}

NewsArticle

24/04/2020

Akademia e Kosovës për Siguri Publike ngushëllon familjen Qafleshi dhe Doganat e Kosovës

Vushtrri, 24 prill 2020 

E nderuara Familja e Kujtim Qafleshit

I nderuar  z.Ibrahim Xhaka, U.d Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës

Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta e familjarit tuaj, zyrtarit të Doganës, njëherit mësimdhënësit tonë të çmuar, Kujtim Qafleshi. Kujtimi ishte mësimdhënës i angazhuar në Fakultetin e Sigurisë Publike, dhe kontributi i tij pa dyshim është mjaft i çmueshëm në arsimimin e zbatuesve të ligjit, sidomos atyre nga fusha doganore. 

Ishte koleg i dashur, profesionist dhe i palodhshëm në punën e tij pedagogjike.  

Me vdekjen e Kujtimit, Ju familje e nderuar humbet bashkëshortin dhe prindin tuaj, ndërsa ne humbëm, kolegun, mikun dhe mësimdhënësin e shquar, i cili do të mbetet në kujtesën e zbatuesve të ligjit për cilësitë e tij të larta njerëzore dhe profesionale. 

Ngushëllime familjes, të afërmeve, kolegëve dhe studentëve për vdekjen e mësimdhënësit Kujtim Qafleshi. 

Akademia e Kosovës për Siguri Publike,

Vushtrri,

24.04.2020 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike mbajti Takimin e 31 të radhës
Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike mbajti Takimin e 31 të radhës

Vushtrri, 23 prill 2020 – Në  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot Bordi i AKSP-së mbajti takimin e 31 të radhës, të parin në vitin 2020.



Në këtë takim morën pjesë të gjithë anëtarët e bordit,  Drejtori i Përgjithshëm i  Shërbimit Korrektues të Kosovës  Nehat Thaqi njëherit kryesues i bordit, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, Kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi, Kryeshefja Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Bajram Bujupi, U.D i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave të Kosovës  Ibrahim Xhaka, Drejtor i Përgjithshëm  i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra.



Pas aprovimit të procesverbalit dhe transkriptit të takimit të fundit të bordit, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi shpalosi raportin e punës së AKSP-së për vitin 2019 duke pasqyruar të gjitha aktivitetet dhe të arriturat e Akademisë gjatë vitit 2019 si vijon:



Si të arritura kryesore për periudhë janar - dhjetor 2019 drejtori Smakiqi veçoj; realizimi i 51 trajnimeve me gjithsej 1,369 zyrtar të Agjencive të Sigurisë Publike; përfundimi me sukses i trajnimeve  profesional për Agjencitë e Sigurisë publike si vijon; “Trajnimi Profesional për Polic të Ri” – gjenerata 54 me gjithsejtë  421 kadetë, “Trajnimi Profesional Inspektor i Inspektoratit Policor 17 kadet dhe   “Trajnimi Profesional për Zyrtar Korrektues” – 119 kadetë. 

Drejtori Smakiqi po ashtu foli edhe për përfundimin me sukses të projektit të binjakëzimit i financuar nga BE-ja, i cili ka rezultuar me akreditimin kombëtar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe akreditim ndërkombëtar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


 Në vitin shkollor  2019/2020 në Fakultetin e Sigurisë Publike janë regjistruar gjithsejtë 39 studentë, kurse në  këtë fakultet gjatë vitit të fundit kanë diplomuar 48 studentë. 

Në fushën e këmbimeve dhe trajnimeve përmes mobili tetit në kuadër të CEPOL dhe ERASMUS + gjatë kësaj periudhe kohore është arritur që përmes ERASMUS+ të realizohen 10 programe të ndryshme të shkëmbimit me gjithsej 28 pjesëtar ( staf akademik 10, staf profesional 10 dhe zyrtar të PK-së 8), kurse përmes CEPOL-it është arritur që gjithsej 64 zyrtarë të zbatimit të ligjit të gjejnë partnerët e tyre për shkëmbim njëjavor në Shqipëri, Bullgari, Kroaci, Estoni, Letoni, Lituani, Maqedoni Veriore, Poloni, Portugali, Sllovaki dhe Suedi.

Po ashtu gjatë vitit 2019 Akademia ka hartuar Plani Vjetor i Punës së AKSP-së për vitin 2020, është finalizuar dhe miratuar planit vjetor  i trajnimeve për vitin 2020 si dhe është miratuar Strategjia  Zhvillimore dhe Plani i Veprimit AKSP 2019-2022.


Në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar Akademia ka arritur: nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) dhe Akademisë për Siguri Publike të Shqipërisë; nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Universitetit Laureat të Shkencave të Aplikuara të Finlandës; nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) dhe Institutit të Trajnimit të Shërbimeve të Burgut dhe Sprovues (RSKK) Finlandë;  anëtarësimi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Rrjetin Ndërkombëtar Frankofon të Trajnimit Policor (FRANCOPOL) si anëtare me të drejtë vote, pjesëmarrja në konferencën vjetore të IADLES – SHBA si dhe një mori aktivitete të rëndësishme për Akademinë dhe Agjencitë e Sigurisë Publike.


 


Këtë vit në muajin qershor është mbajtur “Miniolimpiada 2019” për persona me nevoja të veçanta si dhe janë organizuar një mori aktivitete tjera me komunitete të ndryshme.


Në muajin shtator 2019 u shënua 20 vjetori i  themelimit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, me ç’ rast iu shpërndan mirënjohje të veçanta partnerëve të përhershëm të Akademisë OSBE, ICITAP-it si dhe individëve të cilët dhanë kontribut të çmueshëm për zhvillimin e Akademisë.


Pas prezantimit dhe vlerësimit , Bordi i Akademisë një zëri aprovoi Raportin e Punës të Akademisë për vitin 2019.



Në vazhdim kryesuesi i Bordit të AKSP-së njëherit Drejtori i Përgjithshëm i  Shërbimit Korrektues të Kosovës  Nehat Thaqi, e vlerësoi lartë punën që ka bërë Akademia gjatë vitit 2019 si dhe shfaqi shpresën që së shpejti, pas kalimit të pandemisë të vazhdoi puna e Akademisë nga fusha e veprimit të sajë e cila është esenciale për ngritjen e kapaciteteve të Agjencive gjegjësisht ofrimin sa më të mirë të shërbimeve për agjencitë.


 


Po ashtu udhëheqësit e agjencive lavdëruan punën e Akademisë dhe shprehën nevojën e fillimit sa më parë të punës së Akademisë me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të agjencive të tyre. Të gjithë drejtuesit shprehën gatishmëri për rishikimin e planeve të trajnimeve, programeve studimorë dhe profesionale, me qëllim të përshtatjes të këtyre planeve sipas nevojave pas kalimit të krizës globale shëndetësore të pandemisë.


 


Në fund drejtori Smakiqi falënderoi të gjithë anëtarët e Bordit, agjencionet e sigurisë publike si dhe partnerët ndërkombëtar për bashkëpunimin dhe përkrahjen e treguar ndaj Akademisë duke theksuar se viti 2020 është viti i përgatitjes të Akademisë për ri akreditim të programeve profesionale dhe studimore dhe ri akreditim institucional vendor nga AAK dhe AKK, si dhe ri akreditim ndërkombëtar të AKSP nga IADLEST. E gjithë kjo punë e përbashkët kërkon mobilizim në momentin e parë të kthimit në institucione. 



Në vazhdim Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, njëzëri  ri-zgjodhi Nehat Thaqi kryesues të Bordit edhe për një mandat një vjeçar.


Lexo më shumë
Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike studentët ndjekin ligjëratat online
Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike studentët ndjekin ligjëratat online

Vushtrri, 28 prill 2020 – Sot Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike  Ismail Smakiqi, mbajti takim online përmes SKYPE me mësimdhënësit e Fakultetit të Sigurisë Publike, lidhur me vazhdimin e studimeve, gjegjësisht mbajtjen e ligjëratave online në këtë Fakultet.

Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, njoftoi drejtorin Smakiqi për rrjedhën e procesit mësimor në kushtet e krijuara, pas unifikimit të platformës Google Meet dhe Google Classroom për ndjekjen e mësimit online.

Është e rëndësishme që në proces mësimor janë kyç edhe mësimdhënësit e angazhuar  nga Agjencitë e Sigurisë Publike të cilët i mbajnë lëndët profesionale si dhe profesor të angazhuar nga Universiteti i Prishtinës, të cilët mbajnë leksione për studentët e FSP.

Po ashtu janë duke u zhvilluar edhe modulet e punës praktike (internshipit) të studentëve të bashkërenditura nga Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi si dhe Koordinatorit për mësim praktik të AKSP-së dhe koordinatoreve të mentorëve të Agjencive të Sigurisë Publike.

Studentët e Fakultetit janë duke marr pjesë në numër të konsiderueshëm aktivisht në ligjërata online. Duke mare parasysh që studentë e Fakultetit të Sigurisë Publike, në të njëjtën kohë jeni punëtor të punësuar në Institucionet e Sigurisë Publike dhe jeni mjaftë të angazhuar në luftë të cilën po e bëjnë Institucionet e vendit tonë kundër “Covid 19”, studentët kanë mundësi përveç online të përcjellin ligjëratat edhe në kohë më të përshtatshme për ta, meqenëse ligjëratat e mësimdhënëseve incizohen dhe mund të ndjekin në çfarëdo kohe.

Dekan Gashi së bashku me kolegët mësidhënës të fakultetit diskutuan edhe për procesin e provimeve të cilit duhet të iu nënshtrohen studentët, gjegjësisht ndërtimit të notës për studentët. Po ashtu në ditët në vijim Fakulteti i Sigurisë Publike do të organizoi edhe mbrojtjen e temave të diplomimit të studentëve, në formën online.

Drejtori Smakiqi falënderoi mësimdhënësit dhe studentët të cilët po bëjnë të pamundurën që mos të ngecin studimet në këtë Fakultet.

 

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës