Lajmet

Lajmet

Zëvendës Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph vizitoi QKSPEZH-in

Vushtrri, 31 mars ’11 –Zëvendës ambasadori i misionit të OSBE-së në Republikën e Kosovës  z.Edward Joseph sot vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) ku u  prit nga Kryeshefi Ekzekutiv z.Sheremet Ahmeti si dhe nga përfaqësuesit e agjensioneve të sigurisë publike.
Kryeshefi Ahmeti  gjatë takimit më zv/ambasadorin Joseph prezantoi disa nga objektivat dhe prioritete e Qendrës të cilat ka për qëllim ti realizoj gjatë këtij viti. Duke prezantuar të arriturat e qendrës për vitin që i lamë pas, kryeshefi Ahmeti e informoi ambasadorin për punën, aktivitetet, trajnimet të cilat mbahen në Qendër nga katër Agjencionet e sigurisë publike si Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Agjensioni i Menaxhimit të Emergjencave dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Gjithashtu z.Ahmeti e njoftoi zëvendës ambasadorin Joseph se në QKSPEZH  përveç pjesëtarëve të sigurisë publike të Kosovës trajnohen edhe pjesëtarë të agjensioneve të sigurisë të vendeve të rajonit.
Z.Ahmeti tha se bashkëpunimi i  ngushtë me misionin e OSBE-së ka bërë që QKSPEZH të jetë një ndër qendrat më të njohura jo vetëm brenda Republikës së Kosovës, por edhe jashtë sajë. Gjatë takimit z.Ahmeti ka folur edhe për procesin e akreditimit të QKSPEZH-it. Më këtë rast kryeshefi Ahmeti ka shprehur vullnetin që bashkëpunimi mes Qendrës për Siguri Publike dhe misioni të OSBE-së të vazhdojë edhe me tutje.
“Pasi që Qendra për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim është në procesin e akreditimit, ndihma e misionit të OSBE-së është me së e nevojshme”, tha kryeshefi Ahmeti.
Ndërsa zëvendës ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph duke shprehur gatishmërinë e tij për përkrahjen të vazhdueshme tha se Qendra për Siguri Publike është një institucion mjaftë i rëndësishme në Kosovë.
“Të gjithë e dimë se themeli i shtetit është zbatimi i  ligjit dhe si pjesë kryesor e saj janë policia dhe pa trajnime të duhura nuk kemi as polici të duhur”, tha Joseph.
Joseph tha se OSBE është e gatshme të jap përkrahje të vazhdueshme për Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim edhe në të ardhmen.
Në fund të takimit ata bënë një vizitë ambienteve të qendrës dhe disa nga pajisjet me të cilat trajnohen pjesëtaret e agjensioneve të sigurisë publike.

 

Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major z. Erhard Bühler viziton Qendrën e Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 30 mars 2011- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim nesër  në ora 16:00 do ta vizitoj  komandanti i KFOR-it Erhard Bühler.
Delegacioni do të pritet nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Sheremet Ahmeti dhe menaxhmenti i lartë i Qendrës. Gjatë këtij takimi delegacioni do të informohet me shumë më punën, trajnimet dhe aktivitetet tjera të cilat zhvillohen në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.
Ftohen mediat që ta përcjellin këtë takim.

 

