Lajmet

Lajmet

Publikohen rezultatet e afatit të dytë

Vushtrri, 19 shtator 2016 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), publikohen rezultatet e afatit të dytë të studentëve të cilët kanë aplikuar për studime në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin e parë akademik  2016/2017.

Afati për parashtrimin e ankesave është nga data 20.09.2016 deri 22.09.2016 nw ora 16:00.

Listën e rezultateve të zyrtarëve të cilët kanë aplikuar për studime në Fakultetin e Sigurisë Publike e gjeni më poshtë;

Lista: Lista e rezultateve

Afati i Ankesa: Ankesa

U mbajt takimi i Komitetit Drejtues për Projektin e Binjakëzimit

Vushtrri, 16 shtator 2016  – Në  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt takimi i Komitetit  Drejtues për Projektin e Binjakëzimit, që ka për qëllim përkrahjen e  mëtejme të  arsimit  në fushën e sigurisë publike. Gjatë takimit ekspertët ndërkombëtarë prezantuan punën që është bërë gjatë tre mujorit të dytë.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët për kontributin e dhënë në realizimin e projektit të binjakëzimit.

Duke e vlerësuar këtë projekt si shumë të rëndësishëm për të gjitha agjencionet e sigurisë publike në vend, Smakiqi tha se ky projekt  do të përmbush të gjitha synimet e tyre.  Drejtori Smakiqi u shpreh u kënaqur me ecurinë e projektit të binjakëzimit.

“Kjo më bënë të ndihem i sigurt që projekti do të përfundojë me suksese. Akademia do të jetë e përkushtuar në partneritet të plotë me të gjitha institucionet vendore, me Komisionin Evropian si dhe me të gjithë akterët tjerë që qëllimi i projektit të realizohet ashtu siç është e paraparë”, u shpreh Smakiqi. 

Drejtori Smakiqi tha se projekti në fjalë do të zhvilloi edhe me tutje programet bazike studimore, më qëllim që tu ofrohet shërbime më të mira qytetarëve të Kosovës në fushën e sigurisë.
 
Ndërsa, Krista Haak, udhëheqëse e projektit nga shtetet anëtare, tha se gjatë këtij tre mujori është bërë një punë e frytshme.

Haak vlerësoj se falë bashkëpunimit të mire më zyrtarët e Akademisë dhe ekspertët tjerë edhe në tre mujorin e dytë   janë shënuar rezultate të mira në realizimin e projektit.

Edhe përkundër sfidave Haak tha se deri me tani janë realizuar të gjitha pikat që kanë qenë të parapara në planë.


Edhe ekspertët të cilët ishin të pranishëm në takim vlerësuan se projekti ka shënuar progres. Të pranishmit folën edhe për hapat dhe veprimet që duhet të ndërmerren në realizimin e projektit gjatë muajve të ardhshëm.

Prezantimin e raportit tre mujori të projektit të binjakëzimit e bëri, Ritva Vahakoski, këshilltare rezidente e binjakëzimit.
 

Në takim të pranishëm ishin, zyrtarë të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfaqësues të të gjitha agjencioneve të sigurisë publike, ekspertë vendor dhe ndërkombëtarë të projektit. 

 

U mbajt takimi i rregullt i Bordit të Akademisë

Vushtrri, 07 shtator 2016-  Bordi i Akademisë së Kosovës për  Siguri  Publike (AKSP), mbajti sot  takimin e gjashtëmbëdhjetë, ku  u diskutuan  çështje që kanë të bëjnë me funksionalizimin e Akademisë dhe Fakultetin e Sigurisë Publike.

Në këtë takim dekani i Fakultetit të Sigurisë Nazmi Iballi, paraqiti raportin mbi zhvillimin e konkursit të pranimit te studentëve në programin bachelor dhe propozim ndryshimi i kuotave për Institucionet e Sigurisë Publike në studimet bachelor për vitin akademik 2016-2017.

 

Në këtë takim drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi  prezantoi raportin gjashtë mujor të punës për vitin 2016, raport i cili u vlerësua larte nga te pranishmit.

 

Tutje në takimin e Bordit të AKSP-së  nga ekspertet e projektit të binjakëzimit u bë prezantimi i aktivitetit, “Mbështetja e mëtejme e Bordit të AKSP-së si mekanizëm koordinues për implementimin e trajnimeve profesionale për të gjitha Agjencionet e Sigurisë Publike”, të projektit të binjakëzimit.

 

Gjithashtu gjatë  këtij takimi, anëtarët e bordit të Akademisë diskutuan rreth plotësim ndryshimit të vendimit nr. 3/15 i datës 13.06.2016 për themelimin e  grupit punës për përcaktimin e statusit të studentëve në agjencionet përkatëse pas përfundimit të Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademi.

