Lajmet
Lajmet
Në QKSPEZH filloi trajnimi bazë i gjeneratës së 41 të Policisë së Kosovës
Vushtrri, 26 prill 10 - Sot në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) filloi trajnimin bazë gjenerata e 41-të e Policisë së Kosovës. Trajnimi do të zgjas 12 javë dhe marrin pjesë 75 kadetë të rinj.
Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, z.Shermet Ahmeti dhe nënkolonel Driton Zabërgja kanë përshëndetur kadetët e rinj duke iu uruar që këtë trajnim ta përfundojnë më sukses. Ndryshe këta kadetë kanë qenë pjesëtarë të Divizionit të Sigurimit në Policinë e Kosovës detyra e të cilëve ka qenë që të bëjnë sigurimin e objekteve të institucioneve të Kosovës.
Sot u Certifikuan pjesëtaret e DME-së nga Shqipëria dhe Kosova
Vushtrri, 23 prill 10- Pas një trajnimi dy javorë të mbajtur në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim sot u certifikuan 10 pjesëtaret e Departamentit të Emergjencave nga Republika e Shqipërisë si dhe 26 nga Kosova. Në ceremoninë e certifikimit e cila u mbajt në fshatin Studime të Vushtrrisë të pranishëm ishin Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, drejtori i Departamentit të Emergjencave Fadil Kodra, Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim Sheremet Ahmeti, përfaqësues nga ambasada e Shqipërisë si dhe përfaqësues nga OSBE-ja.
Ministri i Punëve të Brendshme z. Bajram Rexhepi në fjalimin e tij gjatë kësaj ceremonie premtoj se do të angazhohet maksimalisht që të krijoj kushte edhe më të mira për trajnuesit e emergjencave. Ai tha se sfidat me të cilat ballafaqohemi si mungesa e pajisjeve të mjaftueshme, zhvillimi i trajnimeve të avancuara, permisimi i kushteve te punës, duhet të adresohen me urgjencë në mënyrë që të arsyetohen pritjet e qytetareve të vendit. Në realizimin e përgjegjësive dhe prioriteteve tona të përbashkëta do ta keni mbështetjen time të pa rezervë.Tashmë kemi kompletuar infrastrukturën ligjore ndërkohë jemi duke punuar në themelimin e agjencisë për reagimin emergjent si mekanizëm ekzekutivë në kuadër te Ministrisë së Punëve të Brendshme, tha ministri Rexhepi.Ministri Rexhepi është shprehur i kënaqur që marrëveshja për bashkëpunim në aspektin e politikë-bërjes mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës dhe asaj të Republikës së Shqipërisë është duke u realizuar. Ndërsa Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it, Shermet Ahmeti është shprehur i kënaqur që në këtë Qendër, trajnimin bazikë për zjarrëfikje dhe shpëtim e kanë kryer 26 pjesëtarë të DME-së nga Kosovës dhe 10 pjesëtarë nga Shqipëria. Për Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim kjo është një kënaqësi dhe nder, pasi që kjo në njërën anë do ti kontribuojë zhvillimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe në anën tjetër shpie kah objektivat e QKSPEZH-it që në të ardhmen të jetë një qendër trajnues për tërë rajonin tonë për pjesëtarët e agjencive të sigurisë publike, tha z.Ahmeti.Ndërkaq shefi i Departamentit të Emergjencave në kuadër të QKSPEZH-it,Rrahman Sefedini, tha se pjesëmarrësit e emergjencave nga Shqipëria u trajnuan duke u bazuar në planë programet mësimore të aprovuara para njësisë së akreditimit në QKZPEZH. Ai tha se këta pjesëmarrës janë trajnuar duke i respektuar të gjitha rregullat dhe standardet taktiko -zjarrfikës të Republikës së Kosovës. Gjithashtu pjesëmarrësit në këtë ceremoni vlerësuan lartë punën dhe angazhimin që bëhet në QKSPEZH. Pjesëmarrësit e trajnimit të të dyjave shteteve demonstruan ushtrime të përbashkëta për zjarrëfikje dhe shpëtim. Në fund ceremonisë ministri z.Rexhepi shpërndau certifikatat pjesëmarrësve të trajnimit.