Shefi i Komponentës të Policisë së EULEX-it vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 17 mars 2011- Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim z. Sheremet Ahmeti priti në takim një delegacion  nga misioni i EULEX-it në Kosovë i udhëhequr nga shefi i Komponetës të Policisë së EULEX-it z. Udo Moeller.
Z. Ahmeti fillimisht i përshëndeti delegacionin e më pas i informoi me punën, aktivitetet, trajnimet të cilat mbahen në Qendër nga katër Axhencionet e sigurisë publike si Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Axhencioni i Menaxhimit të Emergjencave si dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Gjithashtu z. Ahmeti foli edhe për fazat të cilat po kalon tani qendra si në proceset e akreditimit, certifikimit  si dhe synimet e saj që në një të ardhme te afërt Qendra të bëhet  me arsimim të lartë,  kryesisht në fushën e sigurisë.
“Qëllimi ynë është që qendra të marrë karakter regjional në Evropën Juglindore, për studime në fushën e sigurisë publike pasi që këtu shumë pjesëtarë  që i përkasin fushës së sigurisë nga vendet e rajoni si nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi etj kanë përfunduar trajnimet”, tha z. Ahmeti.
Kryeshefi z.Ahmeti falënderoi të gjitha misionet ndërkombëtare për kontributin e dhënë në fushën e sigurisë e në mesin e tyre edhe misionin e Bashkimit Evropian EULEX-in.
Ai shprehu bindjen se Qendra e Kosovës për Siguri Publike dhe  EULEX-i do ta vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen.
Ndërsa shefi i Komponetës të Policisë së EULEX-it z. Udo Moeller tha se qëllimi i vizitës së tij në Qendrën për Siguri Publike ka qenë që të informohet më për se afërmi  me punën, trajnimet  dhe aktivitete që kryhen në këtë institucion. Ai tha se bashkëpunimi mes EULEX –it dhe Qendrës do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Në fund të takimit ata bënë edhe një vizitë të gjitha objekteve të Qendrës.
 

Në QKSPEZH filloi trajnimi bazë i gjeneratës së 42 të Policisë së Kosovës

Vushtrri, 14 mars ’11 -  Sot në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) filloi trajnimin bazë gjenerata e 42-të e Policisë së Kosovës. Trajnimi do të zgjas 12 javë dhe marrin pjesë 73 kadetë të rinj.
Nënkolonel z. Driton Zabergja i përshëndeti dhe ju uroi suksese kadetëve të rinj, gjithashtu i njoftoi edhe me rregullat dhe proceduarat e vijimit të mësimeve në Qendër.
Këta kadetë të rinj kanë qenë pjesëtarë të Divizionit të Sigurimit në Policinë e Kosovës detyra e të cilëve ka qenë që të bëjnë sigurimin e objekteve të  institucioneve të Kosovës.

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan vizitojë QKSPEZH-in

Vushtrri, 25 shkurt ’11 - Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), sot e vizitojë ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, znj. Songul Ozan e shoqëruar nga sekretari i dytë i kësaj Ambasade, z. Emre Ozan. Delegacioni turk u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv, z.Sheremet Ahmeti,  drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z.Reshat Maliqi si dhe nga përfaqësuesit e agjensioneve të sigurisë publike në Qendër. Fillimisht kryeshefi Ekzekutiv i uroj mirëseardhje ambasadores Ozan. Gjatë një takimi z.Ahmeti e njoftoi ambasadoren turke për të gjitha trajnimet që mbahen nga katër agjencionet e sigurisë publike në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim. Ambasadorja Ozan është njoftuar edhe për projektet, të cilat priten të realizohen së shpejti, që kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve trajnuese dhe akomoduese në Qendër. Delegacioni turk u informua edhe për konceptin, vizionin, fazën e tranzicionit, akreditimit, legjislacionit, por edhe për sukseset dhe të arriturat e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike. “Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike trajnohen pjesëtarë të sigurisë publike jo vetëm nga Republika e Kosovës, por edhe nga vendet e rajonit. Qëllimi ynë është që Qendra të marrë karakter regjional në Evropën Juglindore për studime në fushën e sigurisë publike, pasi këtu ka pasur shumë pjesëtarë të agjencive të sigurisë publike nga vendet e rajonit si Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi”, tha kryeshefi Ahmeti. Më këtë rast kryeshefi Ahmeti ka falënderuar Republikën e Turqisë, popullin dhe qeverinë e saj për angazhimin dhe ndihmën e vazhdueshme që po i bën Kosovës në të gjitha fushat, e posaçërisht në fushën e sigurisë.
Ndërkaq ambasadorja e sapo emëruar e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Songul Ozan duke falënderuar menaxhementin e lartë për pritjen që i është bërë ka shprehur bindjen se Turqia do të vazhdoj ta ndihmojë Kosovën në gjitha fushat. Ozan tha se shtetit i saj po vazhdon të bëjë përpjekje që Republika e  Kosovës të njihet nga gjitha vendet e botës. Ambasadorja turke tha se Turqia do ta përkrah Kosovën edhe në fushën e sigurisë.
“Forca e sigurisë në Kosovë është edhe forcë e jona që e gjejmë këtu. Ne Kosovën nuk e shohim si një vend mike, por si një anëtare e familjes tonë, andaj ndihma jonë për Kosovën do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, është shprehu ambasadorja turke Ozan. Edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z.Reshat Maliqi ka falënderuar  Turqinë për kontributin e dhënë në trajnimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Ai duke përmendur trajnimet e shumta që pjesëtarët e Policisë së Kosovës i mbajnë në Turqi ka shfaqur shpresën se këto trajnime do të vazhdojnë edhe më tutje. Ndryshe më këtë rast Kryeshefi Ekzekutiv, Sheremet Ahmeti, ambasadorja turke Songul Ozan, drejtori i Përgjithshëm të PK-së, Reshat Maliqi kanë marrë pjesë edhe në ceremoninë e certifikimit të pjesëtarëve të policisë të cilët përfunduan më sukses trajnimin  “Hetimet e avancuara kundër terrorizmit”, trajnim ky i organizuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë. Gjatë këtij trajnimi kanë ligjëruar ekspertë të fushës së sigurisë nga Republika e Turqisë.
 