 

Në takim, përveç Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Ismail Smakiqi, morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Lulëzim Rafuna i cili njëherit është edhe kryesues i Bordit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, u/d  i drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues Sokol Zogaj, Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit Policor të Kosovës, Hilmi Mehmeti,  Drejtori i Shërbimit Sprovues Bajram Bujupi,  Drejtori i Përgjithshëm i Agjencionit të Menaxhimit Emergjent, Fadil Kodra,  përfaqësues nga OSBE-ja dhe ICITAP-i, dhe ekspert nga projekti i binjakëzimit.


 

Shtyhet afati për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike

Vushtrri 06 shtator 2016 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike shtyhet afati i dytë për pranimin e studenteve në Fakultetin e Sigurisë Publike, për vitin e parë akademik 2016/2017.

Konkursi shtyhet deri me datën 14/09/2016 ora 16:00.

   

Studentet të cilët kanë aplikuar në afatin e parë nuk e kanë për obligim të sjellin dokumentacione tjera, perveç plotesimit të aplikacionit.


Për informata kliko këtu:


Konkursi: Konkursi

 
Aplikacioni:  Aplikacioni

Manuali për provim pranues:  Manuali

U hap konkursi për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademik

Vushtrri, 29 gusht  2016 – Në Akademia e Kosovës për Siguri Publike, u hap konkursi për afatin e dytë për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve bachelor, në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademikë 2016/2017.

Të drejtë aplikimi  në këtë afat  kanë zyrtarët e  Doganës së Kosovës, Agjencionit të Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës si dhe zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Për më shumë informata klikoni këtu:

Konkursi: Konkursi
 
Aplikacioni:  Aplikacioni

Manuali për provim pranues:  Manuali

 

Publikohen rezultatet për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike

Vushtrri, 28 korrik 2016 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) publikohen rezultatet për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin e parë akademik 2016/2017.

Afati për parashtrimin e ankesave është nga data 29.07.2016 deri me datën 02.08.2016. Dorëzimi i ankesës bëhet tek zyret e shërbimeve studentore në Akademi

Listën e rezultateve të zyrtarëve të cilët kanë aplikuar  për studime në Fakultetin e Sigurisë Publike e gjeni më poshtë.

Kliko këtu;​

Nesër mbahet testi me shkrim

Vushtrri, 21 korrik 2016 - Të gjithë zyrtarët e agjencioneve të sigurisë publike të cilët kanë aplikuar në Fakultetin e Sigurisë Publike njoftohen se nesër me datë 22.07.2016 në ora 10:00 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike mbahet testi me shkrim.

 

Drejtori Smakiqi vizitoi KFOR-in gjerman në Prizren

Vushtrri, 07 korrik 2016 - Një delegacion i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), i udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm, Ismail Smakiqi, ka vizituar kotingjentin gjerman të KFOR-it në Prizren.

Në këtë takim drejtori Smakiqi me stafit e lartë të Akademisë, drejtori i Trajnimeve Kastriot Jashari, dhe udhëheqësi për Marrëdhënie me Jashtë Avni Istrefi u prit nga udhëheqësi i këtij kontingjentit, kolonel Siegfried Zeyer. Gjatë takimit të dya palët shkëmbyen informata lidhur me institucionet që i udhëheqin.

Drejtori Smakiqi e njoftoi Zeyer për rolin dhe veprimtarinë e AKSP-së, vizionin e Akademisë si dhe për zhvillimin e trajnimeve.
   
Po ashtu kontigjenti i KFOR-it gjerman u njoftua edhe për Projektin e Binjakëzimit që po zhvillohet në Akademi, marrëdhëniet me jashtë dhe zhvillime të tjera aktuale.

 

Koloneli Zeyer e njoftoi drejtorin Smakiqi me zhvillimet dhe aktivitetet e kontingjentit të KFOR-it gjerman, me theks të veçantë me fushëveprimet të cilat i kryen KFOR-i gjerman në Prizren dhe Kosovë.

Koloneli Zeyer ofroi mundësin e trajnimeve për zjarrfikës dhe emergjenca si dhe trajnime  për agjencitë tjera të sigurisë publike, Policinë e Kosovës dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës.


Delegacioni nga AKSP-ja vizitoi edhe hapësirat e këtij kontingjenti ku u këmbyen eksperienca infrastrukturore në fushat e ngjashme të institucioneve.

U hap konkursi për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademik 2016/2017

Vushtrri, 1 korrik 2016 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, u hap konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore bachelor, në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademikë 2016/2017. Të drejtë aplikimi kanë vetëm zyrtarët e institucioneve të sigurisë publike si; Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Agjencia për Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës, pjesëtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Shërbimi Sprovues i Kosovës si dhe zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Për më shumë informata klikoni këtu:

Konkursi: Konkursi
Aplikacioni: Aplikacioni
Manuali për provim pranues: Manuali për provim pranues

Ndihmës ministri i Qendrës për Trajnim të Policisë së Maqedonisë Goce Bačanov vizitoi Akademia

Vushtrri, 29 qershor  2016 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi ndihmës ministri i Qendrës për Trajnim të Policisë së Maqedonisë, Goce Bačanov. Ndihmës ministri Bačanov u prit nga drejtori i përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi dhe menaxhmenti i lartë i Akademisë.

