}

NewsArticle

26/05/2020

Drejtori i Departamentit për Rendit dhe Sigurisë Publike në OSBE Edward T. Anderson dhe zyrtarja e lart Shpresa Muharremi vizituan Akademinë

Vushtrri, 26 maj 2020 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi së bashku me menaxhmentin e lartë të AKSP-së, priti për vizitë Drejtorin e  Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike në OSBE Edward T. Anderson si dhe zyrtaren e lartë nga kjo organizatë Shpresa Muharremi.



Anderson dhe Muharremi u ftuan të marrin pjesë në takimin e menaxhmentit të lartë të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, në të cilin takim vazhduan përgatitjet e Akademisë për kthim të normalitet, gjegjësisht rikthimin në punët e përditshme të gjithë personelit të Akademisë.



Drejtori Smakiqi njoftoi mysafiret, me rrjedhat e aktiviteteve në Akademi pas datës 12.03.2020, kur është ndërpre  procesi  edukativo-arsimor i kadetëve të Policisë së Kosovës dhe studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike si dhe janë  pezulluar të gjitha aktivitetet nga fushë veprimtaria e Akademisë.



Në ditët në vijim, personeli esencial i Akademisë ka vazhduar të kryej punët ditore, kurse menaxhmenti i Akademisë është përqendruar në aktivitetet që lidhen me proceset e ri akreditimit nga Agjencia e Kosovës për Akreditimit dhe Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe ri-akreditimit ndërkombëtar nga IADLEST (SHBA) për vitin 2021, gjegjësisht aktivitetet të cilat duhet ti përfundoj personeli i AKSP-së në përgatitjet gjatë vitit 2020. 


“Janë formuar të gjithat grupet punuese të planifikuara si dhe janë punuar draftet fillestare të dinamikave të punëve të cilat duhet të kryhen nga këto grupe punuese. Mësimdhënësit e Fakultetit të Sigurisë Publike kanë vazhduar të zhvillojnë mësimet me studentë nga distanca. Mësimi online për studentët e Fakultetit për Siguri Publike është zhvilluar në platformat: Google Meet dhe Google Classroom, të cilat platforma janë aplikuar edhe nga institucionet tjera të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës”, tha Smakiqi.



Drejtori Smakiqi njoftoi mysafirët, se Akademia me qëllim të fillimit të realizimit të fushëveprimit dhe funksioneve të saj gjatë dhe pas periudhës së Pandemisë COVID 19, ka hartuar planin e vijimësisë i cili përcakton masat dhe fazat mbrojtëse për zyrtarët dhe vijuesit e saj si dhe krijimin e protokollove të ndryshme nga përgjegjësit e fushave përkatëse me qëllim të parandalimin të përhapjes së COVID 19 në ambientet e punës.



Drejtori Smakiqi ka njoftuar mysafirët po ashtu për përgatitjet e Akademisë për rifillimin e trajnimit profesional “Polic i Ri” të gjeneratës të 55-të të Policës së Kosovës në AKSP, i cili ka filluar më 11.11.2019, kurse është ndërprerë më datën 12.03.2020, në javën e 18 të trajnimit sipas vendimit të Qeverisë për pezullimin e aktiviteteve mësimore për parandalimin e pandemisë COVID-19. 

Smakiqi tha se pikthimi i kadetëve në Akademi do të bëhet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe në përputhje me udhëzimet e Institucioneve përgjegjëse të parandalimit të pandemisë COVID-19. 


Sa i përket vazhdimit të procesit arsimor në Fakultetin e Sigurisë Publike, do të jetë i njëjti me vazhdimin e procesit arsimor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës. 


Tani për tani do të vazhdohet me mësim nga distanca. Vendimin për vazhdimin e procesit arsimor në AKSP për studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike do të merret nga institucionet qendrore dhe AKSP do të veproi në përputhje me këto vendime të cilat do të vlejnë për të gjitha institucionet e arsimit të lartë.



Drejtori i  Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike në OSBE Edward T. Anderson, falënderoi drejtorin Smakiqi për njoftimin e hollësishëm të aktiviteteve të AKSP-së para dhe pas kohës së pandemisë, duke vlerësuar lart përpjekjet e Akademisë për rikthim në normalitet, gjithnjë duke respektuar udhëzimet e Institucioneve Shëndetësore për mbrojtjen e personelit nga mundësia e infektimit. 


