}

NewsArticle

12/03/2020

Në Akademi ndërpritet procesi mësimor i kadetëve dhe studentëve

Vushtrri, 12 mars 2020 – Për shkak të marrjes së masave parandaluese për tu mbrojtur nga Koronavirusi sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ndërpritet  procesi  edukativo-arsimor i kadetëve të Policisë së Kosovës dhe studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike. 


Kjo masë u morë në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.01/07 të datës 11.03.2020, pikës 1.1 të këtij vendimi ku nder të tjera thuhet “Ndërprerja e procesit edukativo-arsimor të institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri 27 mars 2020”.  


Bazuar në këtë vendim nga sot  u ndërpre procesi mësimor i kadetëve,  studentëve, po ashtu pezullohen të gjitha aktivitetet të cilat janë në fushë veprimtarinë e Akademisë. 


Kadetët e Policisë së Kosovës, sot në paradën e mëngjesit u njoftuan nga Drejtori i Përgjithshëm i  Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi për ndërprerjen e trajnimit të Programit Profesional si dhe u kërkua nga ta që të respektojnë udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me preventiven kundër Koronavirusit  COVID-19. 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

 Akademia e Kosovës për Siguri Publike nënshkruan marrëveshje bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë
Akademia e Kosovës për Siguri Publike nënshkruan marrëveshje bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë


Prishtinë, 26 shkurt 2020 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi së bashku me Drejtorin e Akademisë së Drejtësisë Enver Fejzullahu sot nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve. 


Qëllimi i marrëveshjes është bashkëpunimin në realizmin e  trajnimeve në fushën e drejtësisë dhe sigurisë. 


Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi tha se nënshkrimi i marrëveshjes më Akademinë e Drejtësisë  është shumë i rëndësishëm për Akademinë dhe zbatuesit e ligjit.

Më këtë rast drejtori Smakiqi e njoftoi drejtorin e Akademisë së Drejtësisë Enver Fejzullahun për marrëveshjet e bashkëpunimit që ka AKSP-ja edhe më institucionet vendore dhe ndërkombëtare, që kanë të bëjnë më fushën e  sigurisë. 


Smakiqi tha se Akademia është e gatshme të lidh bashkëpunim më çdo institucion që merret më siguri më qëllim të avancimit të zbatuesve të ligjit. Duke vlerësuar lartë nënshkrimin e marrëveshjes në fjalë, drejtori Smakiqi tha se dobitë e saj janë; trajnimet, kurset, seminaret, programet e këmbimeve, korrikulat e përbashkëta, hulumtimet shkencore si dhe përvoja tjera që janë të domosdoshme  për Akademinë.




“Akademia  deri më sot ka nënshkruar shumë marrëveshje bashkëpunimi, megjithatë nënshkrimi i kësaj marrëveshje është e një rëndësi të veçantë. Më nënshkrimin e kësaj marrëveshje ne ofrohemi edhe më shumë në shkëmbimin e përvojave mes dy institucioneve në fjalë. Për AKSP-në ky bashkëpunim është një nder  i madh”, u shpreh drejtori Smakiqi.



Edhe drejtori i Akademisë së Drejtësisë Enver Fejzullahu vlerësoj lartë nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit më Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Gjatë këtij takimi u tha së nënshkrimi i marrëveshjes hap shtigjet për bashkëpunim në fushën e trajnimeve që ka për qëllim avancimin e gjithë atyre që merren më fushën e drejtësisë dhe sigurisë. 


Fejzullahu tha se një marrëveshje e tillë është dashur të ndodh edhe më herët, ndërkohë që vlerësoj se ky bashkëpunim është i domosdoshëm. 


Ndryshe, me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, Institucionet deklaruan përkrahjen e tyre për përfitime të përbashkëta, dhe gatishmërinë e tyre për të kontribuar në rritjen e lidhjeve arsimore, hulumtuese dhe zhvillimore ndërmjet të dyja institucioneve.


