Një delegacion nga Universiteti James Medison vizitoj Akademinë
Vushtrri, 9 Maj 2017  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Ismail Smakiqi,  priti sot një delegacion nga Universiteti James Medison i Virgjinias, të kryesuar nga Michael Stoloff i cili është dekan dhe profesor në  këtë universitet. 
Delegacioni ishte i përbërë edhe  nga  Joanne Brewster, profesoreshë në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin James Madison, Drita Kadriu, drejtoreshë e Departamentit të Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit në Kosovë, Myrvete Badivuku, Prorektore për Buxhet dhe Financa në Universitetin Hasan Prishtina, si dhe ish ministri Ahmet Shala. 
Gjatë këtij takimi ku u bisedua për zhvillimet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, drejtori Smakiqi e njoftoi delegacionin  për  gjitha aktivitet, trajnimet dhe projektet që janë realizuar si dhe për ecurinë e Fakultetit të Sigurisë Publike. 
Po ashtu  delegacioni në fjalë u njoftua edhe për mobilitetin e studentëve dhe profesorëve  të Fakultetit të Sigurisë  Publike dhe për bashkëpunimin e tyre që kanë me fakultetet e  tjera brenda dhe jashtë vendit. 
Më këtë rast drejtori Smakiqi u shpreh i gatshëm për një bashkëpunim mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Universietit James Medison .
Ndërsa, përfaqësuesi i Universitetit James Madison,  Michael Stoloff  duke falënderuar drejtorin Smakiqi për pritjen  shprehi  gatishmërinë e tij  për ofrimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen në arsimin e lartë.
Edhe drejtoresha Drita Kadriu dhe ish ministri Ahmet Shala  shpreh gatishmërinë e tyre për të lehtësuar dhe përkrahur bashkëpunimin  ndërmjet AKSP-së dhe Universiteti James Medison.