Anderson vlerësoi po ashtu punët në përgatitjen e Akademisë në procesin e ri- akreditimeve, duke shprehur gatishmërinë e OSBE-së në përkrahje të arritjes të këtyre objektivave të AKSP-së. Ri akreditimi i Akademisë, gjegjësisht interesimi i personelit menaxhues të Akademisë në ruajtjen e standardeve të larta të cilat sot i ka Akademia si dhe ngritjes të nivelit të këtyre standardeve në të njëjtën kohë është sukses edhe i OSBE-së, e cila së bashku me ICITAP-in, janë partnerë e përhershëm të Akademisë.


Anderson, tha në fund, se për takimin do të njoftoi Ambasadorin Bratu  si dhe u shpreh i gatshëm që ta përkrah Akademinë edhe me tutje


  • Share:

Lexo lajme tjera:

Realizohet mbrojtja e parë nga distanca e punimit të temës së diplomës në Fakultetin Sigurisë Punlike
Realizohet mbrojtja e parë nga distanca e punimit të temës së diplomës në Fakultetin Sigurisë Punlike

Vushtrri, 7 maj 2020 – Sot me 7 maj 2020 nga ora 14:00 është realizuar mbrojtja e parë nga distanca  e punimit të temës së diplomës në Fakultetin e Sigurisë Publike, nga studenti Mentor Gajtani, me titull të temës së diplomës: “Kujdesi shëndetësor dhe sëmundjet më të shpeshta tek të burgosurit në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan”. Studenti Mentor Gajtani është i punësuar si zyrtar korrektues në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe përgjatë katër viteve të studimit, ka ndjekur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike programin studimor bachelor “Siguria Publike”, drejtimi korrektues.


Mbrojtja e punimit të temës së diplomës u bë para komisionit në përbërje:

1. Prof.Ass.Dr. Vilard Bytyqi, kryetar

2. Mr.sc. Anita Zenuni, phd cand., anëtar;

3. Prof.Ass.Dr. Ferid Azemi, mentor.


Punimi i diplomës u realizua nëpërmjet platformës Google Meet, duke respektuar procedurën për mbrojtjen e punimit të temës së diplomës të paraparë sipas Rregullores (QRK) nr. 05/2019 së Arsimit të Lartë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe Rregullores (AKSP) nr. 05/2014 për hartimin dhe mbrojtjen e punimit të temës së diplomës.


Në këtë mbrojtje të punimit të temës së diplomës, mori pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së Ismail Smakiqi dhe Dekani i FSP-së Bejtush Gashi.


Drejtori i Përgjithshëm Smakiqi përgëzoi menaxhmentin e fakultetit, komisionin për vlerësim dhe mbrojtje të temës së diplomës, personelin e IT-së për krijimin e kushteve teknike, që me përkushtimin dhe angazhimin e tyre u bë e mundur që për herë të parë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u realizua mbrojtja e parë e punimit të temës së diplomës nën masat e ndërmarra ndaj pandemisë Covid-19. Drejtori Smakiqi theksoi se është shumë e rëndësishme që puna akademike dhe shkencore të mos ndalet dhe e njëjta të vazhdojë duke respektuar dhe përshtatur rekomandimeve dhe masave të ndërmarra ndaj pandemisë Covid-19.


Dekani i FSP-së, Bejtush Gashi përmendi përkushtimin e menaxhmentit të fakultetit dhe stafit akademik që edhe gjatë pandemisë globale Covid-19, është bërë përpjekje dhe angazhim maksimal që puna me studentë të jetë efektive dhe profesionale, duke përmbushur të gjitha kërkesat akademike që dalin nga programi studimor “Siguria Publike” që realizohet në AKSP, duke filluar nga mbajtja e ligjeratave nga distanca, konsultimeve dhe komunikimit me studentë, monitorimi i punës praktike të studentëve në agjencitë e sigurisë publike dhe tash së fundi edhe realizimi i mbrojtjes së punimeve të temave të diplomës nga distanca.

 

Lexo më shumë
Bordi i Akademisë mbajti takimin e tij të radhës
Bordi i Akademisë mbajti takimin e tij të radhës



Vushtrri, 29 qershor 2020 – Vazhdimi i trajnimit profesional \"Polic i ri\" online përmes platformës së mësimit në distance E-trajnimi, do të filloi ditën e hënë, me datën 06.07.2020,  kështu u morë vendim në mbledhjen e Bordit që u mbajt sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. 