Pikat e bashkëpunim ndërmjet dy Institucioneve përfshinë; Zhvillimin dhe bashkërendimin e arsimit në fushën e zbatimit të ligjit në nivel të arsimit profesional dhe arsimit të vazhdueshëm profesional; Lidhjet e hulumtimit, shkëmbimin e informatave dhe rezultateve, vizitat e personelit hulumtues dhe ofertat për financim të hulumtimit nga Bashkimi Evropian dhe agjencitë tjera ndërkombëtare në fushat e sigurisë së brendshme dhe zbatimit të ligjit; Shkëmbimin dhe vizitat e personelit për këshilla dhe bashkërendim të standardeve në  çështje arsimore, pedagogjike dhe administrative; Këmbimin e përvojave, ideve rreth programeve të trajnimeve si dhe programeve studimore në fushën e sigurisë publike dhe të zbatimit të ligjit etj. 

 

Lexo më shumë
Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike vazhdon mësimi online
Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike vazhdon mësimi online

Vushtrri, 14 prill - Si rezultat i marrjes së masave parandaluese për tu mbrojtur nga koronavirusi  Covid 19, në përputhje me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.01/07 të datës 11.03.2020,  më datën 12.03.2020,  në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, sikurse në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës u ndërpre  procesi  edukativo-arsimor i kadetëve të Policisë së Kosovës dhe studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike.


Pas ndërprerjes së mësimit në Akademi, mësimdhënësit e Fakultetit të Sigurisë Publike, kanë vazhduar në platformë të ndryshme zhvillimin e mësimit nga distanca. Po ashtu edhe modulet e punës praktike (internshipit) të studentëve kanë vazhduar të mbahen të bashkërenditura nga dekani i fakultetit  Bejtush Gashi, koordinatorit për mësim praktikë - INTERNSHIP Valon Zeqirit dhe koordinatoreve të mentorëve nga agjencitë e sigurisë publike.

Nga sot, pas një angazhimi të personelit të Divizionit të Teknologjisë Informative, i cili e ka bërë unifikimin e platformës për ndjekjen e mësimit online, me shumicën e institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.



Mësimi online për studentët e Fakultetit për Siguri Publike nga sot zhvillohet në platformat:
Google Meet https://meet.google.com
Google Classroom https://classroom.google.com
Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike  Ismail Smakiqi dhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, i është drejtuar me shkresë studentëve dhe personelit mësimdhënës për vazhdimin e mësimit online në platformat e cekura më lartë.


Në këtë shkresë ndër të tjera thuhet:
Të dashur studentë të Fakultetit të Sigurisë Publike,
Duke mare parasysh që ju, përveç studentë të Fakultetit të Sigurisë Publike, në të njëjtën kohë jeni punëtor të punësuar në Institucionet e Sigurisë Publike dhe jeni në ballë të luftës të cilën po e bëjnë Institucionet e vendit tonë kundër “Covid 19”, më lejoni të iu përgëzoi për angazhimin tuaj dhe përkushtimin për sigurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Të nderuar mësimdhënës,
Së bashku me dekanin e Fakultetit të Sigurisë Publike, më lejoni të iu falënderoi për punën që po bëni dhe përkushtimin tuaj në rrethanat e krijuara dhe të iu dëshiroi shëndet juve dhe familjeve tuaja.
Me shpresa që sa më par të kthehemi në institucionet tona në rrethana normale të vazhdimit të mësimit, ju dëshiroi suksese në angazhimin tuaj.

Për të lehtësuar punën e tuaj në aplikimin e mësimit online, është bashkëngjitur një shkresë dhe dy manuale të përdorimit për mësimin virtual që mund ti gjeni këtu brenda lajmit të publikuar në web faqen e AKSP-së.
Për mbarëvajtjen e mësimit online do të përkujdeset Personeli i Divizionit të Teknologjisë Informative, në krye me Udhëheqësin e divizionit Sami Zeka. Me këtë rast dëshiroi të falënderoi Divizionin e IT, sidomos udhëheqësin e këtij divizionin Zeka, për përkushtimin dhe punën e madhe për vazhdimin e mësimit online në platformat e cekura më lart.


Të bashkangjitur gjeni manualet e përdorimit të mësimit në distancë:


1)    Kliko këtu: Shkresa e vazhdimit të mësimit online në platformat Google Meet dhe Google Classroom
2)    Kliko këtu: Klasat Virtuale (Profesori)
3)    Kliko këtu: Klasat Virtuale (Studenti)

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës