Lajmet
Lajmet
Ambasadori i OSBE-së në Vjenë, Ian Cliff vizitoi QKSPEZH-in
Vushtrri, 07 shkurt 2011 Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), z. Sheremet Ahmeti, priti sot në takim ambasadorin e Delegacionit të Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Vjenë z. Ian Cliff. Qëllimi i vizitës ishte njohja më për se afërmi e konceptit dhe trajnimeve që zhvillohen në QKSPEZH. Duke cilësuar këtë vizitë si mjaft të rëndësishme, z. Ahmeti ka falënderuar OSBE-në për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që po i bën Qendrës për Siguri Publike. Kryeshefi Ekzekutiv z Ahmeti gjatë takimit me z. Cliff kanë diskutuar për planet afatgjate të programeve të edukimit dhe zhvillimit të zyrtarëve të sigurisë publike. Gjatë takimit z.Ahmeti e njoftoi ambasadorin me të gjitha të arriturat e Qendrës, konceptin, vizionin dhe trajnimet të cilat mbahen në Qendër nga të gjitha agjencionet si Policia e Kosovës, Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave, Shërbimi Korrektues dhe Dogana e Kosovës.
Duke folur për objektivat e QKSPEZH-it, z. Ahmeti tha se Qendra ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me OSBE-në. Po ashtu kryeshefi e ka njoftoi ambasadorin Cliff edhe për procesin e certifikimit dhe akreditimit të Qendrës, si dhe për projektet kapitale që QKSPEZH mëton të realizojë në ardhmen.
Ndërsa ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar të OSBE në Vjenë, Ian Cliff ka shprehur kënaqësinë për vizitën e tij në QKSPEZH. Ai gjatë kësaj vizite u interesuar për gjitha aktivitet që zhvillohen në Qendrën. Ambasadori Cliff ka premtuar që OSBE do ta përkrah edhe në të ardhmen QKSPEZH-in .
Në QSKPEZH brenda vitit 2010 janë trajnuar mbi 5.563 pjesëtarë të sigurisë publike
Vushtrri, 21 janar 2011 - Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), i cili është institucioni më i lartë për trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike, gjatë vitit 2010 janë kryer shumë trajnime dhe shumë vizita. Vetëm brenda vitit 2010 janë trajnuar mbi 5.563 pjesëtarë të sigurisë publike. Janë mbajtur 310 trajnime nga katër agjencionet e sigurisë publike si Policia e Kosovës (PK), Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave (AME), Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) si dhe Dogana e Kosovës (DK).
Gjatë vitit që lamë pas, Qendra ka ofruar trajnime me kualitet të lartë profesional me standarde ndërkombëtare si në trajnimet bazike të specializuara, avancuara dhe atë të lidershipit për gjitha agjencionet e sigurisë publike në Kosovë. Kontribut të veçantë në realizimin e këtyre trajnime dhe ngritjen e kapaciteteve të qendrës kanë dhënë edhe dy partnerët kryesorë si Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian(OSBE) dhe ICITAP. Përveç pjesëmarrësve nga Kosova, në Qendër janë trajnuar edhe pjesëtarë të sigurisë nga shtete fqinje si nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i zi. Përpos trajnimeve, të cilat janë mbajtur për pjesëtarët e sigurisë publike, në QKSPEZH janë zhvilluar edhe shumë aktivitete tjera siç janë Miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara, garat ndërkombëtare të ping-pongut, trajnimi i vëzhguesve dhe komisionarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor,etj.
Si rezultat i resurseve dhe mjedisit të saj, QKSPEZH është bërë vendqëndrim primar i trajnimit për një fushë të gjerë të sigurisë publike dhe një degë e zbatimit të trajnimit.
Qendra e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim si agjencion ekzekutiv i Ministrisë së Punëve të Brendshme është institucion që ofron mbështetje teknike, administrative dhe edukative për të gjitha agjencionet e sigurisë publike.
Vizioni i qendrës është që edhe në të ardhmen të përgatisë dhe të aftësojë punonjës të mbajtjes së rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Studentet nga BE-ja vizituan Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim
Vushtrri,24 janar 2011 -Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim sot e vizituan studentet nga Programi Master për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizim EMA. Kjo vizitë nga studentet e programit EMA është realizuar në bashkëpunim me OSBE-në. Studentet pjesëmarrës të këtij programi ishin nga shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian.
Studentet u pritën nga drejtor i Drejtorisë për Përkrahje Programore, z. Ali Bajgora nga përfaqësues të OSBE-së si dhe nga stafi menagjues i Qendrës.
Z. Bajgora fillimisht i përshëndeti të pranishmit si dhe ju uroi mirëseardhje në Qendër. Gjatë takimit studentët i informoi më për se afërmi rreth punës duke bërë një prezantim lidhur me vizionin, misionin, fazën e tranzicionit, legjislacionit, trajnimeve dhe aktiviteteve që i zhvillon Qendra.
Qëllimi i kësaj vizite nga studentet ishte njohja më për se afërmi rreth fushës së sigurisë në Kosovë, si dhe koncepti i trajnimit në fusha të ndryshme lidhur me Agjencionet e Sigurisë Publike, si e Policisë së Kosovës, Doganave, Shërbimit Korrektues si dhe Axhencioni i Emergjencave.
Studentet nga Programi EMA, u ndan të kënaqur me vizitën bërë Qendrës dhe vlerësuan se Qendra luan një rol shumë të rëndësishëm në përgatitjen e pjesëtarëve për ruajtjen e sigurisë jo vetëm për shtetin tuaj por edhe me gjerë.
OSBE- ja dhuron donacion Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim
Vushtrri, 17 dhjetor 10 - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ( OSBE), sot dhuroi donacion Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.Ky donacion përmbante një veturë Volkswagen golf gjashtë e cila do tu shërbejë pjesëtarëve të sigurisë publike në aftësimin e tyre për vozitje në kushte të vështira atmosferike.
Të pranishëm në ceremoni ishin Ambasadori i OSBE-së në Kosovë Werner Almhofer. Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës z.Sheremet Ahmeti, drejtori i Departamentit për Siguri pranë OSBE-së z. Carsten Tweinmayer si dhe përfaqësuese tjerë të agjencioneve të sigurisë publike. Ambasadori Almhofer falënderoi Qendrën dhe agjencionet e sigurisë për gatishmërinë që kanë treguar në bashkëpunim të vazhdueshëm. Ai tha se përmes trajnimeve dhe punës së përbashkët, realizohet përpjekja jonë që të gjithë së bashku të ofrojmë një siguri sa më të madhe për të gjithë qytetarët e Kosovës.Ky nuk është fundi i donacioneve nga OSBE-ja dhe mbështetja jonë nuk do të mungoj as në të ardhmen, tha ambasadori Almhofer.Ndërkaq Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës për Siguri Publike falënderoi misionin e OSBE-së në Kosovë për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë në ngritjen e kapaciteteve që nga themelimi i Qendrës e deri më tani. Nuk ka munguar asnjëherë mbështetja e OSBE-së për Qendrën e Sigurisë Publike duke dhënë donacione të shumta për ngritjen sa më profesionale të sektorit të sigurisë tha z. Ahmeti.
Qëllimi ynë është që kjo Qendër të marrë karakter regjional në Evropën Jug-Lindore për studime në fushën e sigurisë publike, pasi Qendra i plotëson të gjitha kushtet, gjithashtu kemi pasur edhe shumë pjesëtarë të agjencive të sigurisë publike nga vendet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi të cilët janë trajnuar në këtë Qendër tha z. Ahmeti. Në fund të kësaj ceremonie Ambasadori i OSBE-së në Kosovë z, Almhofer ju dorëzoi Kryeshefit të Qendrës çelësat e veturës.
Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike përfundoi Turneu Ballkanik i Veteranëve në Ping-Pong
Vushtrri, 28 Nëntor 10 - Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim përfundoi Turneu Ballkanik i Veteranëve në Ping-Pong, i oraganizuar nga shoqata e veteranëve të klubit të Ping-Pongut Hasan Prishtina.
Pjesmarrës në kët turne ishin veteran nga 10 vende të rajonit.Ne fund të këtij turneu pjesmarrësve ju shprendan medale, mirnojohje dhe qetifikata.
Në QKSPEZH u mbajt Turneu ndërkombëtar i pingpongut
Vushtrri, 27 nëntor 2010 Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) klubi i pingpongut Hasan Prishtina të shtunën ka mbajtur turneun e dytë ndërkombëtar Vushtrria 2010\\\". Këtë turne përveç federatave dhe shoqatave të pingpongut në Kosovë e kanë mbështetur edhe Ministria e Punëve të Brendshme (MBP) si dhe Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim duke u ofruar kushtet që turneu të zhvillohet në mënyrën me të mirë të mundshme. Klubi i pingpongut Hasan Prishtina në bashkëpunim me Federatën e pingpongut të Kosovës, Shoqatën e Veteranëve të pingpongut dhe drejtoratin për Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë për herë dytë ka organizuar turneun ndërkombëtar Vushtrria 2010. Në këtë turne kanë marrë pjesë veteranë të pingpongut nga Kosova, Bosnja, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria si dhe nga Turqia. Turneu i pingpongut i cili u mbajt në QKSPEZH është zhvilluar në grup mosha nga 40 deri ne 49 vjeç, 50- 59, 60 -65, 65 -70 vjeç. Ndryshe nga turneu i kaluar sivjet ky turne është pasuruar edhe me pjesëmarrjen e seniorve të ri të pingpongut. Ky turne është tradicional dhe mbahet çdo dy vjet.
Në QKSPEZH u mbajt Turneu ndërkombëtar i pingpongut
Vushtrri, 27 nëntor 2010 Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) klubi i pingpongut Hasan Prishtina të shtunën ka mbajtur turneun e dytë ndërkombëtar Vushtrria 2010\". Këtë turne përveç federatave dhe shoqatave të pingpongut në Kosovë e kanë mbështetur edhe Ministria e Punëve të Brendshme (MBP) si dhe Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim duke u ofruar kushtet që turneu të zhvillohet në mënyrën me të mirë të mundshme. Klubi i pingpongut Hasan Prishtina në bashkëpunim me Federatën e pingpongut të Kosovës, Shoqatën e Veteranëve të pingpongut dhe drejtoratin për Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë për herë dytë ka organizuar turneun ndërkombëtar Vushtrria 2010. Në këtë turne kanë marrë pjesë veteranë të pingpongut nga Kosova, Bosnja, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria si dhe nga Turqia. Turneu i pingpongut i cili u mbajt në QKSPEZH është zhvilluar në grup mosha nga 40 deri ne 49 vjeç, 50- 59, 60 -65, 65 -70 vjeç. Ndryshe nga turneu i kaluar sivjet ky turne është pasuruar edhe me pjesëmarrjen e seniorve të ri të pingpongut. Ky turne është tradicional dhe mbahet çdo dy vjet.
Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike organizohet Turneu Ballkanik i Veteranëve në Ping-Pong
Vushtrri, 26 nëntor 10- Nesër në Qendrën e Kosovës përSiguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri, organizohet TurneuBallkanik i Veteranëve në Ping-Pong, i organizuar nga Shoqata eVeteranëve të Klubit të Ping-Pongut Hasan Prishtina.
Pjesëmarrës nëkëtë turne, do të jenë veteranë nga 10 vende të rajonit. Ceremonia eturneut do të mbahen nesër (e shtunë) në ora 10:00 në ambientet eQendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.Ftohen mediat që ta përcjellin këtë ngjarje sportive.
Përfundoi trajnimi Gjuajtjet taktike dhe intervenimi taktik
Vushtrri, 29 tetor 2010- Në Qendrën e Kosovës për siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim përfundoi trajnimi Gjuajtjet taktike dhe intervenimi taktik, trajnim i cili ishte i mbështetur nga shteti Turk. Në ceremoni diplomimit morën pjesë Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës për Sigurisë Publike z. Sheremet Ahmeti, nënkolonel Driton Zabërxha, përfaqësuese nga OSBE-ja, FSK-ja dhe pjesëtar të Policisë së Kosovës.
Pjesëmarrësit vlerësuan lartë mbajtjen e këtij trajnimi dhe theksuan Policisë së Kosovës po iu shtohen edhe pjesëtar tjerë te specializuar të fushave të ndryshme në siguri të cilët me përvojat dhe shkathtësitë e fituara në këto trajnime do të japin kontributin e tyre në mbajtjen e rendit dhe sigurisë për qytetaret e Republikës së Kosovës. Ky trajnim është planifikuar dhe zhvilluar konform nevojave të Policisë së Kosovës. E veçanta e këtij trajnimi është se, është ligjëruar nga instruktor vendorë dhe mbështetur nga instruktorët e shtetit Turk. Kjo është gjenerata e dytë e trajnimit për instruktor në të cilën u certifikuan 15 zyrtar policorë.
Kryeshefi Ahmeti priti sot zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë Kombëtare të Turqisë
Vushtrri, 21 tetor 2010 Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, z. Sheremet Ahmeti priti sot zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë Kombëtare të Turqisë, z. Osman Çapali, udhëheqësin e Departamentit të Inteligjencës në Policinë Kombëtare Turke, Omer Altiparmak, zëvendës-udhëheqësin e këtij Departamenti, Sabedtin Akguç, si dhe mbikëqyrësin e Departamentit të Inteligjencës, Bilal Çankal.Gjatë takimit kryeshefi Ekzekutiv, z. Sheremet Ahmeti e ka njoftuar delegacionin turk për punët dhe aktivitetet e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, si dhe kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit midis dy institucioneve të Kosovës dhe Turqisë.Kryeshefi Ahmeti e ka falënderuar z. Çapali për angazhimin dhe ndihmën e vazhdueshme që Turqia po i bën Kosovës në të gjitha fushat, e posaçërisht në fushën e sigurisë.
Gjatë bisedës, kryeshefi Ahmeti e njoftoi delegacionin turk për të gjitha trajnimet që mbahen nga katër agjencionet e sigurisë publike në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim. Kryeshefi Ahmeti e ka njoftuar delegacionin turk edhe për projektet, të cilat priten të realizohen së shpejti, që kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve trajnuese dhe akomoduese në Qendër. Delegacioni turk u informua edhe për konceptin, vizionin, fazën e tranzicionit, akreditimit, legjislacionit, por edhe për sukseset dhe të arriturat e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim e Zhvillim. Po ashtu kryeshefi Ahmeti e ka njoftuar delegacionin turk se në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike trajnohen pjesëtarë të sigurisë publike jo vetëm nga Republika e Kosovës, por edhe nga vendet e rajonit. Qëllimi ynë është që Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim të marrë karakter regjional në Evropën Juglindore për studime në fushën e sigurisë publike, pasi këtu ka pasur shumë pjesëtarë të agjencive të sigurisë publike nga vendet e rajonit si Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, tha kryeshefi Ahmeti.
Ndërkaq, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare të Turqisë, Osman Çapali duke e falënderuar z.Ahmeti për pritjen, ka premtuar se policia dhe shteti turk do ta përkrahin vazhdimisht Policinë dhe shtetin e Kosovës. Çapali ka shfaqur shpresën se Qendra e Kosovës për Siguri Publike së shpejti do të bëhet Akademi Policore. Shpresoj se Qendra për Siguri Publike së shpejti do të bëhet Akademi Policore. Ne si polici dhe shtet turk jemi të gatshëm qe tu përkrahim në çdo aspekt, tha Çapali.