Qendrën e Kosovës për Siguri Publike e viziton nesër Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë

Vushtrri, 24 shkurt ’11 - Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri (QKSPEZH), do ta vizitojë nesër ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, znj. Songul Ozan e shoqëruar nga sekretari i Dytë i kësaj Ambasade, z. Emre Ozkan, si dhe zyrtarë të Misionit të OSBE-së në Kosovë.

 Delegacioni turk do të takohet me kryeshefin Ekzekutiv të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, z. Sheremet Ahmeti, ndërsa nga ora 10:30, ky delegacion do të merr pjesë edhe në ceremoninë e diplomimit të pjesëmarrësve në trajnimin \"Hetimet e avancuara kundër terrorizmit\". Ceremonia organizohet në ambientet e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri.
 

Ambasadori i OSBE-së në Vjenë, Ian Cliff vizitoi QKSPEZH-in

Vushtrri, 07 shkurt 2011 – Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), z. Sheremet Ahmeti,  priti sot në takim ambasadorin e Delegacionit të Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Vjenë z. Ian Cliff. Qëllimi i vizitës ishte njohja më për se afërmi e konceptit dhe trajnimeve që zhvillohen në QKSPEZH. Duke cilësuar këtë vizitë si mjaft të rëndësishme, z. Ahmeti ka falënderuar OSBE-në për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që po i bën Qendrës për Siguri Publike. Kryeshefi Ekzekutiv z Ahmeti gjatë takimit me z. Cliff kanë diskutuar për planet afatgjate të programeve të edukimit dhe zhvillimit të zyrtarëve të sigurisë publike. Gjatë takimit z.Ahmeti e njoftoi ambasadorin me të gjitha të arriturat e Qendrës, konceptin, vizionin dhe trajnimet të cilat mbahen në Qendër nga të gjitha agjencionet si Policia e Kosovës, Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave, Shërbimi Korrektues dhe Dogana e Kosovës.
Duke folur për objektivat e QKSPEZH-it, z. Ahmeti tha se Qendra ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me OSBE-në. Po ashtu kryeshefi e ka njoftoi ambasadorin Cliff edhe për procesin e certifikimit dhe akreditimit të Qendrës, si dhe për projektet kapitale që QKSPEZH mëton të realizojë në ardhmen. 

Ndërsa ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar  të OSBE në Vjenë, Ian Cliff ka shprehur kënaqësinë për vizitën e tij në  QKSPEZH. Ai gjatë kësaj vizite u interesuar për gjitha aktivitet që zhvillohen në Qendrën. Ambasadori Cliff ka premtuar që OSBE do ta përkrah edhe në të ardhmen  QKSPEZH-in . 