Temë diskutimi e këtij takimi ishte trajnimi i pjesëtareve të sigurisë publike si dhe  bashkëpunimi në mes të dyja vendeve.

Drejtori Smakiqi e informoi delegacionin  me të arriturat dhe aktivitetet e AKSP-së, me shkollimin, trajnimet, bashkëpunimin  vendor dhe ndërkombëtar, me theks të veçantë ai  foli për hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike dhe aktivitet tjera të cilat zhvillohen në Akademi.

Gjithashtu gjatë këtij takimi drejtori Smakiqi dhe ndihmës ministri Bačanov shprehën nevojën për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes dhe avancimit të trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike, si dhe shfaqën gatishmërinë e plotë për bashkëpunim dhe koordinim në mes të dy institucioneve.

Në fund, ata vizituan objektet përcjellëse, ku përmes prezantimeve nga instruktorët u informuan lidhur me pjesën praktike ku pjesëtarët e sigurisë publike zhvillojnë trajnimet.

Drejtori i Fakultetit të Sigurisë së Maqedonisë Goce Bacanov vizitoi Akademinë

Vushtrri, 29 qershor  2016 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi Drejtori  i Fakultetit të Sigurisë së Maqedonisë Goce Bacanov.

Drejtori  Bacanov  u pritë nga drejtori i Përgjithshëm i Akademisë  Ismail Smakiqi si dhe menaxhmenti i lartë i Akademisë. 

Temë diskutimi e këtij takimi ishte trajnimi i pjesëtareve të sigurisë publike si dhe  bashkëpunimi në mes të dyja vendeve.

Drejtori Smakiqi e informoi delegacionin  me të arriturat dhe aktivitetet e AKSP-së, me shkollimin, trajnimet, bashkëpunimin  vendor dhe ndërkombëtar, me theks të veçantë ai  foli për hapjen e Fakultetit të Sigurisë dhe aktivitet tjera të cilat zhvillohen në Akademi.

Gjithashtu gjatë këtij  takimi drejtori Smakiqi dhe Bacanov  shprehen nevojën për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes dhe avancimit të trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike, si dhe shfaqen gatishmërinë e plotë për bashkëpunim dhe koordinim në mes dy institucioneve.

Në fund, të dy drejtorët vizituan objektet përcjellëse, ku përmes prezantimeve nga instruktoret u informuan lidhur me pjesën praktike ku pjesëtaret e sigurisë publike zhvillojnë trajnimet.

 

Përfundoi trajnimi për Taktikat ne Operacione Speciale

Vushtrri, 27 qershor  2016 - Pas një trajnimi dyjavor i mbajtur nga instruktorët  e  Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Njësia Speciale Intervenuese (NJSI) e Policisë së Kosovës sot përfundoi trajnimin “Taktikat ne Operacione Speciale”.

NJSI  në përfundim të këtij trajnimi demonstroj në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike disa taktika intervenuese në operacionet me rrezikshmëri të lartë.

Të pranishëm  gjatë demonstrimit  dhe ndarjes së çertifikatave ishte ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Greg  Delawie , Drejtori i  Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha dhe përfaqësues tjerë.

Nga të pranishmit ky trajnim u vlerësua lartë në ngritjen e nivelit profesional dhe përfitimit të njohurive të shkëlqyera nga fusha e sigurisë publike.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha  vlerësoi se ky  trajnim është shumë i rëndësishëm për Policinë e Kosovës. Ai  falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën që po vazhdon ti jap policisë. Rexha u shpreh i impresionuar më mënyrën e realizmit të ushtrimeve.

Duke shpresuar se eprorët dhe  operatorët  e NJSI-së kanë përfituar  nga ky trajnim, Rexha u shpreh i gatshëm që ta mbështes këtë njësi edhe me tutje.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Akdemisë, Ismail Smakiqi, tha  se ky trajnimi është shumë i rëndësishëm për gjithë Kosovën. Smakiqi tha se Akademia gjithmonë ka qenë dhe është e gatshëm që të ofroi mbështetje më të gjitha kapacitet për trajnime të tilla. “Ne jemi të njohur që ofrojmë trajnime jo vetëm për pjesëtarët e sigurisë publike në vend, por edhe për regjionin”, tha Smakiqi.

Kurse komandanti i NJSI-së, Alban Jetullahu tha se trajnimi dy javor i cili u mbajt në kampin Vrella ka qenë një sfidë për vetë pjesëtarët e kësaj njësie.

Duke u shprehur i  kënaqur me përvojat e fituara nga ky trajnim, Jetullahu tha se Njësia Speciale Intervenuese  është edhe një hapë përpara në realizimin e detyrave të përcaktuara në misionet e saja.