Miratohet Udhëzimi Administrativ për QKSPEZH
Vushtrri, 19 tetor 2010-Që nga dita e hënë Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) do të funksionoj me Udhëzim të ri Administrativ.
Në mbështetje të nenit 145 paragrafi 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme z. Bajram Rexhepi ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për organizimin dhe strukturimin e brendshëm të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim. Udhëzimi administrativ përcakton organizimin strukturor të qendrës si Agjenci Ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.QKSPEZH-i si Agjencion Ekzekutiv do të veproj në përputhje me misionin e ministrisë së Punëve të Brendshme, dokumentet strategjike të saj dhe vizionin e qartë për ndërtimin, ruajtjen, ngritjen e sigurisë së përgjithshme dhe ofrimin e shërbimeve sa ma cilësore, profesionale dhe të avancuara të bazuara në standardet dhe vlerat demokratike për paanshmëri dhe profesionalizëm.
QKSPEZH priti një delegacion nga Ekipi për Ndërlidhje dhe Monitorim (LMT) i KFOR-it
Vushtrri, 18.10.2010.- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi një delegacion nga Ekipi për Ndërlidhje dhe Monitorim (LMT) i KFOR-it i përbërë nga Nënkolonel z. Hansen Bjarne dhe Major Z. Srečko Matovič. Delegacioni u prit nga u.d. Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH, z. Sheremet Ahmeti dhe Drejtori për Trajnime Mandatore nga Policia e Kosovës në QKSPEZH, Nënkolonel Driton Zabërgja.
Në fjalën e tij, z. Ahmeti e njoftoi delegacionin e KFOR-it për organizimin e Qendrës, aktivitetet e saj trajnuese për të katër agjencitë e sigurisë publike pjesë të Qendrës, si dhe për aktivitetet që bëhen në QKSPEZH nga institucione të tjera publike, si dhe organizata të ndryshme qeveritare e joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare, të cilat kanë për qëllim ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet komunitetit dhe institucioneve të sigurisë publike në vend. Në vazhdim, z. Ahmeti ju foli mysafirëve për projektet të cilat priten të realizohen për ngritjen e kapaciteteve trajnuese dhe akomoduese në Qendër. Ai po ashtu i informoi të pranishmit për bashkëpunimin ndërkombëtar, para së gjithash me dy partnerët kryesorë të QKSPEZH, OSBE-në dhe ICITAP-in, si dhe me institucione të tjera të ngjashme në Evropë. Qëllimi ynë, tha Z. Sheremet Ahmeti, është që kjo Qendër të marrë karakter regjional në Evropën Jug-Lindore për studime në fushën e sigurisë publike, pasi që këtu ka pasur shumë pjesëtarë të agjencive të sigurisë publike nga vendet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Ndërsa Majori Matovič i informoi nikoqirët për takimet e rregullta javore që i kanë me stafin udhëheqës të Policisë së Kosovës në Komunën e Vushtrrisë. Delegacioni u nda kënaqur me të arriturat e Qendrës dhe me gatishmërinë e stafit të saj udhëheqës për bashkëpunim ndërkombëtar. Ideja kur policia ka qenë mbi popull ka kaluar, tha Majori Matovič, duke i dhënë rëndësi të veçantë policisë së orientuar në komunitet. Kosova, tha Z. Matovič, është shtet që shkon në rrugë të drejtë dhe që meriton ti ndihmohet.
Në vazhdim të takimit, Z. Ahmeti vuri theksin në rëndësinë e trajtimit të barabartë të të gjithë qytetarëve, dhe shtoi se duhet të respektojmë ligjin që të kemi ardhmëri më të ndritshme.
Mysafirët ishin të kënaqur me vizitën. U hap rruga e mëtejmë e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve (LMT, KFOR dhe QKSPEZH), për të cilën gjë u pajtuan të dy palët.