Në QSKPEZH brenda vitit 2010 janë trajnuar mbi 5.563 pjesëtarë të sigurisë publike

Vushtrri, 21 janar 2011 - Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), i cili është institucioni më i lartë për trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike, gjatë vitit 2010 janë kryer shumë trajnime dhe shumë vizita. Vetëm brenda vitit 2010 janë trajnuar mbi 5.563 pjesëtarë të sigurisë publike. Janë mbajtur 310 trajnime nga katër agjencionet e sigurisë publike si Policia e Kosovës (PK), Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave (AME), Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) si dhe Dogana e Kosovës (DK).
Gjatë vitit që lamë pas, Qendra  ka ofruar trajnime me kualitet të lartë profesional me standarde ndërkombëtare si në trajnimet bazike të specializuara, avancuara dhe atë të lidershipit  për gjitha agjencionet e sigurisë publike në Kosovë. Kontribut të veçantë në realizimin e këtyre trajnime dhe ngritjen e kapaciteteve të qendrës  kanë dhënë edhe dy partnerët kryesorë si Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian(OSBE) dhe ICITAP. Përveç pjesëmarrësve nga Kosova, në Qendër janë trajnuar edhe pjesëtarë të sigurisë nga shtete fqinje si nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i zi.  Përpos trajnimeve, të cilat janë mbajtur për pjesëtarët e sigurisë publike, në QKSPEZH janë zhvilluar edhe shumë aktivitete tjera siç janë Miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara, garat ndërkombëtare të ping-pongut, trajnimi i vëzhguesve dhe komisionarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor,etj.
Si rezultat i resurseve dhe mjedisit të saj, QKSPEZH është bërë vendqëndrim primar i trajnimit për një fushë të gjerë të sigurisë publike dhe një degë e zbatimit të trajnimit.
Qendra e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim  si agjencion ekzekutiv i Ministrisë së Punëve të Brendshme është institucion që ofron mbështetje teknike, administrative dhe edukative për të gjitha agjencionet e sigurisë publike.
Vizioni i qendrës është që edhe në të ardhmen të përgatisë dhe të aftësojë punonjës të mbajtjes së rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Studentet nga BE-ja vizituan Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim

Vushtrri,24 janar 2011 -Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim sot e vizituan studentet nga Programi Master për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizim “EMA”. Kjo vizitë nga studentet e programit” EMA” është realizuar në bashkëpunim me OSBE-në. Studentet pjesëmarrës të këtij programi  ishin nga  shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian.
Studentet u pritën nga  drejtor i Drejtorisë për Përkrahje Programore, z. Ali Bajgora nga përfaqësues të OSBE-së si dhe nga stafi menagjues i Qendrës.
Z. Bajgora fillimisht i përshëndeti të pranishmit si dhe ju uroi mirëseardhje në Qendër. Gjatë takimit studentët  i informoi  më për se afërmi rreth punës duke bërë një prezantim  lidhur me vizionin, misionin, fazën e tranzicionit, legjislacionit, trajnimeve dhe aktiviteteve që i zhvillon Qendra.
Qëllimi i kësaj vizite nga studentet ishte njohja më për se afërmi rreth  fushës së sigurisë në Kosovë, si dhe koncepti i trajnimit në fusha të ndryshme lidhur me Agjencionet e Sigurisë Publike, si e Policisë së Kosovës, Doganave, Shërbimit Korrektues si dhe Axhencioni i Emergjencave.
Studentet nga Programi EMA, u ndan të kënaqur me vizitën bërë Qendrës dhe vlerësuan se “Qendra  luan një rol shumë të rëndësishëm në përgatitjen e pjesëtarëve për ruajtjen e sigurisë  jo vetëm për shtetin tuaj por edhe me gjerë”.

