Lajmet

Lajmet

Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi një delegacion nga Gjermania

Vushtrri, 13 tetor 2010- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim sot e vizitoi udhëheqës i Akademisë Policore të Qarkut Federal Gjerman të Baden- Württemberg z. Peter Egetemaier me bashkëpunëtor të tije.Delegacioni gjerman u pritë nga kryeshefi Ekzekutiv  z. Sheremet Ahmeti, si dhe Zyrtar të Lartë të Qendrës. Fillimisht z. Ahmeti iu uroi mirëseardhje në qendër delegacionit gjerman e më pas e njoftoi edhe për strukturën organizative të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim. Delegacionin e informoi lidhur me punën aktivitete trajnimet të cilat mbahen në qendër nga katër agjencionet si Policia e Kosovës, Agjencioni i Emergjencave, Dogana e Kosovës dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Gjithashtu z. Ahmeti e informoi delegacionin edhe për  konceptin, vizionin,  fazën e tranzicionit,  akreditimit , legjislacionit, sukseset dhe të arriturat  e Qendrës. Ndërsa  delegacioni nga gjermania u ndan të kënaqur me vizitën bërë qendrës dhe shprehen gadishmërin e bashkëpunimit mes Akadimisë Policore të Qarkut Federal Gjerman dhe Qendrës së Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim.Në fund të takimit ata bënë një vizitë rreth objekteve të QKSPEZH-it për tu njoftuar me infrastrukturën dhe me disa nga pajisjet me të cilat trajnohen zyrtaret e Agjencioneve të sigurisë publike. 

Instruktori Cena shpallet nënkampion Evropian në Xhudo

Vushtrri, 12 tetor 2010 –     Anton Cena rreshter në Policinë e Kosovës njëherit është edhe  Instruktor në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) pas shumë fitoreve në Xhudo ai u shpallë edhe nënkampion i Evropës në konkurrencën e veteranëve në kampionatin qe u mbajt në Poreç të Kroacisë më 7 deri me 10 tetor. Cena përveç punës qe e kryen në QKSPEZH si instruktor nuk i ndalë asnjëherë aktivitet sportive.Ai është edhe anëtar i klubit të Xhudos “Polici” të Prishtinës.Pasi që Republika e Kosoves ende nuk është e pranuar në Federatën Evropiane të Xhudos Cena në kampionatin evropian për Xhudo mori pjesë si përfaqësues i Shqipërisë dhe ishte i vetmi garues shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria.Cena me paraqitjen e tij shumë profesional dhe të shkëlqyer gjatë lojërave fitoj dy luftëra me “IPPON”. Anton Cena gjatë kësaj gare mposhti zviceranin Andre Sui Zingg dhe holandezin Harry MartensCena për të arritur në final luftojë deri në fund mirëpo u mposhtë nga rusi Nikolai Evgerov. Cena thotë se nuk do të ndalet me kaq ai shpreson që me shkathtësitë që ka dhe profesionalizmin e tij një ditë do të bëhet edhe kampion bote. Cena e cilësoi lartë pjesëmarrjen në këtë ngjarje sportive duke falënderuar Policinë e Kosovës dhe Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim de Zhvillim që i mundësoi pjesëmarrjen në këtë Kampionat Evropian të Xhudos.

QKSPEZH

FOTO

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka vizitoi QKSPEZH-in

Vushtrri, 15 shtator 2010 –Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Islam Lauka, sot vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) si dhe pjesëmarrësit të cilët po ndjekin trajnimin “Komanda dhe stafi policor” në të cilin trajnim janë duke marrë pjesë  pjesëtarë të Policisë së Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë dhe vendeve tjera te rajonit. Trajnimi i cili po mbahet në QKSPEZH është i mbështetur nga ICITAP. Në kuadër të kësaj vizite ambasadori z.Lauka u takua me drejtorin e Departamentit për Përkrahje Programore në QKSPEZH z.Ali Bajgora. Gjatë takimin z.Bajgora e ka informuar ambasadorin z.Lauka për trajnimet që mbahen në qendër nga të gjitha agjensionet e sigurisë publike, për suksesin, misionin dhe vizionin e qendrës për të ardhmen. Në fund të vizitës ambasadori i Shqipërisë në Kosovë z.Islam Lauka ka falënderuar z.Bajgora për mikpritjen që i është bërë atij si dhe ka premtuar vazhdimin e bashkëpunimit në sferën e trajnimeve për sigurinë publike në mes të dy shteteve Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryeshefi Ekzekutiv Sheremet Ahmeti ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Poloni

Vushtrri, 15 shtator 2010 – Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) z. Sheremet Ahmeti sot ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Poloni. Në kuadër të kësaj vizite zyrtare kryeshefi Ahmeti do të marrë pjesë në  takimin e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Kolegjeve Policore Evropiane  që do të mbahet në Krakov të Polonisë. Gjatë këtij takimi i cili do të zgjasë dy ditë radhazi nga 16-17 shtator 2010, kryeshefi Ahmeti është i shoqëruar edhe me drejtorin e Departamentit të Administratës dhe Logjistikës në QKSPEZH Halim Shala si dhe me këshilltaren e ministrit të Punëve të Brendshme Dhurata Sadiku – Hoxha.
 

QKSPEZH nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me Zyrën e Kryeministrit

Vushtrri, 8 shtator 2010 – Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) sot nënshkroi një memorandum mirëkuptimin me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, konkretisht me zyrën për Publikimin e Gazetës Zyrtare. Memorandumi i nënshkruar mes QKSPEZH-it dhe Zyrës për Publikimin e Gazetës Zyrtare ka për qëllim  rritjen e transparencës, publikimin e të gjitha teksteve zyrtare në këtë gazetë. Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim z.Sheremet Ahmeti nënshkrimin e këtij momerandumi e ka vlerësuar si shumë të dobishëm për Qendrën. Ai tha se më nënshkrimin e këtij memorandumi thellohet edhe me tej bashkëpunimin mes Qendrës dhe Qeverisë.  Ky memorandum u nënshkruar nga Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it, Sheremet Ahmeti dhe sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit, Fitim Krasniqi.

Në QKSPEZH filloi trajnim “Komanda dhe stafi policor”

Vushtrri, 30 gusht  2010 – Në  kuadër e trajnimeve të shumta që po mbahen në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) sot filloi trajnimi “Komanda dhe stafi policor”. Ky trajnim i cili është projekt i ICITAP-it  e që po mbahet nga Universiteti Northerwestern ka për qëllim aftësimin e stafit komandues të Policisë së Kosovës në menaxhimin e punës së tyre. Në ceremoninë e hapjes së këtij trajnimi morën pjesë përfaqësuesit e Universiteti Northerwestern, ministri i Punëve të Brendshme, z.Bajram Rexhpi, drejtori i Policisë së Kosovës, z. Behar Selimi, Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it, z.Sheremet Ahmeti si dhe përfaqësues nga ICITAP-i.Trajnimin “Komanda dhe stafi policor” përveç Policisë së Kosovës do ta ndjekin  edhe oficerë të policisë së Republikës së Shqipërisë dhe policisë së Maqedonisë. Të pranishmit mbajtjen e këtij trajnimin e kanë vlerësuar shumë lart  i cili do të shërbej pozitivisht në ngritjen e kapaciteteve të agjencioneve të zbatimit të ligjit. Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), z.Bajram Rexhepi iu ka dëshiruar mirëseardhje në këtë trajnim oficerëve policor nga Shqipëria dhe Maqedonia. “Prania e tyre në këtë kurs është dëshmi se Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim po avancohet si institucion me shtrirje rajonale. Trajnimi i përbashkët i oficerëve policor nga vendet e rajonit do të mundësojë  thellimin e bashkëpunimit me qëllim të sigurimit të një ambienti të qetë, të sigurt dhe luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit”, tha Rexhepi. Ministri i MPB-së tha se janë dy gjëra që i bashkon vendet e rajonit; natyra e njëtje e problemeve  dhe qëllimi i përbashkët për t’u integruar në institucione euro-atlantike. “Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar po vazhdon me zhvillimin e politikave strategjike për Policinë e Kosovës”, tha Rexhepi. Ai tha se të gjitha raportet e mekanizmave ndërkombëtarë  vlerësojnë lart progresin e arritur në Policinë e Kosovës si një polici demokratike shumë etnike dhe e ndërtuar sipas vlerave dhe praktikave më të avancuara ndërkombëtare. Me këtë rast ministri Rexhepi ka falënderuar Qeverinë Amerikane për përkrahjen e  vazhdueshme që po i bënë Kosovës në demokratizimin dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të saj. Mbajtën e këtij trajnimi e ka vlerësuar lartë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Behar Selimi. Ai tha se ndjekja e këtij kursi stafit komandues të policisë do tu ndihmojë që punën e tyre ta kryejnë në mënyrë sa më profesionale. “Ky program iu jep mundësi që ta realizoni sa më mirë rolin e udhëheqësit ku do që jeni. Ky program ju kujton se duke qene udhëheqës ju keni përgjegjësi jo vetëm për veti, por edhe ndaj të tjerëve”, tha Selimi.
Oficerëve të policës të cilët janë pjesëmarrës në këtë trajnim iu kanë dëshiruar sukses edhe ligjëruesit e këtij trajnimi. Trajnimi “Komanda dhe stafi policor” do të zgjatë dhjetë javë deri me datën 19.11.2010. Në këtë trajnim do të marrin pjesë 35 oficerë të policisë nga Kosova, Shqipëria dhe  Maqedonia.
 

Filloi hartimi i projektligjit për Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim

Vushtrri, 30 gusht 2010- Sot në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), u mbajt takimi i parë i grupit punues për hartimin e draftit fillestar të projektligjit për Qendrën.Projektligji për Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim është futur ne Strategjinë Legjislative të vitit 2010 me Vendimin e Kryeministrit te Republikës se Kosovës, Nr. 03/135 te dt. 28.07.2010.

Filloi trajnimi bazik i “Hetimeve të krimit”

Vushtrri, 23 gusht 2010- Sot në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), filloi trajnimi bazik “Hetimet e Krimit”, i organizuar për Policinë e Kosovës. Ky trajnimi ka për qëllim aftësimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Në këtë trajnim janë të përfshira teknikat e intervistimit, ku përmes këtij trajnimi studentet pajisen me shkathtësi të nevojshme për kryerjen e intervistimit me të dyshuarit, dëshmitarët, viktimat dhe vetëdijesimin e tyre mbi forenziken dhe menaxhimin e vendit të ngjarjes. Po ashtu në këtë trajnim janë të përfshira edhe njohurit mbi klasifikimin e veprave penale. Trajnimi  do të zgjasë një muaj.