Sot certifikohen pjesëtarët e emergjencave të Kosovës dhe Shqipërisë
Vushtrri, 23 prill- Sot në fshatin Studime të Vushtrrisë, fillon ushtrimi, e më pas bëhet edhe certifikimi për trajnim i pjesëtarëve të Departamentit të Emergjencave nga Republika e Shqipërisë dhe Departamentit për Menaxhim të Emergjencës të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.Të përkujtojmë se më 12 prill të këtij viti në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri, dhjetë pjesëtarë të Departamentit të Emergjencave nga Republika e Shqipërisë filluan trajnimin bazik për zjarrfikje dhe shpëtim.Po ashtu sot, zyrtarët e lartë të Ministrisë së Punëve të rendshme të Republikës së Kosovës do ta bëjnë edhe certifikimin e pjesëtarëve të të dyja departamenteve, përkatësisht të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.Ftohen mediat që ta përcjellin trajnimin dhe certifikimin e pjesëtarëve të departamenteve të emergjencës të së dyja shteteve.
Komandanti i Batalionit Shumëkombësh të KFOR-it në veri z.Kolonel Chaxel vizitoi QKSPEZH-in
Vushtrri, 22 prill 10 - Kryeshefi Ekzekutiv në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), z.Sheremet Ahmeti priti sot në një takim komandantin e Batalionit Shumëkombësh të KFOR-it në veri z.Kolonel Chaxel.Delegacioni i KFOR-it u prit nga drejtori për Përkrahje Programore, Ali Bajgora, nga udhëheqësi i Divizionit të Lidershipit Abaz Ahmeti, Dukagjin Dinaj nga Zyra Ligjore,si dhe përfaqësuesit e agjencioneve të sigurisë në Qendër; nga Policia e Kosovës nënkolonel Driton Zabërgja, nga Departamenti i Emergjencave Rrahman Sefedini, nga Shërbimi Korrektues Tahir Krasniqi si dhe nga Bekim Mehmetaj nga Dogana e Kosovës.
Kryeshefi z.Ahmeti e informoi komandantin z.Chaxel për punët, aktivitetet dhe prioritetet që ka Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.Gjatë takimit, kryeshefi z.Ahmeti dhe komandanti z.Chaxel folën për të gjitha çështjet që janë në kompetencë të QKZPEZH-i. Duke iu uruar mirëseardhje, kryeshefi z.Ahmeti vizitën e delegacionit të KFOR-it e ka vlerësuar shumë lart.Vizita e juaj është shumë e rëndësishme në frymën e bashkëpunimit, bashkëpunim ky i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen, tha Ahmeti. Z.Ahmeti tha se Qendra vazhdimisht ka pasur mbështetje nga organizata ndërkombëtare në fushat e ndryshme, e në mesin e tyre edhe KFOR-i, i cili ka dhënë një kontribut të veçantë në ngritjen e kapacitetit të Qendrës.Ndërsa, komandanti i Batalionit Shumëkombësh të KFOR-it në veri z.Kolonel Chaxel, tha se KFOR-i ka përkrahur dhe do të vazhdojë ta përkrahë qendrën edhe në të ardhmen. Në fund të takimit ata bënë një vizitë rreth objekteve të QKSPEZH-it për tu njoftuar me infrastrukturën dhe me disa nga pajisjet me të cilat trajnohen zyrtarët e Agjencioneve të sigurisë publike.
Nesër Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim do ta vizitojë Komandanti i Batalionit Shumëkombësh veri i KFOR-it Kolonel Chaxel.
Vushtrri, 21 prill 10- Nesër Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim do ta vizitojë Komandanti i Batalionit Shumëkombësh veri i KFOR-it Kolonel Chaxel. Delegacioni në Qendër do të arrijë në ora 14:00 . Delegacioni i KFORI-it do të takohet me u.d. Kryeshefin Ekzekutiv, Z.Sheremet Ahmetin.
Pjesëtaret e DME-së nga Shqipëria trajnohen në QKSPEZH
Vushtrri,12 prill 10- Sot në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), dhjetë pjesëtarë të Departamenti të Emergjencave nga Shqipëria filluan trajnimi bazik për zjarrfikje dhe shpëtim, trajnim i cili do të zgjasë dy javë.
Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës (DME) i cili funksionon në kuadër të QKSPEZH-it do tu mundësoj këtyre pjesëtarëve që të përfitojnë njohuri të shumta në lëmin e emergjencave.
Duke iu dëshiruar mirëseardhje këtyre pjesëmarrësve, drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Menaxhimit të Emergjencave z. Fadil Kodra si dhe drejtori për Përkrahje Programore në Qendër z. Ali Bajgora janë ndjerë të previligjuar që për herë të parë pjesëtarë të DME-së nga Shqipëria ndjekin trajnimin në QKSPEZH.
DIPLOMOI GJENERATA E 40-të E POLICISË SË KOSOVËS
Vushtrri, 10 prill 10 - Pas një trajnimi të modifikuar 12 javor, në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPZH) sot diplomoi gjenerata e 40-të e zyrtarëve të rinj të Policisë së Kosovës. Kjo gjeneratë numëron 80 pjesëtarë, të cilët u trajnuan me planprogramin e dizajnuar në bazë të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.
Në ceremoni e diplomimit morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme (MPB), z.Bajram Rexhepi, zv/drejtori i Policisë së Kosovës (PK), Atifete Jahjaga, u.d e Kryeshefit Ekzekutiv të QKSPEZH-it, Taibe Canolli si dhe përfaqësues të OSBE-së dhe KFOR-it.
Pjesëmarrësit në këtë ceremoni kanë vlerësuar lartë punën e Policisë së Kosovës duke kërkuar nga ta që të shërbejnë në mënyrë të barabartë për gjithë qytetarët e vendit, pa dallime.
Ministri i Punëve të Brendshme, z.Bajram Rexhepi tha se Policia e Kosovës vazhdon të jetë institucioni me i besueshëm për qytetarët e vendit andaj sipas tij përgjegjësia është edhe me e madhe.
Në vazhdën e ngritjes së kapaciteteve dhe angazhimeve në përputhje me obligimet që dalin nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, legjislacioni në fuqi dhe prioritetet e Qeverisë së Kosovës, Policia e Kosovës po vazhdon me reformimin e saj duke zhvilluar planin zhvillimor strategjik, ristrukturimin organizativ, rialokimin e resurseve, sistemin e ri të pagave që pa dyshimin do të ndikojnë në përmirësimin e performances së Policisë së Kosovës, duke ngritur efikasitetin dhe efektivitetin në punë, tha ministrit i Punëve të Brendshme z.Rexhepi.
Ministri Rexhepi tha se sundimi i ligjit dhe Siguria Publike janë ndër parakushtet themelore për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit tonë.
Ministri z.Rexhepi gjatë ceremonisë duke folur në emër të Qeverisë së Kosovës ka shprehur përkushtimin e tij për zbatimin e platformës zero tolerancë kundër krimit.
Ne kemi vullnetin politikë por edhe mekanizmat e nevojshëm institucional për të forcuar sundimin e ligjit në vend, tha z.Rexhepi.
Ndërkaq zv/drejtori i Policisë së Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë fjalimit të saj ka shfaqur shpresën e saj se gjenerata e sa po diplomuar do ta kryejnë punën e tyre konform rregullave.
Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë profesionale në punën e tyre, tha Jahjaga.
Ndërsa, zëdhënësi i gjeneratës së 40- të policisë tha se do të japim maksimumin në përkushtimin ton, që ti mbrojmë të drejtat e qytetarëve, pa dallim etnie, race apo gjinie duke u bazuar dhe zbatuar me përpikëri ligjet e Republikës së Kosovës.
Pas shpërndarjes së diplomave, kapitenët e klasave dorëzuan flamujt të cilët simbolizonin të arriturat akademike, disiplinën si dhe arritjet në të gjitha lëmit përgjatë 3 mujorit të trajnimit. Këta flamuj iu dorëzuan drejtorit të Drejtoratit për Trajnime Mandatorë, nënkolonel Driton Zabërgja.
Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim do të diplomoj gjenerata e 40-të e zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës
Vushtrri 8, prill 10- Të shtunën, me datë 10 prill 10 në ora 11:00, në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim do të mbahet ceremonia e Diplomimit e gjeneratës së 40-të e zyrtarëve policorë, (kadetë) të policisë së Kosovës.
Të pranishëm në ceremoninë e Diplomimit do të jenë zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, Zyrtar Policorë të Rajoneve të ndryshme, nga KFOR-i, EULEX-i, OSBE, ICITAP si dhe familjarë të zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës të gjeneratës së 40-të.
Ftohen mediat që të jenë prezentë në ceremoninë e Diplomimit.
Shkolla e Sektorit të Sigurisë për Gazetarë vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim
Vushtrri, 31 mars10 - Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), sot e vizituan studentët nga Shkolla e Sektorit të Sigurisë për Gazetarë, projekt i Qendrës së Kosovës për Studime të Sigurisë.
Studentët ishin nga Kosova dhe vendet e ndryshme të rajonit.
Po ashtu studentet u njoftuan nga znj. Canolli për të gjitha trajnimet të cilat mbahen në Qendër nga katër Agjencionet e Sigurisë Publike, siç janë Policia e Kosovës (PK), Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave (DME), Shërbimi Korrektues (SHK), dhe Dogana e Kosovës (DK).
Znj. Canolli gjithashtu para studenteve ka folur edhe për sukseset, objektivat dhe të arriturat e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.
Në fund të kësaj vizite studentet vizituan objektet e Qendrës si dhe disa nga pajisjet me të cilat trajnohet pjestarët e Agjencioneve të Sigurisë Publike.
Në QKSPEZH u mbajt ceremonia e kursit Hetimi i vendit të ngjarjes pas eksplodimit
Vushtrri, 26 mars 10 - Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), sot u mbajt ceremonia e certifikimit të 18 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët përfunduan më sukses kursin, Hetimi i vendit të ngjarjes pas eksplodimit, kursi është mbështetur nga shteti turk. Po ashtu ky trajnim është përkrahur edhe nga asistentët e njësitit të bombave të Policisë së Kosovës.
Në ceremoni e certifikimit të pranishëm ishin udhëheqësi i Divizionit të Lindërshipit, Abaz Ahmeti, nënkolonel Driton Zabërxha, instruktorët turk dhe stafi menaxhues i Qendrës.
Drejtori i Divizionit të Lidërshipit, Abaz Ahmeti, duke folur në emër të Kryeshefit Ekzekutiv të QKSPEZH-it, znj. Taibe Canollit, është shprehur i bindur se policët të cilët kanë përfunduar këtë trajnim do të jenë në gjendje ti kryejnë detyrat e tyre në mënyrë më profesionale.
Ngritja e kapaciteteve të agjencioneve të sigurisë publike për Qendrën tonë në veçanti për institucionet e Kosovës në përgjithësi kanë një rëndësi të veçantë, prandaj falënderoj shtetin turk e në veçanti instruktorët e shteti të Turqisë për kontributin e tyre dhënë në këtë trajnim, tha Abazi.
Ndërsa nënkoloneli, Drtion Zabërxha, theksoj se mbajtja e këtij trajnim është mjaftë i rëndësishëm sepse i kontribuon zhvillimit, profesionalizimit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Gjatë ceremonisë që u mbajt në QKSPEZH, Zabërxha tha se trajnimet e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Turqisë do të vazhdojnë edhe ne të ardhmen.
Në fund të ceremonisë shteti turk përveç që ka mbështetur kursin Hetimi i vendit të ngjarjes pas eksplodimit pjesëtarëve të Policisë së Kosovës iu dhuroj një donacion pajisje për hetime në vendin e ngjarjes.
Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim
Vushtrri, 16 mars - Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Yves de Kermabo, sot vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) ku u pritë nga u.d e Kryeshefit Ekzekutiv, znj.Taibe Canolli, drejtori i Administratës dhe Logjistikës z. Halim Shala, drejtori për Përkrahje Programore z.Ali Bajgora, Agjencionet si dhe stafi menaxhues i Qendrës.
Gjatë takimit, drejtoresha, znj. Canolli, dhe z. Kermabon, shef i misionit evropian për sundimin e ligjit-EULEX, diskutuan për çështjet që janë në kompetencë të QKSPEZH-it. Drejtoresha znj. Canolli e njoftoi z. Kermabon për gjitha çështjet, aktivitetet, konceptin, vizionin e Qendrës, fazën e tranzicionit, akreditimit, legjislacionit , trajnimet, sukseset, objektivat dhe të arriturat e Qendrës.
Drejtoresha znj Canolli vizitën e z. Kermabo bërë Qendrës së Kosovës për Siguri Publike e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme. Znj Canolli tha se bashkëpunimi mes Qendrës dhe misionit të EULEX-it është mjaftë i rëndësishëm sepse i kontribuon fuqizimit të raporteve në fushën e sigurisë.
Ndërsa shefi i misionit të EULEX-it, z.Yves de Kermabon tha se qëllimi i vizitës së tij në Qendrën për Siguri Publike ka qenë që të njoftohet me për së afërmi me punën dhe aktivitet e kësaj Qendre. Ai tha se bashkëpunimi mes EULEX-it dhe Qendrës do të vazhdojë edhe në të ardhmen përmes ekspertëve të fushës së sigurisë.
Në fund të takimit shefi i misionit të EULEX-it z. Kermabo është ndarë i kënaqur me punën që është duke u bërë në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, sepse ai tha trajnimet që kryhen në këtë Qendër i kontribuojnë sigurisë jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë.
Shefi i Misionit te EULEX-it z. Yves De Kermabon do ta vizitoj sot Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim
Vushtrri,16 mars 10-Udhëheqësi i Misionit të EULEX-it, z. Yves De Kermabon me delegacionin përcjellës sot rreth orës 15:00 h do ta vizitoj Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.
Delegacioni do të pritet nga u.d e Kryeshfit Ekzekutiv znj. Taibe Canolli.