OSBE- ja dhuron donacion Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim

Vushtrri, 17 dhjetor ’10 - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ( OSBE), sot dhuroi donacion  Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.Ky donacion përmbante një veturë Volkswagen golf gjashtë e cila  do tu shërbejë pjesëtarëve të sigurisë publike në aftësimin e tyre për vozitje në kushte të vështira atmosferike.

Të pranishëm në ceremoni ishin Ambasadori i OSBE-së në Kosovë Werner Almhofer. Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës z.Sheremet Ahmeti, drejtori i Departamentit për Siguri pranë OSBE-së z. Carsten Tweinmayer si dhe përfaqësuese tjerë të agjencioneve të sigurisë publike. Ambasadori Almhofer falënderoi Qendrën dhe agjencionet  e sigurisë për gatishmërinë që kanë treguar në bashkëpunim të vazhdueshëm. Ai tha se përmes trajnimeve dhe punës së përbashkët, realizohet përpjekja jonë që të gjithë së bashku të ofrojmë një siguri sa më të madhe për të gjithë qytetarët e Kosovës.“Ky nuk është fundi i donacioneve  nga OSBE-ja dhe mbështetja jonë nuk do të mungoj as në të ardhmen”,  tha ambasadori Almhofer.Ndërkaq Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës për Siguri Publike falënderoi misionin e OSBE-së në Kosovë për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë në ngritjen e kapaciteteve që nga themelimi i Qendrës e deri më tani. “Nuk ka munguar asnjëherë mbështetja e OSBE-së për Qendrën e Sigurisë Publike duke dhënë donacione të shumta për ngritjen sa më profesionale të sektorit të sigurisë” tha z. Ahmeti.
Qëllimi ynë  është që kjo “Qendër të marrë karakter regjional në Evropën Jug-Lindore për studime në fushën e sigurisë publike, pasi Qendra i plotëson të gjitha kushtet, gjithashtu kemi pasur edhe shumë pjesëtarë të agjencive të sigurisë publike nga vendet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi të cilët janë trajnuar në këtë Qendër” tha z. Ahmeti. Në fund të kësaj ceremonie Ambasadori i OSBE-së në Kosovë z, Almhofer ju dorëzoi Kryeshefit të Qendrës çelësat  e veturës.

Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike përfundoi Turneu Ballkanik i Veteranëve në Ping-Pong

Vushtrri, 28 Nëntor ’10 -   Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim përfundoi Turneu Ballkanik i Veteranëve në Ping-Pong, i oraganizuar nga shoqata e veteranëve të klubit të Ping-Pongut  Hasan Prishtina.
Pjesmarrës në kët turne ishin veteran nga 10 vende të rajonit.Ne fund të këtij turneu pjesmarrësve ju shprendan medale, mirnojohje  dhe qetifikata.

Në QKSPEZH u mbajt Turneu ndërkombëtar i pingpongut

Vushtrri, 27 nëntor 2010 – Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH)  klubi i pingpongut “Hasan Prishtina” të shtunën ka mbajtur turneun e dytë ndërkombëtar “Vushtrria 2010\\\".  Këtë turne përveç federatave dhe shoqatave të  pingpongut në Kosovë e kanë mbështetur edhe Ministria e Punëve të Brendshme (MBP) si dhe Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim duke u ofruar kushtet që turneu të zhvillohet në mënyrën me të mirë të mundshme. Klubi i pingpongut “Hasan Prishtina” në bashkëpunim me Federatën e pingpongut të Kosovës, Shoqatën e Veteranëve të pingpongut dhe drejtoratin për Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë për herë dytë ka organizuar turneun ndërkombëtar “Vushtrria 2010”. Në këtë turne kanë marrë pjesë veteranë të pingpongut nga Kosova, Bosnja, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria si dhe nga Turqia. Turneu i pingpongut i cili u mbajt në QKSPEZH është zhvilluar në grup mosha nga 40 deri ne 49 vjeç, 50- 59, 60 -65, 65 -70  vjeç. Ndryshe nga turneu i kaluar sivjet ky turne është pasuruar edhe me pjesëmarrjen e seniorve të ri të pingpongut.  Ky turne është tradicional dhe mbahet çdo dy vjet.