Në këtë takim  morën pjesë anëtarët e Bordit të AKSP-së, gjegjësisht udhëheqësit e Agjencive të Sigurisë Publike;  Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaçi – Kryesues i Bordit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm  i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Ud/Drejtori i Përgjithshëm i Doganës se Kosovës Ibrahim Xhaka, Ud/ i Kryeshefit Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës Exhevit Zuka, Drejtori i Drejtorisë të Administratës në Shërbimit Sprovues të Kosovës Arsim Tahiri.

Në takim morën pjesë edhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë Bejtush Gashi, Drejtori i  Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Edward T. Anderson, zyrtarja e lartë nga kjo organizatë Shpresa Muharremi si dhe Drejtorët e Departamenteve të AKSP-së dhe ASP-ve.


Pas aprovimit të rendit të ditës dhe procesverbaleve të takimit të 30-të të  Bordit të AKSP-së,  Drejtori i Përgjithshme i Akademisë  Ismail Smakiqi i njoftoi anëtaret e  Bordit  për aktivitetet dhe veprimet e ndërmarra të AKSP-së gjatë periudhës së pandemisë (covid 19).

Drejtori Smakiqi tha se prezantimi i raportit përmbledhës të aktiviteteve dhe veprimeve të ndërmarra të AKSP-së gjatë periudhës së pandemisë (covid 19), Udhëheqja e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike e ka bërë për disa arsye:

“Për raportim, njoftim dhe informim institucioneve përgjegjëse, hisedarëve dhe partnerëve të AKSP-së, Krijimin e një dosje të veçantë për rrethana të veçanta dhe të rralla, siç është pandemia (pandemia është dukuri globale e cila sipas njohurive është shfaqur një here në shekull; në vitet 1720,1820,1920 dhe tani në vitin 2020) si dhe për ofrimin si dëshmi të aktiviteteve dhe veprimeve të ndërmarra të AKSP-së gjatë periudhës së pandemisë, institucioneve vlerësuese  të cilat akreditojnë Akademinë; Agjencia e Akreditimit e Kosovës, Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (IADLEST)”, tha Smakiqi.


Kliko këtu për të gjetur: RAPORT I AKTIVITETEVE DHE VEPRIMEVE TË NDËRMARRA TË AKSP-së GJATË PERIUDHËS SË PANDEMISë (COVID 19)


Në vazhdim Bordi aprovoi “Planin vjetor të punës së Bordit për vitin 2020”. Siç dihet, gjatë vitit 2020 Akademia dhe Agjencitë e Sigurisë Publike do të përgatiten për ri akreditimin vendor nga Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe ri-akreditimit ndërkombëtar nga IADLEST (SHBA) i cili do të ndodhë në vitin 2021.

Për këtë qëllim në plan të punës të Bordit të AKSP-së, ndër të tjera u përfshinë edhe këto aktivitete: Mbështetja e Bordit të AKSP-së në implementimin e rekomandimeve të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve dhe IADSLES-it, Rishikimi i standardeve të profesionit për Agjencitë e Sigurisë Publike me qëllim të ri-validimit (duke përfshirë themelimin e grupit punues për rishikimin e standardeve të profesionit për Agjencitë e Sigurisë Publike), Rishikimi i kurikulave të trajnimeve profesionale për Agjencitë e Sigurisë Publike me qëllim të ri-validimit dhe ri-akreditimit.

Në këtë takim u diskutua edhe orientimet strategjike të agjencive të sigurisë publike për nevojat e tyre në ngritjen profesionale të zyrtarëve të saj përmes arsimit të lartë, gjegjësisht procesi i ardhshëm i ri akreditimit të Programit Studimor Bachelor Siguria Publike.


Në vazhdim Drejtori Smakiqi njoftoi Bordin e AKSP-së, me aktivitetet të ndërmarra nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike, lidhur me vazhdimin e realizimit të trajnimit profesional \"Polic i ri\" online përmes platformës së mësimit në distancë. E-trajnimi, do të filloi ditën e Hënë, me datën 06.07.2020.

“Vazhdimi i trajnimit është fryt i bashkëpunimit të ngushtë të përgjegjëseve të trajnimeve të Policisë së Kosovës dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike si dhe Divizionit të Teknologjisë Informative e cila ka aktivizuar sistemit gjegjësisht platformën MOODLE, i cili përdoret në pjesën dërmuese të institucioneve të ngjashme ndërkombëtare për mësim online”, tha drejtori Smakiqi


Bordi në fund të takimit aprovoi kuotat për Institucionet e Sigurisë Publike në studimet themelore bachelor për vitin akademik 2020-2021 në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademi.



 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës