami Ministre e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë u shpreh e lumtur që mori pjesë në ceremoninë e hapjes së olimpiadës së matematikës. 


“Me punën që do të bëjmë do të arrijmë që brenda një periudhe të shkurtër  kohore ju të jeni atje ku e kini vendin,  ashtu siç po merrni pjesë në gara në të  gjitha vendet e botës”, u shpreh Bajrami duke përgëzuar shoqatën për nxjerrjen e talenteve në matematikë. Bajrami tha se “Kosova ka nxënësi mjaftë të talentuar vetëm së duhet tu krijohen kushte”. 


Kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri iu dëshiroj nxënësve rezultate të shkëlqyeshme sot dhe gjatë gjithë jetës. Tahiri iu bëri thirrje prindërve që të ndihen krenar më fëmijët e tyre të cilët morën pjesë në garat e matematikës. 


Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi në fjalimin e tij i përshëndeti të gjithë të pranishmit,  në theks të veçantë nxënësit të cilët ishin pjesëmarrës në garën e matematikës. 


Smakiqi iu dëshirojë nxënësve suksese në gara, gjithashtu suksese në rrugëtimin e tyre drejtë nxënies së dijes, që në një të ardhme ata të jenë më të mirët jo vetëm në rajon por në Evropë dhe botë. 


Olimpiada u organizua nga Shoqata  e  Matematikanëve të Kosovës dhe Shoqatës Shqiptare të Matematikës. Kjo ngjarje u përkrah nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Komuna e Vushtrrisë, Ministria e Arsimit dhe nga kompania  shqiptaro – amerikane “ninety one”. 


Në këtë garë kanë marrë pjesë rreth 140 nxënës ngatë gjitha  trojet shqiptare.

 

Lexo më shumë
 Akademia e Kosovës për Siguri Publike nënshkruan marrëveshje bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë
Akademia e Kosovës për Siguri Publike nënshkruan marrëveshje bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë


Prishtinë, 26 shkurt 2020 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi së bashku me Drejtorin e Akademisë së Drejtësisë Enver Fejzullahu sot nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve. 


Qëllimi i marrëveshjes është bashkëpunimin në realizmin e  trajnimeve në fushën e drejtësisë dhe sigurisë. 


Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi tha se nënshkrimi i marrëveshjes më Akademinë e Drejtësisë  është shumë i rëndësishëm për Akademinë dhe zbatuesit e ligjit.

Më këtë rast drejtori Smakiqi e njoftoi drejtorin e Akademisë së Drejtësisë Enver Fejzullahun për marrëveshjet e bashkëpunimit që ka AKSP-ja edhe më institucionet vendore dhe ndërkombëtare, që kanë të bëjnë më fushën e  sigurisë. 


Smakiqi tha se Akademia është e gatshme të lidh bashkëpunim më çdo institucion që merret më siguri më qëllim të avancimit të zbatuesve të ligjit. Duke vlerësuar lartë nënshkrimin e marrëveshjes në fjalë, drejtori Smakiqi tha se dobitë e saj janë; trajnimet, kurset, seminaret, programet e këmbimeve, korrikulat e përbashkëta, hulumtimet shkencore si dhe përvoja tjera që janë të domosdoshme  për Akademinë.




“Akademia  deri më sot ka nënshkruar shumë marrëveshje bashkëpunimi, megjithatë nënshkrimi i kësaj marrëveshje është e një rëndësi të veçantë. Më nënshkrimin e kësaj marrëveshje ne ofrohemi edhe më shumë në shkëmbimin e përvojave mes dy institucioneve në fjalë. Për AKSP-në ky bashkëpunim është një nder  i madh”, u shpreh drejtori Smakiqi.



Edhe drejtori i Akademisë së Drejtësisë Enver Fejzullahu vlerësoj lartë nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit më Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Gjatë këtij takimi u tha së nënshkrimi i marrëveshjes hap shtigjet për bashkëpunim në fushën e trajnimeve që ka për qëllim avancimin e gjithë atyre që merren më fushën e drejtësisë dhe sigurisë. 


Fejzullahu tha se një marrëveshje e tillë është dashur të ndodh edhe më herët, ndërkohë që vlerësoj se ky bashkëpunim është i domosdoshëm. 


Ndryshe, me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, Institucionet deklaruan përkrahjen e tyre për përfitime të përbashkëta, dhe gatishmërinë e tyre për të kontribuar në rritjen e lidhjeve arsimore, hulumtuese dhe zhvillimore ndërmjet të dyja institucioneve.


Pikat e bashkëpunim ndërmjet dy Institucioneve përfshinë; Zhvillimin dhe bashkërendimin e arsimit në fushën e zbatimit të ligjit në nivel të arsimit profesional dhe arsimit të vazhdueshëm profesional; Lidhjet e hulumtimit, shkëmbimin e informatave dhe rezultateve, vizitat e personelit hulumtues dhe ofertat për financim të hulumtimit nga Bashkimi Evropian dhe agjencitë tjera ndërkombëtare në fushat e sigurisë së brendshme dhe zbatimit të ligjit; Shkëmbimin dhe vizitat e personelit për këshilla dhe bashkërendim të standardeve në  çështje arsimore, pedagogjike dhe administrative; Këmbimin e përvojave, ideve rreth programeve të trajnimeve si dhe programeve studimore në fushën e sigurisë publike dhe të zbatimit të ligjit etj. 

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës